About

Libraria Artini - Toena eshte themeluar ne 1 tetorin e vitit 1997.
Adresa-Rr. Eqrem Cabej.
Tel: 038/223/196, 044/664/627, 049/664/627

Tags : #Bookstore

Location :
Rr.Eqrem Cabej ne ndertesen e Institutit Albanologjik, 10000 Pristina
Contacts :

Opening Hours

  • Monday 09:00 - 19:00
  • Tuesday 09:00 - 19:00
  • Wednesday 09:00 - 19:00
  • Thursday 09:00 - 19:00
  • Friday 09:00 - 19:00
  • Saturday 09:00 - 16:00
  • Sunday -

60 Reviews

  • Anynomous
    22 December 2019

    Këtë javë po i dhurojmë 10 libra nga Russell H. Conwell - Hektarë diamantësh për lexuesit tanë.

    Për të qenë njëri ndër fituesit ju duhet të ndiqni këta hapa:

    ...

    1. Tag 3 shokë/shoqe 2. Pëlqe foton 3. Pëlqe faqen

    Fituesit përzgjidhen më 30 Dhjetor.

    See More

    report this review
  • Anynomous
    20 December 2019

    Hakif Bajrami - Programe për luftimin e kaçakëve dhe shfarosjen e shqiptarëve (1924-1940)

    report this review
  • Anynomous
    18 December 2019

    Doli libri i ri “Metapolitika”, autor Gjon Keka

    "Qëllimi që po e ofroj këtë vepër e që besoj se do të jetë me interes te ne është nevoja për ta ringjallur Metapolitikën si fushë, si koncept te katedrat tona të universiteteve dhe te studiuesit që duan të merren me të. Nëse më duhej të shkoja më tej, mund të kisha zgjedhur një titull tjetër. Por, në fakt, shtysa për ta risjellë Metapolitikën që e shpikën filozofët gjermanë ka qëllim që kjo lëmë, ky koncept, në të ardhmen të bëh...et te ne temë e trajtimeve dhe e fushës, sepse shkenca politike ka vërtet nevojë për një gjë të tillë. Libri …mendoj se e plotëson kornizën që më dukej e përshtatshme për të veçuar dhe ndriçuar çështjet politike, shtetërore, ligjore në kuptimin metapolitik. Ky libër mund t’I shërbejë studentëve dhe ligjëruesve në fushën e Shkencave politike dhe Filozofisë" (Gjon Keka)

    See More

    report this review
  • Anynomous
    13 December 2019

    Sete librash për të vegjlit tuaj!

    I gjeni me -20% ulje (vlen edhe për porositë online)

    I dashur fëmijë,

    ...

    Të ushqesh dashuri për librin është mënyra më e mirë për ta bërë botën tënde më të bukur. Madje, librat janë një mënyrë e lirë për t’u argëtuar, por edhe një kënaqësi që zgjat shumë. Librat do të ta hapin shtegun për në ishullin e thesarit ku piratët nuk mund të arrijnë kurrë. Që kjo festë të jetë sa më e bukur për ty kemi zgjedhur librat tonë më të vecantë për t’i vënë tek bredhi yt.

    Lexim të këndshëm!

    See More

    report this review
  • Anynomous
    12 December 2019

    Sete librash për më të dashurit tuaj!

    I gjeni me -20% ulje (vlen edhe për porositë online)

    report this review
  • Anynomous
    10 December 2019

    Sete librash për më të dashurit tuaj!

    I gjeni me -20% ulje (vlen edhe për porositë online)

    report this review
  • Anynomous
    19 November 2019

    Tituj të rinj 📚 📖

    report this review
  • Anynomous
    19 November 2019

    Tituj të rinj 📚 📖

    report this review
  • Anynomous
    18 November 2019

    10 fituesit e nga një libri në gjuhë angleze të përzgjedhur përmes commentpicker.com janë:

    1) Blerona Karavidaj 2) Fjolla Bekteshi 3) Dafina Selmanaj... 4) Enisa Jashari 5) Edona Salihu 6) Feride Idrizi 7) Lulzim Mazreku 8) Besnik Shabiu 9) Loreta Shabani Bajraktari 10) Jeton Popova

    See More

    report this review
  • Anynomous
    07 November 2019

    Gjenço Naçi - Me Mbretin Zog, në mërgim

    Botohen për të parën herë kujtimet e sekretarit të Mbretit Zog, Gjenço Naçit

    "Gjenço Demetre Naçi na sjell një rrëfim të rrallë për Mbretin Zog në mërgim. Është i rrallë sepse është autentik dhe vjen nga një njeri që i ka përjetuar ngjarjet vetë, i pandikuar nga persona të dytë ose të tretë. Kujtimet gjithnjë kanë një dozë subjektivizmi, por libri i Gjenço Naçit përmban një vlerë të shtuar që nuk e kanë të tjerët: Autori i gjykon ngjarj...et nga pozitat e një kritiku dhe nuk rrëzohet në humnerat e lavdeve. Ai është i besueshëm, flet lirshëm dhe qorton aty ku duhet."

    Ilir Ikonomi

    Libri del në shitje në panairin e librit “Tirana 2019” prej 13-16 Nëntor

    See More

    report this review
  • Anynomous
    07 November 2019

    Këtë javë po i dhurojmë falas këto 10 libra në gjuhën angleze.

    Për të qenë njëri ndër fituesit e një libri duhet ta pëlqeni faqen tonë dhe të bëni tag në koment së paku 1 shok/shoqe.

    Përzgjedhja e fituesve bëhet në mënyrë automatike me 16 Nëntor.

    report this review
  • Anynomous
    05 November 2019

    Denis Gafuri - Suksesi në shitje

    Ky është një libër që rrëfen më së miri historinë e një shitësi modern dhe të suksesshëm. Ky libër i shitjes përmban disa nga hulumtimet dhe pasqyrat më të mira në ndërtimin, menaxhimin dhe udhëheqjen e një ekipi të suksesshëm të shitjeve. Por gjithashtu mbulon mënyra për të jetuar një jetë më të mirë, të jini më të lumtur dhe luftoni stresin e pashmangshëm që vjen nga puna në shitje.

    ...

    Çmimi i librit: 7.00€

    See More

    report this review
  • Anynomous
    02 November 2019

    Halim Emërllahu - Dimensioni sociologjik i ndërtimit të shtetit të Kosovës

    report this review
  • Anynomous
    01 November 2019

    Eqrem M. Zenelaj - Lufta e Trojës (Sipas Diktit të Kretës dhe Darit të Frigjisë)

    report this review
  • Anynomous
    30 October 2019

    Sadik Mehmeti, Hysen Matoshi - Të burgosurit politikë shqiptarë në Jugosllavi (1989)

    Sipas dokumenteve sekrete të Ministrisë Federative të Drejtësisë dhe të Administratës

    report this review
  • Anynomous
    29 October 2019

    Vjen në shqip romani “Gjuetia e ethshme e deles” nga Haruki Murakami

    -Një i sapodivorcuar, i cili drejton një kompani të vetën reklamash, ka hyrë në rutinën e një jete të zbrazur, si një tren që shkon në askund. Por kur takon një vajzë me veshë të çuditshëm, të tillë, që sapo i zbulon, të ndjellin joshje tejet sensuale, vendos t’i jepet ndjenjës së re pasionante. Një ditë ata shohin në foto një dele të çuditshme, ndaj nisen në një udhëtim drej vendit ku është bërë fotoja. Rru...gës do të takojnë një mik që u fshihet, një politikan të së djathtës ekstreme, një profesor të çmendur pas deleve, madje edhe një maniak depresiv i veshur vetë si dele. A është kjo një histori gjurmimi, një rrëfenjë plot pasion dashurie, apo thjesht një përzierje zhanresh e me personazhe absurdë? Murakami sërish, si pakkush, sjell një histori magjike me nota të forta surrealiste dhe lirike.

    See More

    report this review
  • Anynomous
    26 June 2019

    I gjeni në librarinë tonë!

    report this review
  • Anynomous
    20 June 2019

    Libri Magjia e ligjërimit i autorit Miftar Kurti është një intervistë e gjatë me Prof. dr. Agim Vincën. Të pyesësh është shpeshherë më vështirë se të përgjigjesh, sepse duhet të kesh njohuri për atë që pyet. Kurti i ka ngritur në art pyetjet e tij. Artin e vet brilant Agim Vinca e ka kultivuar kryesisht në kushte robërie. I lindur në Veleshtë të Strugës dhe i zhvendosur në Prishtinë, ai vuante njësoj, herë “çizmen serbe” dhe herë “opingën maqedonase”. Sikur edhe shkrimtarë t...ë tjerë të mëdhenj, Agim Vinca ka dëshmuar se talenti përveç në paqe e qetësi, mund të zhvillohet edhe në kohë të rënda robërie. Leximi i këtij libri-intervistë të autorit Miftar Kurti është i lehtë, por hartimi i tij ka qenë i vështirë. Me të mbaruar leximin, intervista na duket tepër e shkurtër, sepse na bën të mendojmë se e kemi parë vetëm ajsbergun, historinë e patreguar në tërësinë e saj. ​Mehmet Hajrizi

    Sado që në kohë të fundit, si pasojë e sëmundjes, nuk po i besoj shumë kujtesës sime, megjithatë e di që kam thënë diku, bukur moti, se Agim Vinca është intelektuali më i kompletuar i ditëve tona dhe se për këtë kam argumente bindëse, të cilat, me kalimin e kohës, vetëm sa janë shtuar, andaj u gëzova shumë kur mora vesh se miku im i dashur, Miftar Kurti, e kishte përfunduar intervistën e tij të gjatë me profesorin e nderuar, për të cilën qysh moti kam qenë në dijeni se po e realizonte dhe mendonte ta botonte si libër. Një libër i tillë u duhet bibliotekave tona për shumë arsye. Unë po jap vetëm një dhe ju betohem në gjithçka që dua në këtë jetë se nuk po ju gënjej. Derisa po e lexoja dorëshkrimin, në dhomën time të punës kishte hyrë mbesa ime 3 vjeçe, Yllka. Aq shumë isha thelluar në lexim sa që, kur e vërejta, thirra në kupë të kresë: Yllkaaaa! U deshën disa sekonda që ta merrja vesh të vërtetën: kisha harruar se po bëheshin gati dy vjet që kisha humbur zërin!

    Sabit Idrizi

    See More

    report this review
  • Anynomous
    08 June 2019

    Ju mirëpresim 🙂

    report this review
  • Anynomous
    07 June 2019

    Na vizitoni në stendën e botimeve Toena 🙂

    report this review
  • Anynomous
    05 June 2019

    Sapo doli në shitje kompleti prej dhjetë veprash Daut Demakut

    1) Daut Demaku - Magjia e urtisë 2) Daut Demaku - Shenjat para kthesave 3) Daut Demaku - Tregimet shqiptare dhe mendimi pozitiv... 4) Daut Demaku - Thuaj jetës mirëmëngjes 5) Daut Demaku - Aforizma 6) Daut Demaku - Mendimi dhe suksesi 7) Daut Demaku - Vendlindja 8)Daut Demaku - Gjithnjë thuaj të dua 9) Daut Demaku - A je këtu 10) Daut Demaku - Lumturia

    See More

    report this review
  • Anynomous
    03 June 2019

    Librat më të fundit nga Botimet Toena i gjeni në Panairin e 21-të të Librit nga 5-9 Qershor. Ju mirëpresim!

    report this review
  • Anynomous
    03 June 2019

    Botim i ri, e gjeni në panairin e librit!

    Bejtullah Destani - MUHAXHIRET, dosja britanike (spastrimi etnik i Toplicës, Nishit, Prokuplës, Kurshumlisë, Leskovcit, Vranjës)

    ...

    Shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve prej trojeve të tyre etnike përbëjnë një prej krerëve më tragjikë të historisë së popullit shqiptar.

    Këto shpërngulje do të marrin përmasa posaçërisht të mëdha e posaçërisht dhembjesjellëse duke filluar prej Krizës Lindore të viteve 1876-1880.

    Këto shpërngulje të dhunshme shqiptarët i provuan edhe në fund të shekullit XX kur Serbia me terror e dhunë shpërnguli afër një milion shqiptarë të Kosovës.

    Historianët shqiptarë, me gjithë pengesat e mëdha që u janë vënë prej arkivave të vendeve ballkanike, janë marrë me përkushtim të madh me këto shpërngulje. Përpjekjet e tyre për ta ndriçuar sa më gjerësisht e sa më thellësisht tragjedinë e shpërnguljeve të dhunshme të shqiptarëve prej trojeve të tyre vazhdojnë edhe sot.

    Një konstribut i veçantë i këtyre përpjekjeve të historiografëve tonë është edhe libri Muhaxhirët i historianit dhe arkivistit të shquar, Bejtullah Destani, me dokumente pothuaj të pashfrytëzuara më parë mbi shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve prej vendbanimeve të tyre të cilat Serbia i quante Serbia jugore, duke dëshmuar kështu se territoret e pushtuara ushtarakisht ajo më parë i pushtonte edhe gjuhësisht. "Rexhep Qosja"

    See More

    report this review
  • Anynomous
    31 May 2019

    Sapo doli në shitje!

    Miftar Kurti - Magjia e ligjërimit (intervistë me Poetin dhe Profesorin Agim Vinca)

    report this review
  • Anynomous
    28 May 2019

    Tituj të rinj

    report this review
  • Anynomous
    24 May 2019

    Rrahman Paçarizi - Shtatë udhë

    Unë doja që ky libër, “Shtatë udhë”, ta kishte titullin “Vdekja sillej vërdallë”. Kështu doja unë, por kështu nuk donte autori, Rrahman Paçarizi, të cilit, sikur do të shihni në roman, frika nga vdekja i ka ardhur te hundët prej që ka mësuar ta dallojë gëzimin nga pikëllimi, prej që ka dëgjuar rrëfime për të vdekurit dhe për të vrarët; prej që ka parë kufoma nga vdekja e natyrshme dhe e panatyrshme dhe prej që ka dëgjuar, nga pleq dhe nga plaka,...

    Continue Reading

    report this review
  • Anynomous
    17 May 2019

    Librin e fundit nga Adem Beha “Shenime mbi shtetndertimin” mund ta gjeni në librarinë tonë!

    report this review
  • Anynomous
    14 May 2019

    Botimet e Albanian University Press mund ti gjeni në librarinë tonë!

    report this review
  • Anynomous
    01 May 2019

    Tashmë në treg edhe në gjuhën shqipe libri i Michelle Obama-s “Becoming”

    Ka ende shumë gjëra që nuk i di për Amerikën, për jetën, për atë çka e ardhmja mund të të sjellë. Por njoh mirë veten time. Im atë, Fraser-i, më pati mësuar të punoj fort, të qesh shpesh dhe ta mbaj fjalën. Ime ëmë, Marian-a, më pati mësuar si të mendoj me kokën time dhe si ta përdor zërin tim. Së bashku, në apartamentin e tejmbushur të Anës Jugore të Çikagos, më ndihmuan të zbuloja vlerat në historinë tonë, në historinë time, në historinë më të madhe të Amerikës. Edhe kur nuk është e bukur apo e përsosur. Edhe kur është më e vërtetë nga ç’do të doje të ishte. Historinë tënde e mbart me vete, do ta mbartësh gjithnjë me vete. Është diçka që duhet ta zotërosh tërësisht e të mos e harrosh kurrë.

    report this review
  • Anynomous
    27 April 2019

    Sapo doli në shitje!

    Mario Vargas Llosa - Çështja e Kosovës

    NATO-ja nuk duhet të qortohet për ndërhyrjen e saj në Jugosllavi, por për ndërhyrjen me dhjetë vjet vonesë dhe për gabimin e bërjes publike të lajmit për përjashtimin e të gjitha ndërhyrjeve ushtarake tokësore, gjë që i dha dritë jeshile diktaturës së Beogradit për ta jetësuar planin për spastrim etnik në Kosovë, një nga krimet më të tmerrshme të këtij shekulli kundër njerëzimit, i krahasueshëm për nga natyra, edhe p...se jo për nga numri, me holokaustin hebraik të kryer nga Hitleri, ose me çrrënjosjen e popujve që u ndërmor nga Stalini, në përpjekjen e tij për ta rusizuar Bashkimin Sovjetik. “Mario Vargas Llosa”

    See More

    report this review
  • Anynomous
    28 December 2018

    Libër i ri!

    Sali Bytyçi - Gjunjët (Tregime)

    report this review
  • Anynomous
    28 December 2018

    Dale Carnegie - Të panjohurat e Linkolnit

    Nxitur nga artikujt e “Morning Post”-it, nxitova në Bibliotekën e Muzeut Britnaik dhe lexova disa libra kushtuar Linkolnit. Në të vërtetë, sa më shumë lexoja, aq më shumë shtangesha nga habia. Përfundimisht, mora zjarr dhe vendosa të shkruaj vetë një libër për Linkolnin. E dija që nuk kisha shtysën, temperamentin, kualifikimin apo aftësinë e nevojshme për të prodhuar një libër me nivel në dobi të studiuesve dhe historianëve. Përveç kë...saj, ndjeva se mbase kishte ardhur koha për një tjetër libër të këtij karakteri, për shkak se libra të përsosir kishte plot në qarkullim. Megjithatë, pasi lexova vëllime të tëra për jetën e Linkolnit, e ndjeja se ishte e nevojshme një biografi e shkurtër, e cila do të tregonte faktet më interesante të karrierës së tij, shkurtimisht dhe përmbledhtazi për ata qytetarë të ditëve të sotme, të cilët janë gjithnjë të mbytur me punë dhe gjithnjë në nxitim e sipër. Ja, një libër të tillë kisha si qëllim ta shkruaja. “Dale Carnegie”

    See More

    report this review
  • Anynomous
    26 December 2018

    “ÇMIMI AIITC 2018”, NJË NGA CEREMONITË MË TË RËNDËSISHME TË VITIT, SHPALL FITUESIT NË EDICIONIN E 11 TË TIJ

    Çmimi i parë: Nehat Krasniqi - Zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime orientale prej shekullit XVIII deri në fillimet e rilindjes kombëtare

    Çmimi i dytë: Nuridin Ahmeti - Krerët fetarë në lëvizjen kombëtare shqiptare

    ...Continue Reading

    report this review
  • Anynomous
    26 December 2018

    Fituesi i çmimit “Rexhai Surroi” për letërsi 2018 👌🏻

    Librin mund ta gjeni në librarinë tonë!

    report this review
  • Anynomous
    14 December 2018

    Shqipe Canolli - Aria

    “Aria” është një libër për fëmijë me pesë tregime të gjata. Secili tregim shpalos një botë magjike që vjen te lexuesit e vegjël si një rrëfim fantastik i mbushur me plot fantazi, imagjinatë, aventura, të bëma dhe mistere të ndryshme. Ky libër është botuar nga shtëpia botuese CUNEUS. Tregimi “Aria” është një rrëfim i bukur që flet për kureshtjen e një vajze të vogël për misterin e lugës së argjendtë që lidhet me historinë e perandoreshës Aria, e cila kish...te jetuar para shumë e shumë kohësh në trojet dardane. “Pilivesa” është një rrëfim fantastik mbi dashurinë e dragoit për pilivesën e vogël. Aventura e pilivesës fillon kur miqësohet me bletën mbretëreshë dhe vendos t’i ndihmoj asaj të shkojë në shpellën e dragoit. Posa e sheh pilivesën, dragoit i thyhet zemra dhe mundohet ta bëj për vete, por pastaj ndodhë një çudi tjetër… “Liqeni i andrrës” është një tregim për Artin, një djalosh gazmor që tregon histori të ndryshme për Vendin e Andrrave. Por askush nuk i beson. “E si mund ta takosh Babadimrin e Vërtetë?!” “A ekziston përnjëmend një Vend i Andrrave?!” Të gjitha përgjigjet Arti i gjen pas një ëndrre… “Mbretëria e Kuajve të Detit” është një tregim fantastik për misterin dhe magjinë e një libri të çuditshëm me kapakë luspash. Tre heronj të vegjël e gjejnë librin me kapakë luspash në zgavrën e një lisi të moçëm dhe papritmas nga libri shfaqet një delfin bishtkaltër, i cili me magji i shpie drejt e në botën nënujore dhe pastaj fillon aventura e vërtetë. Misioni i tyre: të shpëtojnë Mbretërinë e Kuajve të Detit nga peshkaqeni kokëçekiç. Tregimi i fundit “Joni” është një përrallë që tregon historinë e jetës së një djaloshi shtatshkurtër që rritet në Pylllin e Breshkave dhe deri vonë nuk e di se kush janë prindërit e vërtetë. Drama e vërtetë fillon kur Joni niset në kërkim të prindërve të tij.

    See More

    report this review
  • Anynomous
    06 December 2018

    Gjon Berisha - Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në fondet e Arkivit Shtetëror të Dubrovnikut: dokumente

    Instituti i Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë në kuadër të aktiviteteve kushtuar Vitit Jubilar të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, botoi vëllimin me dokumente “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në fondet e Arkivit Shtetëror të Dubrovnikut: dokumente”, hulumtuar dhe përgatitur për botim nga Prof.asoc.dr. Gjon Berisha. Botimi i këtyre dokumenteve është një përfund...

    Continue Reading

    report this review
  • Anynomous
    06 December 2018

    Libër i ri!

    Arton Musliu - Shteti

    ...

    “Formimi i shteteve ne te drejten nderkombetare: shtetesia faktike dhe juridike- evolucioni historik"

    Ky liber flet per shtetin si kategori supreme dhe organizim triumfalist juridik dhe politik, por edhe si konstruksion filozofik e sociologjik ne bote.

    Libri paraqet ne menyre kronologjike, kreative, inovative, objektive dhe te argumentuar historikun e formimit te rudimenteve parashteterore, sajimin e shtetit modern ashtu siç e njohim sot, kriteret qe nje entitet duhet t'i plotesoj per t'u bere shtet, evoluimin e ketyre kritereve, ashtu si dhe ndikimin e konceptit dhe parimit te sovranitetit dhe integritetit territorial, njohjeve, stabilitetit nderkombetar dhe ekuilibrit te forces, impaktin e dekolonizimit dhe vetevendosjes ekskluzive, vetevendosjes liberale, secesionit, normave jus cogens dhe erga omnes te se drejtes nderkombetare, teorise realiste, doktrines juridike dhe praktikes gjyqesore te GJND-se ne formimin e shteteve, rrespektivisht deshtimin e formimit te tyre.

    Libri sfidon konceptin tradicional te formimit te shteteve.

    See More

    report this review
  • Anynomous
    05 December 2018

    Sapo doli në shitje!! 📚

    Ilir Islami - Sistemi i autonomisë lokale në Kosovë ( raste krahasuese IRJM dhe Serbia )

    Qëllimi i trajtimit të kësaj teme është pikërisht fakti se Sistemi i Autonomisë Lokale qoftë si nocion apo edhe si dukuri shoqërore edhe pse është njohur qysh moti, trajtimi i saj përbën edhe sot e kësaj dite një ndër sfidat më të mëdha të teorisë dhe praktikës në shumë fusha të interesimit shkencor.... Ky botim ka të bëjë me sistemin aktual të autonomisë lokale, ku përmes tij pretendoj që të ofroj njohuri solide për mënyrën e funksionimit bashkëkohor të Autonomisë Lokale në Republikën e Kosovës. duke marr për bazë përvojat e ofruara nga hulumtimet e sistemeve të vendeve të ndryshme demokratike si dhe te vendeve rajonale të cilat kane kaluar përafërsisht një rrugë të njëjtë të tranzicionit sikurse Kosova. Si autor i këtij libri mirëpres çdo koment, vlerësim kritik dhe sygjerim me qëllim që ky botim të përmirësohet në të ardhmen. Autori

    See More

    report this review
  • Anynomous
    05 December 2018

    Duke ndodhur ne MONET Art and Books

    Promovimi i romanit “I dashuri unë” nga Arben Kastrati!

    report this review
  • Anynomous
    04 December 2018

    I gjeni në librarinë tonë!

    Skender Ahmeti - Kontabiliteti i kostos, Skender Ahmeti - Kontabiliteti i menaxhmentit

    report this review
  • Anynomous
    27 November 2018

    Te gjithë titujt e autorit Bashkim Gazidede nga fusha e matematikës i gjeni në librarinë tonë!

    report this review
  • Anynomous
    22 November 2018

    E premte 23.11.2018

    Zbritje -20% në të gjithë titujt e librave...

    Ju mirëpresim!

    report this review
  • Anynomous
    22 November 2018

    E gjeni në librarinë tonë!

    report this review
  • Anynomous
    20 November 2018

    Tituj të rinj! 📚📚📚

    report this review
  • Anynomous
    27 June 2018

    Disa propozime për lexim gjatë verës!

    report this review
  • Anynomous
    20 June 2018

    Veton Surroi - Lopa e macchiatos

    Mund ta gjeni në librarinë tonë!

    report this review
  • Anynomous
    19 June 2018

    E gjeni në librarinë tonë!

    report this review
  • Anynomous
    13 June 2018

    Të gjitha librat e Botimet Living mund t’i gjeni në librarinë tonë!

    report this review
  • Anynomous
    09 June 2018

    Falenderojmë Shoqatën e Botuesve të Kosovës që na vlerësojë me këtë çmim, njëkohësisht edhe vizitorët e stendës sonë të cilët ndër vite kanë qenë besnikë të botimeve qe ua kemi ofruar.

    Janë 20 vjet përpjekje, angazhime dhe sfida nga më të ndryshmet për të ardhur deri këtu.

    Ky çmim për ne do të jetë një motiv shtesë për të qenë edhe më të përkushtuar në punën tonë.

    report this review
  • Anynomous
    05 June 2018

    “Njeriu më i pasur i Babilonisë”,nga George S. Clason

    Ky libër synon që të zgjidhë problemet personale që lidhen me paranë, falë rishikimit të parabolave antike babilonase. Clason i rikthehet Babilonisë, ku nënvizon se janë ndërtuar themelet e sistemeve tona dhe besimet monetare. Duke studiuar së bashku me të anekdotat antike (si të ishim qytetarë të atij civilizimi) mund të vlerësojmë paranë, të mësojmë si të blejmë në mënyrë të shëndoshë, si të ndërmarrim veprime financiare të shëndosha dhe të fitojmë më shumë.

    report this review
  • Anynomous
    02 June 2018

    Libri “Skenderbeu: Manuskripti i Marlout” është një dramë e shkruar sipas parimit postmodern të dorëshkrimit, pra si gjetje e një drame elizabetiane të shekullit 16 e cila konsiderohet dramë e humbur.

    Ag Apolloni për shkrimin e kësaj drame ka shfrytëzuar shumë materiale historike, letrare, kinematografike dhe teatrore, për të krijuar një realitet të besueshëm të kohës skenderbegiane. Këtu heroi paraqitet mes mitit dhe realitetit, si një figurë sa e madhe, aq edhe njerëzore.

    Drama ka 287 faqe dhe është botuar nga Shtëpia Botuese OM, dega e Tiranës.

    report this review
  • Anynomous
    27 April 2018

    Bertrand Russell - Pushtimi i lumturisë

    Ky libër nuk u është kushtuar të arsimuarve, ose atyre që problemin praktik e shohin thjesht si diçka për të cilin do të bisedohej. Në faqet vijuese nuk do të gjendet filozofi e thellë ose erudicion i gjerë. Unë synova vetëm t’i përmblidhja së bashku disa vërejtje që janë të frymëzuara nga ajo që unë shpresoj se është gjykim i shëndoshë. E gjithë ajo që i pohoj për recetat e ofruara lexuesit është se ato janë të atilla që janë vërtetua...r nga përvoja dhe vrojtimi im personal dhe se ato e kanë shtuar lumturinë time sa herë që kam vepruar në pajtim me to. Mbi këtë bazë unë guxoj të shpresoj se disa midis kësaj morie burrash dhe grash që e provojnë palumturinë pa i provuar ato, mund ta gjejnë këtu diagnozën e situatës së tyre dhe një metodë të sugjeruar për shpëtim. Unë e kam shkruar këtë libër me besimin se shumë njerëz që janë të palumtur mund të bëhen të lumtur falë përpjekjeve të drejtuara mirë.

    See More

    report this review
  • Anynomous
    26 April 2018

    Librat mund ti gjeni në librarinë tonë!

    report this review
  • Anynomous
    25 April 2018

    Rexhep A. Kryeziu - Verën - zbulojeni, provojeni dhe shijojeni

    report this review
  • Anynomous
    19 April 2018

    Yu Dan - Konfuci nga zemra

    Mençuria e lashtësisë për botën e sotme

    report this review
  • Anynomous
    13 April 2018

    Spiro Qirko - Ekokardiografia klinike

    Ekokardiografia, ekzaminimi i zemrës me ultratinguj e njohur shpesh me termin “teknika e pamjes së të padukshmes” është duke u zhvilluar në mënyrë marramendëse dhe nuk do të jetë e largët dita, kur ultratingujt do të pasqyrojnë në ekran botën molekulare të zemrës. Në këtë mënyrë, ajo sot ka zënë vend në arenën e teknikave imazherike të domosdoshme për zgjidhjen e diagnozave ndër me të ndërlikuara të sëmundjeve të zemrës, duke qenë ndërkoh...ë pjesë përbërëse e rëndësishme në vendimmarrjen e mjekimit dhe të ecurisë së sëmundjes.

    Këtë pikësynim ka patur botimi i librit “Ekokardiografia Klinike” me drejtues botimi Prof. Spiro Qirko. Ky botim, i pari në këtë format, plotëson një nevojë të kaherëshme të një teksti bazë për formimin dhe aftësimin e kardiologeve shqiptare me këtë teknikë baskekohore, që e ka zanfillën në Shqipëri që prej vitit 1982. Dalja në dritë e tij do të shëbejë jo vetëm për kardiologët, mjekët e përgjithshëm, reanimatorët dhe specializantët e kardiologjisë brenda vendit, por edhe për ata që jetojnë në trevat shqipfolëse si Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

    Teksti përfshin thuajse të gjitha teknikat ekokardiografike me një shtrirje nga teknikat klasike në ato bashkëkohore duke pasqyruar përparësitë dhe mangësite e tyre. Librin e përshkon lajmotivi “jo ekokardiografi për ekokardiografi”, por “ekokardiografi ne funksion të klinikës”. Hartimi i tij është produkt i një bashkëpunimi autorësh shqiptarë dhe të huaj, ndër më të vlerësuarit e ekokardiografisë europiane dhe botërore, të cilët patën mirësinë të jepnin ndihmesën e tyre të vyer sidomos në shtjellimin e disa teknikve ekokardiografike të viteve të fundit.

    Libri përmban një numër të madh figurash të një cilësie të lartë, pa të cilat përmbajtja e tekstit nuk do të përthithej në shkallën e duhur. Bibliografia e pasur dhe bashkëkohore mundëson hapjen e horizonteve të reja për hulumtime të thelluara në këtë fushë.

    See More

    report this review
  • Anynomous
    13 April 2018

    Abdurrahim Maxhuni - Vëzhgime mbi leksikun dhe frazeologjinë e Vushtrrisë me rrethinë

    Punimi studimor me titull “VËZHGIME MBI LEKSIKUN DHE FRAZEOLOGJINË E VUSHTRRISË ME RRETHINË”, i Abdurrahim Maxhunit, është me interes për gjuhësinë tonë sepse sjell një korpus të rëndësishëm të leksikut dhe frazeologjisë nga një areal të studiuar mirë në rrafshin dialektologjik edhe nga gjuhëtarë të tjerë (prof. Latif Mulaku, Ragip Mulaku), porse leksiku i kësaj krahinëze tani është marrë ...në një observim më të plotë e më të detajuar, më tërësor. Areali i Vushtrrisë vërtet paraqet një zonë me interes për studime dialektologjike, leksikologjike e sociolinguistike, sikurse edhe arealet e tjera të Kosovës dhe të shqipes përgjithësisht, sepse ato nuk janë studiuar shterueshëm deri më tani. Nga ky aspekt, punimi i kandidatit është i përligjur, sepse sjell korpuse të reja leksikore dhe frazeologjike nga të krahinës që ka marrë në vështrim, që rrokin rreth 2000 njësi leksikore, me shpjegime dhe interpretime të qëndrueshme shkencore. Libri ka një materie të shtruar nëpër disa krerë, ku jepen shpalime gjuhësore historike dhe etimologjike së pari për vetë toponimin Vushtrri, të mbështetura në fakte e argumente shkencore. Autori së pari merr në vështrim etimologjinë e topikut Vushtrri, duke paraqitur disa hipoteza a etimologji popullore, e pastaj u referohet dhe disa shpjegimeve më të argumentuara shkencore, sipas të cilave ky është një emërtim i ri, rrjedhur nga një emër personal homonim, që del të përdoret si emër vetjak Vlčina, Vlčinić e Vlk edhe në areale të tjera të Kosovës. Përveç leksikut të përgjithshëm, që paraqet thelbin ose pjesën kryesore të veprës, është shtuar në një kapitull të veçantë edhe Leksiku toponimik i Vushtrrisë, sepse dihet që edhe toponimet janë gjuhë, i takojnë leksikologjisë onomastike, dhe madje leksiku toponimik paraqet pjesën më të ngulët, konservuese, dhe me shumë interes të gjuhës, sepse ruan edhe forma fonetike e morfologjike të cilat nuk ruhen te leksiku i përgjithshëm. Abdurrahim Maxhuni ka vjelë një materiali të pasur leksikor dhe atë e ka interpretuar drejt, përfshirë këtu edhe disa tekste dialektore të arealit përkatës. Punimi është hartuar me kritere shkencore, me shtjellime të drejta, dhe si i tillë i plotëson kriteret të botohet si libër më vete, që pa dyshim do të sjellë kontribute me vlerë për studimet tona gjuhësore. Prof. dr. Qemal MURATI Prof. dr. Ragip MULAKU

    See More

    report this review
  • Anynomous
    05 April 2018

    Titull i ri!

    Dr. Nehat Krasniqi - Zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime orientale prej shekullit XVIII deri në fillimet e rilindjes kombëtare

    report this review
  • Anynomous
    02 April 2018

    Sapo doli në shqip!

    Dan Brown - Origjina

    ...

    KUSHDO TË JENI,

    ÇFARËDO TË BESONI,

    GJITHÇKA ËSHTË GATI TË NDRYSHOJË.

    BILBAO, SPANJË

    ROBERT LANGDON, profesor i simbologjisë dhe i ikonologjisë në Harvard, mbërrin në muzeun ultramodern Gugenhajm të Bilbaos për të qenë i pranishëm në një njoftim madhor – paraqitjen e një zbulimi që “do të ndryshojë përgjithmonë fytyrën e shkencës”. Prezantuesi i mbrëmjes është Edmond Kirsh, një miliarder dhe futurist dyzetvjeçar, të cilin, zbulimet mahnitëse në teknologjinë e lartë dhe parashikimet e guximshme e kanë bërë një figurë të famshme globale. Kirsh, që kishte qenë një nga studentët e parë të Langdonit në Harvard para dy dhjetëvjeçarësh, po bëhet gati të shpallë një zbulim të madh të habitshëm – një zbulim që do t’u japë përgjigje dy prej pyetjeve fundamentale të ekzistencës njerëzore.

    Sa fillon veprimtaria, Langdoni dhe disa qindra të ftuar të tjerë mbeten të magjepsur nga një prezantim krejtësisht origjinal – që Langdoni e kupton se do të jetë shumë më i debatueshëm nga sa e kishte përfytyruar më parë. Por mbrëmja e organizuar përsosurisht papritmas shndërrohet në kaos, dhe zbulimi i çmuar i Kirshit rrezikon të humbasë përgjithmonë. I trullosur dhe i ndodhur përballë një kërcënimi të pashmangshëm, Langdoni detyrohet të bëjë një orvatje të dëshpëruar për t’u larguar nga Bilbao. Me të është Ambra Vidal, drejtoresha elegante e muzeut, që kishte punuar me Kirshin për të organizuar veprimtarinë provokuese. Së bashku ikin me ngut në Barcelonë në një kërkim të rrezikshëm për të gjetur vendndodhjen e fjalëkalimit kriptik, që do ta zbulojë sekretin e Kirshit.

    Duke lëvizur në korridoret e historisë së fshehtë dhe të fesë ekstreme, Langdoni dhe Vidali duhet t’i shmangen një armiku të pamëshirshëm, fuqia e gjithëdijshme e të cilit duket se buron nga vetë Pallati Mbretëror i Spanjës... dhe i cili nuk do të ndalet para asgjëje për t’ia mbyllur gojën Edmond Kirshit. Duke ndjekur një gjurmë të ndriçuar nga arti modern dhe simbolet enigmatike, Langdoni dhe Vidali zbulojnë të dhëna që më në fund i çojnë ballë për ballë me zbulimin tronditës të Kirshit... dhe të vërtetën befasuese që nuk e kemi rrokur prej kohësh.

    Origjina është jashtëzakonisht krijues – romani më i shkëlqyer dhe më zbavitës i Dan Brown-it deri më sot.

    See More

    report this review
  • Anynomous
    29 March 2018

    Librin e fundit të Prof. Tefë Topallit e gjeni në librarinë tonë!

    report this review

Rate & Write Reviews