About

Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Selami Hallaçi” është një ndër pesë shkollat e qytetit e cila u themelua në vitin 1973.

Tags : #ElementarySchool

Location :
Dardania I Rr. 15 Qershori 99, 60000 Gjilan

45 Reviews

  • Anynomous
    31 July 2019

    Ndryshimet kanë filluar. Ne kemi një botë plot ëndrra kjo botë i përket nxënësve.

  • Anynomous
    10 July 2019

    Pershendetje!

    Në vijim po ua përcjelli listat e nxënësve të cilët do ti nënshtrohen testit plotësuese për shkak se kanë numrin e njëjte të pikëve në disa lendë. Ju lutem njoftoni nxënësit të cilët janë në listë, që testi plotësues do të realizohet nesër në ora 12 në lokalet e shkollës "Thimi Mitko" Gjilan.

  • Anynomous
    10 July 2019

    Në Garën Nacionale të Diturisë në nivel Komunalë, nxënësit e shkollës sonë të cilët morën pjesë në këto gara, 15 prej tyre do të përfaqësojnë Komunën tonë në garat e diturisë në nivel Republikan, nëse arrin ta kalojnë testin plotësues për arsye se kanë pikë të barabarta me nxënës të shkollave tjera. Urime nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve për suksesin e arritur. Tradita vazhdon

  • Anynomous
    28 June 2019

    Edhe një sukses i rradhës për shkollën tonë: Në garat nacionale të kreativitetit kulturor i kemi këto rezultate: 1. Andi Agushi vendi i parë në art pamor 2. Noa Hoxha vendi i parë në këndim 3. Eris Ismajli vendi i tretë në art pamor dhe... 4. Earta Gjinolli vendi i trete në këndim

    Urime nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve për suksesin e arritur.

    Tradita vazhdon

    See More

  • Anynomous
    21 June 2019

    Vizitë e drejtorit të DKA-së Z. Nazim Gagica me drejtoreshën e DKA-së së Prishtinës, dhe drejtor dhe mësimdhënës të disa shkollave. Tema e diskutimit: Pilot projekti “Më shumë mësues për klasat III,IV dhe V"

  • Anynomous
    21 June 2019

    Fituesit e turnirit tradicional në futboll, organizuar për Ditën e Çlirimit të Gjilanit

  • Anynomous
    14 June 2019

    Mirënjohje për nxënës dhe shkollën nga Kryetari i Komunës z.Lutfi Haziri për suksesin e arritur në: Garat e Diturisë Programi Nacional për Rininë. Urime nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve për suksesin e arritur.

  • Anynomous
    11 June 2019

    Festa e Abetares 2019 Gëzuar!

  • Anynomous
    11 June 2019

    Krenohemi me suksesin e nxënësve dhe punën e mësimdhënësve. Tradita vazhdon.

  • Anynomous
    10 June 2019

    Aktivitete në sallën e edukatës fizike, nën përcjellje të mësimdhënësit të palodhur Afrim Mehmetit, të cilin e falenderojmë shumë ne grupi Lulet!

  • Anynomous
    08 June 2019

    Semimatura 2019-Parajsa

  • Anynomous
    07 June 2019

    Aktivitete të organizuara nga Federata e Futbollit të Kosovës për fëmijët me nevoja të veçanta.

  • Anynomous
    07 June 2019

    Sot në shkollën tonë u mbajt testi për shkallë I-III. Suksese nxënësve!

  • Anynomous
    05 June 2019

    Regjistri i nxënësve fitues nga Garat e Diturisë në nivel të shkollës të cilët do të marrin pjesë në Garat e Diturisë në nivel të komunës. Krenohemi me suksesin e nxënësve dhe punën e mësimdhënësve.

  • Anynomous
    01 June 2019

    Sot, në shkollën tonë u mbajt testi i arritshmërisë nën monitorimin e administratorëve. Procesin e kanë parë nga afër kryetari i Komunës së Gjlanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazim Gagica. Suksese të dashur nxënës!

  • Anynomous
    15 February 2019

    Orë letërare kushtuar #11 Vjetori të Pavarësisë së Kosovës 🇽🇰

  • Anynomous
    14 February 2019

    Debat me nxënëset e klasëve të IX të SHFMU "Selami Hallaçi" Tema : Adoleshenca dhe sfidat e saj Mesazhi : ”Unë nuk mund të ndryshojë botën por unë mund të hedh një gurë dhe të krijojë valëzime “. Pedagoge: Drita Kallaba

  • Anynomous
    28 January 2019

    Sot, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari me bashkëpunëtorë vizitoi grevistët e shkollës sonë.

  • Anynomous
    18 January 2019

    Drejtori i Arsimit zoti Nazim Gagica me bashkëpuntor në SHFMU "Selami Hallaçi". Vizitë bashkëpunuese dhe konsultative në raport me grevën e mësimdhenësve të SHFMU "Selami Hallaçi".

  • Anynomous
    10 January 2019

    Një vizitë pune e anëtares së komisionit për arsim në kuvendin e Kosovës znj. Arbërie Nagavci.

  • Anynomous
    30 December 2018

    Gëzuar Viti Ri Ne u japim fëmijëve një jetë, dhe ata na japin kuptimin e jetës!

  • Anynomous
    29 December 2018

    Sot, mbajtëm mbledhjet e këshillave të klasave VI-IX dhe I-V Përfunduam periudhën e parë dhe sipas raportit, suksesi është shumë i mirë në nivel shkolle.

  • Anynomous
    28 December 2018

    Me iniciativën e ORSh-së dhe me përkrahje të drejtorisë së shkollës, dje dhe sot u shpërndanë dhurata në qendrën për qëndrim ditore të fëmijëve me nevoja të veçanta "PEMA"dhe fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollën tonë, gjithashtu dhuratat ju dhanë nxënësve që janë përzgjedhur në bazë të lotarie me numër në ditar. Falënderojmë nxënësit vullnetare për humanizmin e treguar ndaj bashkëmoshatareve të vet, jeni shembull për tu ndjekur!

  • Anynomous
    28 December 2018

    Me iniciativën e ORSh-së dhe me përkrahje të drejtorisë së shkollës, dje dhe sot u shpërndanë dhurata në qendrën për qëndrim ditore të fëmijëve me nevoja të veçanta "PEMA"dhe fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollën tonë, gjithashtu dhuratat ju dhanë nxënësve që janë përzgjedhur në bazë të lotarie me numër në ditar. Falënderojmë nxënësit vullnetare për humanizmin e treguar ndaj bashkëmoshatareve të vet, jeni shembull për tu ndjekur!

  • Anynomous
    28 December 2018

    Aktivitet me rastin e përfundimit të gjysëmvjetorit të parë. Lënda: Gjuhë Angleze Klasat e katërta Kënga: Drenushat vrapojnë Mësuesja: Fatime Syla

  • Anynomous
    28 December 2018

    Aktivitet me rastin e përfundimit të gjysëmvjetorit të parë. Lënda: Gjuhë Angleze Klasat e katërta Kënga: All i Want Mësuesja: Fatime Syla

  • Anynomous
    26 December 2018

    Shkolla jonē ndihmon OJQ “Pema” me 128 Euro, grumbulluar nga nxënësit e klasëve I-V. Motoja ”Pak nga ne shumë për ata”

  • Anynomous
    25 December 2018

    Një falënderim i posaçëm për Organizatën Save the Children dhe “Syri Vizion” për investimin e radhës në shkollën tonë. U kompletua një klasë me mjete të nevojshme për fëmijët me nevoja të veçanta. Edhe Ata meritojnë përkujdesje...!

  • Anynomous
    20 December 2018

    Vazhdon mbështetja e GIZ-it Gjerman për shkollën tonë. Sot, na vizituan përfaqësues të GIZ-it nga Prishtina të cilët dorëzuan pajisje për shkollën tonë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në sektorin e arsimit. Drejtoria e shkollës, shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për ndihmën e ofruar nga GIZ-i!!

  • Anynomous
    18 December 2018

    ShFMU “Selami Hallaçi”, 18 dhjetor 2018 - Pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës kanë mbajtur ligjëratë në shkollat tonë, për vetëdijesimin e nxënësve nga rreziku i përdorimit të mjeteve piroteknike. Ligjëroi: Rreshter, Valon Abdyli, Nita Vula dhe Tetare, Liridona Muasaj. Drejtoria e shkollës, shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për ekipin e instruktorëve dhe ligjëruesve të FSK-së.

  • Anynomous
    15 December 2018

    Takim i këshillit të prindërve me menaxhmentin e shkollës "S.Hallaçi". Të gjithë së bashku për arsim më cilësorë dhe edukim të mirëfillt të fëmijëve tanë.

  • Anynomous
    06 July 2018

    Lutfi Haziri i dorëzon detyrën e kryetarit Rega Aliut për 24 orë

    Gjilan, 6 korrik 2018 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dorëzuar sot pozitën Rega Aliut, e cila do ta ushtrojë këtë detyrë për 24 orë së bashku me stafin e zgjedhur të saj, Olti Suliqi, kryesues i Kuvendit te Komunës, Ledi Sylejmani, nënkryetar, Kanina Mehmeti zëvendëskryesuese dhe Rona Aliu, shefe e kabinetit, si simbolikë e respektimit të të drejtave të fëmijëve.

    “Është traditë e punës në... zyrën ku unë kam ushtruar detyrën. Për sot është zgjedhur Rega që ta ushtroj detyrën e kryetares se Gjilanit. Uroj që sot të keni një ditë të lehtë të punës, por jashtëzakonisht të ngjeshur me aktivitete. Mësimi, përkushtimi për punë dhe familje është obligim për të gjithë ata që duan të jenë të suksesshëm edhe në jetë. Një ditë me të vërtet dikush nga ju mund të jetë kryetar i Gjilanit, dikush mjek e të tjerët edhe në profesione të ndryshme. Kudo që të jeni tregojeni veten me përkushtim, me mature dhe punë të vazhdueshme”, tha kryetari Haziri në ceremoninë dorëzimit të detyrës së kryetarit.

    “Besoj që kjo simbolikë e ushtrimit të detyrës, i përgatitë qytetarët tanë për sensibilizimin e të drejtave të fëmijëve për shkollë, për jetë të barabartë dhe përfaqësim sa më dinjitoz. Fëmijët janë gjithçka për ne, mbi të gjitha ne duhet të investojmë në kujdes, edukim dhe në punësimin e tyre në të ardhmen”, tha Haziri.

    Kurse, Rega Aliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për respektin dhe përkushtimin që ka për fëmijët e Gjilanit dhe hapësirën e mbështetjen që e jep për ta.

    Në kuadër të kësaj simbolike, kryetarja e Komunës për 24 orë ka nxjerrë vendim të rëndësishëm për mbështetjen të matematicientëve të Gjilanit për pjesëmarrje në olimpiadën ndërkombëtare që mbahet në Rumani.

    Ndërkohë, gjatë ditës, kryetarja dhe ekipi i saj do t’i takojë fëmijët e çerdhes në lagjen “Dardania”, do të vizitojnë Drejtorinë Komunale të Arsimit, do të mbajnë debat në ora 13:20 (tek Biblioteka e Qytetit), për të përfunduar angazhimin e ditës me mbledhjen e Kuvendit, në ora 15:00, në sallën e Kuvendit Komunal.

    See More

  • Anynomous
    04 July 2018

    Faza e parë e punimit të bustit të Selami Hallaçi

  • Anynomous
    26 June 2018

    Me rastin e përfundimit te vitit shkollor nxënësit sfidohen ne lenden e matematikës, kush është guximtarë në matematikë kl. II/1

  • Anynomous
    26 June 2018

    Takim pune në të cilin mori pjesë edhe drejtori i DKA- së, z. Nazim Gagica. Në takim u diskutua rreth projektit: "Më shumë mësimdhënës në klasat I -V." Njëzëri u pranua projekti nga mësimdhënësit e shkollës sonë. Urime suksese!

  • Anynomous
    22 June 2018

    Medalje për vendin e parë për klasën VIII/3 në turnirin e futbollit të vogël nē shkollē për klasat VI-IX

  • Anynomous
    22 June 2018

    Mirënjohje me rastin e penzionimit të rojtarit të shkollës sonë Osmon Ajeti.

  • Anynomous
    22 June 2018

    Gara brenda shkollës Lënda mësimore: Matematikë Klasat: VI/ ta dhe VIII/ta Drejtues/Përgjegjës: Besa Syla dhe Rexhep Sejdiu Vendi i parë: Klasa VI/6 ... Vendi i dytë: Klasa VI/1 Vendi i tretë: Klasa VI/3 Vendi i parë: Klasa VIII/4 Vendi i dytë: Klasa VIII/1 Vendi i tretë: Klasa VIII/5

    See More

  • Anynomous
    21 June 2018

    Earta Gjinolli, Venis Agaj dhe Noa Hoxha pjesëmarrëset në "the Voice KIDS” Suksese bukuroshëve! Do të jemi me ju gjatë gjithë garës.

  • Anynomous
    21 June 2018

    Mësuesja, Majlinda Mehmeti Idrizi Klasa: V/2 Aktivitet: Shohim gjithësinë-yjet.

  • Anynomous
    19 June 2018

    Me rastin e ditës se çlirimit të Gjilanit, Kryetari i Komunës z. Lutfi Haziri ndan mirënjohje për Sebahate Azizi, punëtore e dalluar për punën dhe përkushtimin në arsim për vitin 2017/18 Urime, Suksese...!

  • Anynomous
    18 June 2018

    Mësuesja: Vaxhide Gagica dhe Ganimete Haziri Klasa: IV/6 Vizitë muzeut të qytetit....aktivitete me nxënës

  • Anynomous
    12 June 2018

    Më datën, 07.06.2018 nxënësit e klasës V/ 6 me mësimdhënësen Ismete Isufi Sadiku ishin pjesëmarrës në projektit Demost-ti, edukimi qytetar nëpërmjetë metodave edukative joformale. Nxënësit gjatë punës njëditore në punëtori realizuan revistën “Ruajmë shëndetin tonë” implementuar nga organizata TOKA.

  • Anynomous
    08 June 2018

    Orë letrare kushtuar 15 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Gjilanit.

  • Anynomous
    07 June 2018

    Mësuesja: Shqipe Rrahmani Klasa: III/4 Për jetë të shëndetshme, ne hamë fruta dhe perime. Ushqehuni edhe ju si ne!