Library

Kolegji ISPE Biblioteka Evropiane dhe Biblioteka e NATO-s

About

Kolegji Universitar ISPE është i vetmi Bartës i Arsimit të Lartë në Kosovë dhe Rajon, që disponon Bibliotekën Evropiane dhe Bibliotekën e NATO-s.

Opening Hours

  • Monday 08:00 - 21:00
  • Tuesday -
  • Wednesday -
  • Thursday -
  • Friday -
  • Saturday 08:00 - 21:00
  • Sunday -

19 Reviews

  • Anynomous
    29 November 2016

    "Europa Lindore dhe Qendrore midis dy lufterave boterore"- Joseph Rothschild

    "Europa Lindore dhe Qendrore midis dy luftërave botërore" është një histori politike e sofistikuar e kësaj zonës të Europës në vitet midis dy luftërave botërore. Libri është shkruar nga një studiues i shquar i fushës dhe përbën një kontribut origjinal në literaturën e kulturës politike të Polonisë, Çekosllovakisë, Hungarisë, Jugosllavisë, Rumanisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Shteteve Baltike.

    report this review
  • Anynomous
    08 November 2016

    "Europa ne kohen tone"- Uollter Laker

    Libri "Europa në kohën tonë" i historianit Uolltër Lakër, është një kronikë e pasur e evoluicionit politik, ekonomik, social dhe kulturor të kontinentit që prej fillimit të Luftës së Ftohtë deri në rënien e Murit të Berlinit dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

    report this review
  • Anynomous
    04 November 2016

    "Krijimi i identiteteve kombetare"- Anne-Marie Thiesse

    Asgjë nuk është më ndërkombëtare sesa formimi i identiteteve kombëtare. Ky paradoks është me peshë, përderisa veçanësia e pamohueshme e çdo identiteti kombëtar ka qenë pretekst përplasjesh të përgjakshme. E pra ata kanë dalë nga i njëjti model, zbatimi i të cilit është kryer në një kuadër shkëmbimesh intensive ndërkombëtare

    report this review
  • Anynomous
    28 October 2016

    "Histori e shkurter e fashizmit"- Renzo de Felice

    Nga themelimi i Fashove të luftimit në marshimin mbi Romë, deri në rënien e regjimit dhe në Republikën e Salosë, Renzo de Felice, me stilin e tij të përpiktë dhe njëherazi të ngrohtë u ofron lexuesve një material kompleks dhe të diskutueshëm, për një periudhë kohe shpesh të interpretuar në mënyrë tendencioze dhe me pasione ende të pashuara.

    report this review
  • Anynomous
    27 October 2016

    "Totalitarizmat e shekullit XX"- Leon Poliakov, Jean-Pierre Cabestan

    Totalitarizmi ka qenë dukur politike e shoqërore mbisunduese në shekullin tonë. Por, mos vallë është më mirë të flasim në shumës, të themi totalitarizmat? Leon Poliakovi mbron dhe ilustron trajtinimin në shumës të problemit.

    report this review
  • Anynomous
    26 October 2016

    "Historia boterore dhe qyteterimi"- Carl Grimberg, vol.12

    Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes, por njeriu.

    report this review
  • Anynomous
    24 October 2016

    "Lufta qe i dha fund paqes"- Margaret MacMillan

    Debati mbi zanafillat e luftës ka vite të tëra që zien. Shpjegimi i MacMillan – it shkon drejt e në thelbin e gabueshmërisë politike. Pothuajse çdo hamendësim i bërë nga udhëheqësit europiane doli të ishte i gabuar. I shkruar me elegancë, me portretizime të mrekullueshme të karakterit të aktorëve kryesorë, ky është libër që duhet vlerësuar si gjë e çmuar.

    report this review
  • Anynomous
    17 October 2016

    "Stalinizem per cdo stine"- Vladimir Tismanianu

    Libri analizon vendosjen dhe konsolidimin e sistemit komunist në Rumani, nga regjimi i Gerogiu – Dezh deri në rënien dhe vrasjen e Nikolae Çauseshkut.

    report this review
  • Anynomous
    15 October 2016

    "Europa Ballkanike"- Bernard Lory

    Vendet ballkanike nuk është se i drejton ndonjë fatalitet absurd, por thjesht një logjikë historike tepër e zakonshme, të cilën e bëjnë të pakuptueshme vetëm keqinformimi i shkaktuar nga disa regjime dhe indiferenca e pafalshme e Perëndimit. Vendet ballkanike janë të ndërlikuar, por jo të pakuptueshëm.

    report this review
  • Anynomous
    07 October 2016

    "Ndertimi i shtetit"- Francis Fukayama

    Katër vjet pas ndërhyrjes në Afganistan, Shtetet e Bashkuara kanë nxjerrë disa mësime të dhimbshme për ndërtimin e shtetit si në Afganistan, ashtu edhe në Irak. Qasja e SHBA – së për dy vendet përfaqësonte modele të ndryshme zotërimi: Afganistani që përfaqëson një qasje të vijës së lehtë, ndërsa Iraku në një vijë shumë të ashpër

    report this review
  • Anynomous
    05 October 2016

    "Miti i Kombeve"- Patrick Geary

    A ekziston dhe a është në krizë identiteti europian? A ekziston realisht një Europë e bashkuar, së pari përmes njësimit ekonomik që përligj harrimin e "inateve" të vjetra që i ka dëshmuar historia, e përpjekjeve për sovranitet, për një identitet kombëtar? Në përpjekje për të treguar lindjen e Europës, Geary hedh tezën e guximshme që e çon krijimin e identiteteve tona jo larg në kohë

    report this review
  • Anynomous
    03 October 2016

    "Europa e Eger"- Bozidar Jezernik

    Kompleksiteti i marrëdhënieve bashkëkohore, shpesh konfliktuale, ndërmjet vendeve islamike dhe Perëndimit mbetet një shqetësim kritik edhe tani, në fillimet e shekullit të XXI – të. Ky libër përbën një pikënisje për mendimet tona për Ballkanin.

    report this review
  • Anynomous
    30 September 2016

    "Hyrje ne Shkencat Politike"- W. Philips Shiveley

    Ky libër jep një paraqitje të përgjithshme, krahasuese të koncepteve dhe temave kryesore të shkencës politike. Për shumë vite unë kam dhënë një kurs leksionesh, që synonin të arrinin këtë qëllim dhe përvoja më ka treguar se sa shumë kemi nevojë për një tekst, që konceptohet në mënyrë të gjallë dhe që iu jep studentëve shembuj konkretë të analizës.

    report this review
  • Anynomous
    29 September 2016

    "Vala e trete"- Samuel P. Huntington

    Një tipar mjaft i rëndësishëm i kësaj vepre është se ajo argumenton në mënyrë bindëse e me thellësi dhe është e shkruar në atë mënyrë që të jetë e kapshme nga çdo lexues i mençur. Për më tepër jep për demokratët që duan të kenë sukses një thesar këshillash praktike në formën e udhëzimeve të qarta për reformatorët.

    report this review
  • Anynomous
    29 September 2016

    "Ballkani, nje histori e shkurter"- Mark Mazower

    Ballkani i Mark Mazower – it është një panoramë e përmbledhur, po shumë e qartë lidhur me këtë rajon të gjymtuar nga luftërat, me trajtimin e shkurtër të historisë nga koha e romakëve e deri në ditët e sotme.

    report this review
  • Anynomous
    28 September 2016

    "Ballkani ne historine boterore"- Andrew Baruch Wachtel

    I shkruar me energjinë dhe gjallërinë e jetës, me një vështrim të freskët pozitiv për Ballkanin, për këtë rajon me larmi kulturore e kompleksitet historik të habitshëm e të jashtëzakonshëm.

    report this review
  • Anynomous
    28 September 2016

    "Paqe e rrenuar"- David Andelman

    Për më shumë se gjysmë shekulli është pranuar nga shumica se hakmarrja e shfrenuar kundër Gjermanisë dhe Perandorisë Austro – Hungareze, e cila qe guri i themelit të Traktatit të Versajës, krijoi rrethanat që shpunë pashamangshmërisht drejt Luftës ll Botërore.

    report this review
  • Anynomous
    26 September 2016

    "Operacionet e fshehta dhe strategjia e Luftes se Ftohte e SHBA"- Sarah,Jane Corke

    Historia nuk është dhe as nuk mund të përcillet si thashethem, sepse historia përbëhet nga jetë njërëzish dhe e krijuar prej tyre dhe pa to nuk ka histori. Prandaj ndodhia e shkuar, domethënë historia, nevojitet të përcillet nëpërmjet fakteve të lidhura dhe thjesht. Si e tillë ajo i jep mjete njeriut për ta ndriçuar me vetëdije mendjen e vet.

    report this review
  • Anynomous
    26 September 2016

    "Teori te Marredhenieve Nderkombetare"- Burchill, Linklater, Devetak, Donnelly, Peterson, Reus-Smit, True.

    Sikurse pararendësit e tij, botimi i tretë synon t'i pajisë studentët e niveleve të larta universitare dhe ata pasuniversitare me një udhërrëfyes të këndvështrimeve teorike kryesore të fushës. Fillesat e projektit gjenden në vitin 1995, në zhvillimin e një kursi të nxënies në distancë nga universiteti Deakin.

    report this review

Rate & Write Reviews