Library

Biblioteka "Azem Shkreli" Pejë

About

i zhvillimit. Bibliotekat janë si kapilarë; ato çojnë dijen në çdo qelizë të shoqërisë dhe k për detyrë të ruajnë rezultatet e “prodhimit intelektual”.

Tags : #Education

Location :

Opening Hours

  • Monday 08:00 - 19:00
  • Tuesday 08:00 - 19:00
  • Wednesday 08:00 - 19:00
  • Thursday 08:00 - 19:00
  • Friday 08:00 - 19:00
  • Saturday -
  • Sunday -

69 Reviews

  • Anynomous
    14 March 2020

    Të dashur lexuës!

    Me qëllim të parandalimit të infeksinit Corona Virusit COVID-19 është marrë vendimi nga qeverisa për mbylljen e institucioneve shkollore deri më 27 mars 2020, ju njoftojmë se stafi punuës në Bibliotekën "Azem Shkreli" do të punoi në orar të rregullt, por nuk do të ketë asnjë shërbim me palë deri në datën e lartcekur. Për fillimin e punës me palë do të ju njoftjmë me kohë. Ju falemnderit për mirëkuptim!

  • Anynomous
    06 March 2020

    "Pace Corps" bashkëpunim me institucionin tonë edukativ e mikpritës filloi kursin në Gjuhën Gjermane, me një ambient për të fituar njohuritë dhe përvojat e nevojshme jetësore. "Peace Corps" ofron kurse falas në Gjuhën Gjermane duke ju siguruar fëmijeve që ta gjejnë vendin më të përshtatshëm me profesorin William Staley. Qëllimi i kursit është sensibilizimi dhe motivimi i hershëm i fëmijëve për Gjuhën Gjermane, në mënyrë që ata para fillimit të studimeve apo punësimit të mund të arrijnë aftësi komunikative të Gjuhës Gjermane në nivel të lartë. #PeaceCorps Week Corps Kosovo

  • Anynomous
    28 February 2020

    Nën vizionin e drejtoreshës së Kopshtit "Enea" sot Bibliotekën "Azem Shkreli" vizituan të vegjëlit në moshë të vegjël por me dëshirën e madhe për të lexuar. 👏👏👏👏👏

  • Anynomous
    26 February 2020

    Biblioteka "Azem Shkreli" sot i priti nxënësit e shkollës së muzikës me profosoreshën e gjuhës shqipe Frymëzime Lajqin, ku u zhvillua ora e Gjuhës Shqipe "Orientimi, kuptim, shpjegimi dhe përdorimi i fjalorëve".

  • Anynomous
    15 February 2020

    Me rastin e 12 vjetorit të Pavarësis së Kosovës sot, me një aktivitet pa zakontë dhe me një guxim duke thyer tabun e këtij institucioni është promovuar romani "Dielli Burgut tim" të autorës Meri Mezini, në Qendrën Korrektuese të Dubravës. Në këtë promovim morën pjesë miq letrarë dhe bashkëpunëtor të këtij institucioni. Drejtori i Qendrës Korrektuese, falënderoi të gjithë të pranishmit dhe u ndje mirënjohës për prezencën. Shefi i kulturës z. Aver Husaj, duke falenderuar autor...en Meri Mezini për këtë libër tha që në fillim më ngacmoi, dhe me një kureshtje me vlonte duke lexuar romanin me një frymë dhimbjesh ndjekur me ankth nga ngjarja në ngjarje. Meri Mezini për romanin e saj tha që përmban tema sociale, të dhimbshme, duke përcjellur disa ngjarje për afërt me ca personazhe kryesore që është prezente pranë historisë së burgosurve, me përshkrime, opione dhe me një mirëkuptim mes njerëzve në shërbim të lumturis, me besim se jeta ka plot gjëra të bukura për të t'ju ofruar si në librin tim... Drejtoresha e Bibliotekës e falenderoi autoren për pranin e saj dhe për librat e dhuruara për Bibliotekën. Më pas aktiviteti vazhdoi me vargje poezish nga poetët.

    See more

  • Anynomous
    24 January 2020

    Arti ia çelë rrugën Shpirtit dhe kështu bëhet shteg për një botë më të mirë! Sot, është promovuar libri me poezitë magjishme të autorit Besnik Camaj, që prej ditës së sotme i shtohen fondit te Bibliotekës "Azem Shkreli". Ndaj, faleminderojm autorin Besnik Camaj për librat e dhuruar për lexuesit tanë që adhurojnë poezinë !

    Çdo promovim ka për qëllim të zbulojë vlerat e një vepre. Ky promovim kaq modest, morën pjesë miq letrarë dhe admirues të poezisë që vazhdoi me një "Strehë dashnie" nën tingujt magjikë të pianos dhe vargjeve të poezisë, me ngrohtësi shpirtnore nga të gjithë miqtë.

  • Anynomous
    22 January 2020

    FTESË

    Biblioteka “Azem Shkreli”, me DKRS-së në Pejë, organizon promovimin e librit “Strehë dashnie”, me autorin Besnik Camaj. Vargu i Camajt është përplot mesazh për jetën, për të bukurën, për gjërat që njeriut i mungojnë në përditshmëri.

    Promovimi i librit mbahet në sallën e Asamblesë Komunale më datën 23.01.2020 (e enjte), në ora 11:00.

    ...

    Ardhja juaj na nderon!

    See more

  • Anynomous
    22 January 2020

    FTESË

    Biblioteka “Azem Shkreli”, me DKRS-së në Pejë, organizon promovimin e librit “Strehë dashnie”, me autorin Besnik Camaj.Vargu i Camajt është përplot mesazh për jetën, për të bukurën, për gjërat që njeriut i mungojnë në përditshmëri.

    Promovimi i librit mbahet në sallën e Asamblesë Komunale më datën 23.01.2020 (e enjte), në ora 11:00.

    ...

    Ardhja juaj na nderon!

    See more

  • Anynomous
    18 December 2019

    Biblioteka "Azem Shkreli" bashkëpunim me Shkollën Fillore "28 Nëntori" festoi Ditën e Flamurit që është lidhur shumë me historin dhe popullin shqiptar, që nëntorët i kanë dhuruar lirinë, i kanë dhuruar pavarësinë, i kanë dhuruar dinjitetin dhe sot ne Bibliotekë jemi këtu, ku jemi falë këtyre heronjve që kanë qenë për breza të tërë nëpër shekuj burim frymëzimi për t’u formuar kombi dhe për t’u jetësuar lavdia dhe historia e heronjve dhe dëshmorëve të kombit në orën letrare "Rrëfime dhe legjendat për Flamurin Kombëtar" në garën kreativitetit kulturor dhe mendimit rinor, ku u ndan çmime, mirënohje dhe dhurata të ndryshme për të rinjë📑📓

  • Anynomous
    12 December 2019

    Sot me 12.12.2019, në Bibliotekën "Azem Shkreli" u bë promovimi i librit "Ëndrrat e mia" nga autorja Egzona Berberi Shala, për nisjen me sukses të një rrugëtimi me poezi që i kushtohet botës dhe ëndrrave të fëmijëve parashkollorë 📓📑

  • Anynomous
    11 December 2019

    Librat i japin shpirt univerzit, krahë mendjës, fluturim imagjinatës dhe jetë gjithënjë, ndaj Biblioteka "Azem Shkreli" e faledëron organizatën ROTARY CLUP për donacionin e dhën📑📓

  • Anynomous
    11 December 2019

    Sot, nxënësit e shkollës SHFMU "7 Shtatori" Vitomericë, janë impenjuar për nisjen me sukses të rrugëtimit të tyre të bukur drejt institucionit të Dijes Bibliotekës "Azem Shkreli". E më këtë rast ne do t'Ju Urojmë Rrugë të Mbarë nxënësve! Mbarësi aty ku nxënësit do të formohen, aty ku do të plotësijnë vit pas viti njohuritë e tyre me vetëbesim, kërkues e ambiciozë për të ngjitur shkallët e karrierës.

  • Anynomous
    26 November 2019

    NJOFTIM Stafi i Bibliotekës"Azem Shkreli" në Pejë, Ju njofton se anulohet aktiviteti i planifikuar Mendime Rinore me "Rrëfime dhe legjendat për Flamurin Kombëtar", për nesër 27.11.2019, për festa të Nëntorit. Arsyeja e anulimit është për shkak të gjendjës së krijuar në Shqipëri pas termetit.

  • Anynomous
    26 November 2019

    NJOFTIM Stafi i Bibliotekës"Azem Shkreli" në Pejë, Ju njofton se anulohet aktiviteti i planifikuar Mendime Rinore me "Rrëfime dhe legjendat për Flamurin Kombëtar", për nesër 27.11.2019, për festa të Nëntorit. Arsyeja e anulimit është për shkak të gjendjës së krijuar në Shqipëri pas termetit.

  • Anynomous
    26 November 2019

    NJOFTIM Stafi i Bibliotekës"Azem Shkreli" në Pejë, Ju njofton se anulohet aktiviteti i planifikuar Mendime Rinore me "Rrëfime dhe legjendat për Flamurin Kombëtar", për nesër 27.11.2019, për festa të Nëntorit. Arsyeja e anulimit është për shkak të gjendjës së krijuar në Shqipëri pas termetit.

  • Anynomous
    19 November 2019

    Sot me kënaqësi e pritëm delegacionin e kordinatorit për kultur nga Bursa z. Recep Gündüz. Pos vizitës, ata u njoftuan me punën dhe angazhimet tona, kërkesat e sektorëve për plotësimin dhe përgaditjen e informacionit. Për këtë çështje është e domosdoshme që biblioteka të ketë lidhje dhe bashkëpunime, për të përdorur e për të kordinuar burimet dhe përpjekjet për rritjen e nivelit të shërbimit. Ndaj, falenderojmë z. Recep Gündüz për viziten që e bëri në Bibliotekën tonë.

  • Anynomous
    05 November 2019

    Biblioteka "Azem Shkreli" zhvilloi aktivitetin me Shkollën Fillore "Lidhja e Prizrenit" me klasat e II-ta 1, 3, 4. Në këtë takim fëmijëve u fol për rëndësin e librit. Ata u njohën me librat për moshën e tyre. Fëmijët e përgatitur nga edukatoret recituan dhe treguan përralla të shkurtra.

  • Anynomous
    23 October 2019

    Sot, Shtëpia Botuese e Kryesisë Bashkësis Islame të Kosovës, dhuruan libra me 109 tituj me 340 eksemplar, në Bibliotekën "Azem Shkreli" në Pejë, në këtë mënyrë ka kontribuar për ngritjen e nivelit e arsimit dhe dijës me botime me përmbajtje cilësore.

    Të cilët e falenderojmë!

  • Anynomous
    19 July 2019

    Sot me datën 17.07.2019 vizit nga diaspora një kolege qe punon dhe vepron ne bibliotekën e Canadës📑📓💻 🇨🇦

  • Anynomous
    15 July 2019

    Fondet për zhvillimin e koleksioneve rrallë janë të mjaftueshme për të siguruar të gjitha njësitë e nevojshme për koleksionet e Bibliotekave, ndaj e falenderojmë Z. Muhaedin, për iniciativën që morri nga Projekti i "Shkupi për Shkupin" donacionin​ e dhënë nga Shtepia Botuese "Shkup" për t'u pasuruar me koleksione të reja Biblioteka "Azem Shkreli" në Pejë. Gjithashtu, dua të falenderoj edhe pronarin e Shtëpisë Botuese "Shkup" z. Azam Dautin, për donacionin dhe kontributin e dhënë ndër institucional. Ne shpresojmë se, ky fillim i bashkëpunimit tonë me Shtepinë Botuese do jetë një urë lidhëse dhe e frytshme midis dy insitucioneve tona. Dhe ne do vazhdojmë edhe me projektet e tjera të rradhës.

  • Anynomous
    19 June 2019

    Me datën 15.06.2019 është organizuar promovimi i Librit për nderë të çlirimit të Pejës, “12 fiset shqiptare sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit” të autorve Avdyl Hoxha & Rexhep Maksutaj. Në promovimin e librit morën pjesë, shkrimtarë, poetë, familjarë, profesorë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, politike e intelektuale në Rajonin e Pejës dhe të Kosovës.

  • Anynomous
    19 June 2019

    Janë organizuar edhe aktivitete të ndryshme në kuadër të Panairit të librit për të kontribuar në avancimin e të rinjëve mënyrë e shëndetshme dhe frytdhënëse për të kaluar kohën, na hap horizonte të reja, na bën të zbulojmë gjëra të reja dhe për të stimuluar kuriozitetin e të rinjëve.

  • Anynomous
    19 June 2019

    Panairi i Librit i 6- të "Peja 2019"

  • Anynomous
    10 June 2019

    Panairi i 6-të i Librit "Peja 2019"

  • Anynomous
    10 June 2019

    Panairi i 6-të i Librit "Peja 2019"

  • Anynomous
    07 June 2019

    Dashuria dhe respekti për librin edukohet që në fëmijëri, me qëlim që të bëhet edukatë gjithë jetën. Për këtë, parashkollarët të shkollës fillore "Skenderbeu" sot ishin në vizitë për të njohur me rregullat e bibliotekës dhe ju është lexuar një përrallë, ku dhe recituan poezi kushtuar për librin.

  • Anynomous
    28 May 2019

    Takimet Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli 2019, Traditë që vazhdon, shënjuar prej 17 vjetësh edhe në këtë vit pati suksesin dhe risitë. Urat e komunikimit mes kulturave përmes letërsisë, gjuhës, arteve, bënë që Peja të kishte një atmosferë festive të pasur letrare, artistike, e po ashtu të mbetej në vëmendjen e botës së madhe të kulturës. Personalitete të letërsisë botërore nga PEN International, nga rajoni, Evropa dhe Izraeli pasuruan me ardhjen e tyre këtë manifestim që mb...

    Continue Reading

  • Anynomous
    08 May 2019

    Biblioteka "Azem Shkreli" me Klubin Letrar "Azem Shkreli" e promovuan librin "Adem Berbati: Ylli që ndriqon" të autorit Halil Kuliqit. Në promovimin e librit morën pjesë, shkrimtarë, poetë, familjarë, profesorë dhe miq të autorit.

    Për figurën e shquar të atdhetarit dhe trimit të pandalur për liri i riu Adem Osman Hajrije Berbatin folën Prof. Dr. But Nue Jaku, Daut Demaku, Nagjije Kastrati.

    Gjithashtu, janë recituar disa vargje të shkruara nga autor të ndryshëm për trimin Adem Berbati.

  • Anynomous
    08 May 2019

    Me 27.04.2019 në Bibliotekën "Azem Shkreli" u mbajt workshopi me temën "Using children's Literature in the young Leovimer classroom". Pjesëmarrës ishin mësimdhënësit të Gjuhës Angleze, si dhe studentët të fakultetit të gjuhës dhe letërsis Angleze. Ndaj, e falenderojmë ligjeruesen Brooke Leach Grable dhe organizaten KETNET-in për bashkëpunimin ndërinstitucional.

  • Anynomous
    25 April 2019

    Në vazhdën e takimeve të Ditës Botërore të Librit, sot patëm vizitë nga Shkolla Odise Paskalli. Nxëneset e klasës së X, na dhuruan libra të ndryshme nga drejtori i Shkollës dhe nga profosoresha dhe poetesha Nagjije Kastrati. U zhvillua një aktivitet letrar kushtuar temës së bulizmit si një problem i ngritur dhe aktual në gjithë botën si dhe në vendin tone kohëve të fundit. Njëherit paten kënaqësinë të dëgjojnë poezi dhe mendime për leximin e librave. Nxënëset, patën rastin ta vizitojnë ekspozitën dhe të njohin tituj të ri librash.

  • Anynomous
    24 April 2019

    Për nder të Ditës Botërore të Librit edhe sot e kishim SH.F.M.U. "Skënderbeu" Treboviq nga klasa e parë të udhëhequr nga mësueset Afërdita Kastrati dhe Bukurije Uka. Nxënësit e vizituan ekspozitën e librit "Nëse ju keni një kopsht dhe një Bibliotekë, keni gjithshka që Ju nevojitet" ku e shuan etjen e tyre për të gjurmuar me libra të rinjë dhe njëherët u interesuan që t'i marrin ato sa më parë për t'i lexuar. Kuadër të këtij aktiviteti u lexuan disa përralla për nxënës dhe u anëtarsuan si lexuës të rinj.

  • Anynomous
    24 April 2019

    Me rastin e Ditës Botërore të Librit sot poetesha Arbnesha Kelmendi Draga dhuroi librin e saj më të re për Bibliotekën "Azem Shkreli".

  • Anynomous
    23 April 2019

    Biblioteka “Azem Shkreli” në Pejë, si institucioni kryesor për ruajtjen dhe arkivimin e librit, me rastin e Ditës Botërore të Librit, ka hapur ekspozitën e librit të titulluar “Nëse ju keni një kopsht dhe një bibliotekë, keni gjithçka që ju nevojitet.”, në të cilën janë ekspozuar libra të ndryshme me literaturë Juridike, psikologjike, menaxheriale, politike, historike, romane për të rritur, romane për fëmijë dhe lektura shkollor. Gjithashtu, shkolla “Dardania” në Pejë, ishin në vizitë për ekspozitën e librit si dhe bisedat e ndryshme për vlerën e librit dhe leximit, mirpo, nxënësit janë informuar edhe për punën dhe angazhimet e bibliotekës. Ekspozita e Librit do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët deri me datën 30.04.2019.

    Ju mirë presim!

  • Anynomous
    20 April 2019

    Në kuadër manifestimit të Ditës Botërore të Librit 23 prilli, Biblioteka "Azem Shkreli" bashkëpunim me shoqaten e krijuesve pejanë sot, në Kuvendin Komunal në Pejë, e mbajti promovimi i librit "Përtej syve të heshtur", të poeteshës Arbnesha Kelmendi- Draga. Në, prezentimin e librit morën pjesë, shkrimtarë, poet, familjarë, profosorë dhe miq të autores që ia rriten vlerën promovimit. Për, librin e promovuar foli redaktori i librit Rrustem Gurguri, profsoresha Nagjije Kastrati, Riza Dreshaj. Disa vargje nga libri i promovuar është recituar nga nxënset e profosoreshës Arbnesha.

  • Anynomous
    19 April 2019

    Biblioteka "Azem Shkreli", ju fton të merrni pjesë ne prezentimin e librit poetik "Përtej syve të heshtur" të autores Arbnesha Kelmendi Draga, me datën 20.04.2019 (e shtunë) në ora 12:00, në sallën e Kuvendit Komunal Pejë. Ardhja juaj na nderon!

  • Anynomous
    13 April 2019

    Sot, në Bibliotekën "Azem Shkreli" është manifestur Java e Bibliotekaris në Kosovë edicioni i 17 më rrallë. Nëpërmjet kësaj veprimtarie të arrijmë të ndertojmë suksesin e një fushate kombëtare për të përkrahur dhe për të rritur ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për bibliotekarinë në Kosovë. Sepse na duhet dije teorike, ekspertizë më gjërë mëqe kemi një përgjegjësi të madhe sot se si ti mbledhim, ruajm dhe i ofrojmë në shërbim trashëgimisë letrare, kulturore dhe historike të Kosovës.

  • Anynomous
    29 March 2019

    Sot, në Bibliotekën "Azem Shkerli" është promovuar libri me poezi "Jeta me shok" të autoris Regjina K. N. Sterkaj nga Shkodra. Në këtë aktivitet morën pjesë shkrimtarë, poet, familjarë dhe miq të autores që ia rriten vlerën promovimit.

  • Anynomous
    23 February 2019

    Me rastin e ditëlindjes së 65-të, të Liliana Begollit, Biblioteka "Azem Shkreli" ia uron kolegës shëndet dhe pensionim të rehatshëm!🙏🎉🌹❤️😊😘🎂

  • Anynomous
    22 February 2019

    Sot festohët dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare 21 Shkurti në Bibliotekën "Azem Shkreli". Mbrojtja e gjuhëve në botë, lufta kundër zhdukjes së tyre dhe ruajtja e identitetit të kombëve nëpërmjet gjuhës që sot është manifestuar me nxënesit e SHMU "Dëshmor të Kombit" Baran. Njëherët vizituan edhe ekspoziten e librit "Rrugëtimi i Kosovës Drejtë Pavarësisë së Kosovës".

  • Anynomous
    15 February 2019

    Biblioteka “Azem Shkreli” me rastin e përvjetorit të 11-të, të Pavarësisë së Kosovës hapi ekspozitën e librit “Rrugëtimi i Kosovës drejtë Pavarësisë”.

    Në këtë ekspozitë janë shpalosë tituj të librave të përzgjedhur nga fondi i Bibliotekës “Azem Shkreli” me përmbajtje historike për Kosovën që nga Dardania antike duke u përfshirë vendet, ngjarjet dhe koha e rrugëtimit të dhimbshëm deri në aktin e shpalljës së Pavarësisë së Kosovës.

  • Anynomous
    11 January 2019

    Improving Study Skills through English - Session 1 #teamPeja Përmirësimi i aftësive të studimit përmes anglishtes - Sesioni 1 #teamPeja

  • Anynomous
    08 January 2019

    Në mesin e shumë bibliotekave konkurruese nga Kosova për projektin "Qytetari Digjital" nga organizata IRIM - Croatian Makers (Instituti për Zhvillimin e Rinisë dhe Inovacionit në Kroaci), i mbështetur nga Google dhe me partner lokal BONEVET Foundation- Prishtina, është përzgjedhur fituese Biblioteka "Azem Shkreli” në Pejë.

    Projekti ne fjalë synon të mundësojë që Biblioteka “Azem Shkreli” në Pejë të bëhet qendër për zhvillimin e kompetencave digjitale për fëmijët dhe të rrit...urit, qe kjo teknologji digjitale të jetë e aksesueshme për qytetarët dhe t'i forcojë me njohuri te reja, me qëllimin e të përgatiturit profesional për tregun e sotëm të punës.

    Përmesë këtij Projektit “Qytetari Digjital” Biblioteka do të pajiset me nga 10 “micro-bits”, 2 “DIY electronics kits”, dhe “3D printer” si dhe do të përfitojë 3 punëtor për përdorimin e pajisjeve nga edukatorët profesional te IRIM’it. 💻📚

    See More

  • Anynomous
    27 December 2018

    Në kuadër të përmbylljës së vitit 2018, sot në Bibliotekën "Azem Shkreli" është promovuar libri i autorit Hamit Gurguri, me romanin “Gjyshi nga Osllo”. Veprat lindin aty ku gjejnë frymëzimin. Aty ku buron muza e artit e dashurisë aty ku nuk ndalet jeta. Peja, është burim i jetës historis dhe perjetsisë. Me natyrën e saj që ja kanë lakmi të gjithë. Tani, Peja ka një vepër ma shumë. Që nga ky qytet reflektin dhe rrëfen historin tonë kombetarë “Gjyshi nga Osllo” nga Osllo roman... që para nesh na shfaq historin, artin dhe mesazhin për të ardhmen tonë. Me këtë roman që ngjarja vendoset në Pejë. Pra nga Peja na buron historia, shpresa dhe mbijetesa kombëtare. Hapjen e eventit e bëri Juristja dhe lexuesja e Bibliotekës znj. Shendrita Muriqi, Fjalën përshendetëse dhe biografin e autorit foli Drejtoresha e Bibliotekës dhe për romanin foli recensenti i librit z. Rrustem Berisha, në vazhdim të prezentimit të librit janë lexuar pjesë të shkëputur nga romani dhe në fun u dha mirënjohje autorit të librit. Me pas vazhdoi aktiviteti me klubin letrar "Azem Shkreli" me recitime dhe me ese të përzgjedhura.

    See More

  • Anynomous
    24 December 2018

    Me datën 27.12.2018, në ora 13:00 Biblioteka "Azem Shkreli" do mbaj promovimin e librit për këtë fundvit, të autorit Hamit Gërguri, është shkrimtar që jeton dhe vepron në diasporë dhe deri më tani ka botuar 33 tituj. Proza e tij është e njohur për lexuesit shqiptar. Andaj, ju ftojm të merrni pjesë në promovimin e librit të shkrimtarit Hamit Gërguri. Pjesëmarrja juaj na nderon!

  • Anynomous
    21 December 2018

    Biblioteka "Azem Shkreli" është pasuruar me 197 tituj të librave, me një vlerë prej 1350 euro. Dhurimi është bërë nga Mentor Kelmendi një dashamir i librit kulturës dhe artit, që përmes këtij dhurimi të rinjët janë mbeshtetur dhe lexuesit do të kenë qasje të drejtpërdrejtë më këto tituj.

  • Anynomous
    11 December 2018

    Biblioteka “Azem Shkreli” është pasuruar me 61 tituj me 115 ekzemplar librash, kryesisht të fushës së letërsisë dhe historisë, të cilat i dhuroi autori Jusuf Buxhovi. Me këtë rast, z. Buxhovi u shpreh se në të ardhmen do të kemi edhe bashkëpunime të tjera, që do ta pasurojm Bibliotekën "Azem Shkreli" edhe më shumë tituj të tjerë. Ndërsa Biblioteka së shpejti do të aktivizoj këndin "Jusuf Buxhovi".

  • Anynomous
    23 November 2018

    Në kuadër të manifestimit të festës së Flamurit "28 Nëntori" Biblioteka "Azem Shkreli" i dhuroi Bibliotekës së Shkollës së Mjekësisë një sasi me libra, që sot është hapur në mënyrë solemne në pranin e drejtorve të shkollave, Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, profesorë, nxënës dhe punëtor të bibliotekës. Ku, fondi i librave të dhuruara është më vlerë prej 1000 euro. Për rëndësinë e hapjës së Bibliotekës foli Drejtori i Shkollës së Mjekësisë z. Artan Demaj. Në emër të biblio...tekës znj. Shengyl Kelmendi-Gashi, uroi hapjen e Bibliotekës, me një numër të konsiderueshëm të librave të dhuruara, duke shpresuar me bashkëpunimet e rradhës të begatojmë bibliotekën me letërsi, shkencë dhe kulturë, për një të ardhme për të rinjët. Gjithashtu, fjalën e murrë edhe kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës prof. dr. Shyqri Galica, ku i përgëzoi shkollën e Mjekësisë për bibliotekën e re dhe njëherët i dhuroi edhe libra po ashtu. Mirëpo, Kryetari Krijuesve pejanë z.Muhamed Kërveshi i uroi hapjen e bibliotekës së re dhe tha "Aty ku futet libri, zhduket errësira." Manifestimi vazhdoi edhe me një Orë Letrare, kushtuar festës së flamurit me recitime dhe lexime për t'i motivuar të rinjët që të merren më shumë me letërsinë.

    See More

  • Anynomous
    14 November 2018

    Në bankat e Bibliotekës “Azem Shkreli”, studentët gjithënjë ndihen të veçantë, të respektuar dhe të vlerësuar. Ata çdo herë treguan respekt ndaj nesh!

    Ne sot jemi krenarë për diplomimin e studentëve tanë Dr. Andi Berisha dhe inxhinjerit të ndërtimtarisë Endrit Krasniqi.

    Stafi punues i Bibliotekës "Azem Shkreli", dëshiron që ky moment të jetë i veçantë në punën e tyre të pa-lodhshme, duke mos e ndalur hapin drejt karierës së tyre.

    ...

    Ju urojm arritje dhe suksese të mëtutejshme!

    See More

  • Anynomous
    10 November 2018

    Sot, në Bibliotekën "Azem Shkreli" në Pejë është prezentuar libri Rrugëtim valesh, të autores Fatlindë Malushaj. Në, prezentimin e librit morën pjesë Drejtori i SHMFU "Smajl Hajdaraj", shkrimtarë, poet, familjarë dhe miq të autorit që ia rriten vlerën promovimit. Për, librin e promovuar foli recenzenti i librit Rrustem Gurguri. Disa vargje nga libri i promivuar është recituar nga shoqet dhe nga familjarët e saj.

  • Anynomous
    07 November 2018

    Biblioteka "Azem Shkreli", ju fton të merrni pjesë ne prezentimin e librit poetik "Rrugëtim valësh" të autores së re Fatlindë Malushaj, me datën 10.11.2018 ( e shtunë) në ora 12:00, në lokalet e bibliotekës "Azem Shkreli". Vlenë të theksojmë se autorja e re është anëtare e rregulltë e bibliotekës. Ardhja juaj na nderon!

  • Anynomous
    31 October 2018

    Sot, në Bibliotekën “Azem Shkreli” në Pejë, po zhvillohet trajnimi nga KANTAR TNS Index Kosova, me 30 pjesëmarrës që kryesisht janë studentë dhe profesionistë të lëmive të ndryshëm, që po trajnohen në fushën e hulumtimeve: në zhvillimin e produktit dhe konceptit, Markë & Komunikim, Sondazhet me Shopper dhe Retail, Menaxhimi i palëve të interesuara, Kërkime Sociale dhe Politike, Hulumtimi i Medias etj.

  • Anynomous
    31 October 2018

    Biblioteka “Azem Shkreli” është pasuruar edhe me 24 tituj librash, kryesisht të fushës së letërsisë me literaturë islame, të cilat i dhuroi Bashkim Avdiu nga Libraria “Sira” në Prishtinë. Me këtë rast, z. Avdiu u shpreh se ky donacion librash nga libraria “Sira” për Bibliotekën “Azem Shkreli” është vetëm fillimi dhe se në të ardhmen priten donacione edhe të shumë titujve të tjerë. Në anën tjetër, Drejtoresha e Bibliotekës “Azem Shkreli”, znj. Shengyl Kelmendi - Gashi, me rastin e pranimit të këtyre titujve, e falënderoi z. Avdiu dhe tha se me këto libra do të mund të përfitojnë gjithë qytetarët e Pejës.

  • Anynomous
    28 September 2018

    Sot, fëmijët e Shkollës "Lidhja e Prizrenit" menduan për të ardhmen e tyre dhe vizituan Bibliotekën "Azem Shkreli". Gjatë këtij aktiviteti me një atmosfer të ngrohtë dhe interesim të veçantë për librin morën informata rrethë bibliotekarisë, si dhe fëmijët e vegjël lexuan përralla të ndryshme në sallën e leximit. Krejt në fund të aktivitetit, fëmijët premtuan që se shpejti do të anëtorsohen në bibliotekë dhe do të vizitojnë më shpesh bibliotekën për ardhmërin e tyre.

  • Anynomous
    28 July 2018

    Sot në Bibliotekën “Azem Shkreli” bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve të Pejës, është promovuar romanin triler “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi. Për librin foli prof.dr. Besim Perjuci. Gjithashtu, nga Shoqata e Shkrimtarve të Pejës është ndar çmimi libri më i mirë i vitit.

  • Anynomous
    27 July 2018

    Për të ri-kujtuar që sot në Bibliotekën "Azem Shkreli" në Pejë mbahet promovimi i romanit shumë i përfolur “Psycho” i Ilir Muharremit edhe pse përmendet si roman me shprehje pa kufizuese, situata të drejtpërdrejta, shpalosje të çdo sekreti, në thelb paraqet një femër për të cilën mendohet se është imagjinatë e autorit apo ka diçka nga e vërteta. Siç duket ajo krijohet nga imagjinata e autorit të romanit, por ngjarja dhe biografia e saj duken sikur reale dhe shumë të natyrshme. Atëherë, të dashur lexues Ju mirëpresim në Promivimin e Librit "PSYCHO".

  • Anynomous
    24 July 2018

    Kur flitet për skena horror menjëherë mendja na shkon te filmat e Hollywood-it horror. Por, nëse kërkojmë në letërsinë tonë shqiptare nuk mund të gjejmë romane horror. Andaj, romani i parë horror ‘Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi bazohet paksa edhe në ngjarje të vërtetë. Andaj, Biblioteka "Azem Shkreli" Ju mirëpret në promovimin e librit PSYCHO të autorit Ilir Muharremit me datën 27.07.2018, në ora 17:00.📚📔

  • Anynomous
    23 July 2018

    Biblioteka “Azem Shkreli” me Shoqatën e Shkrimtarëve të Pejës, më datën 27.07.2018 (ditë e premte) në ora 17:00, promovon romanin triler “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi. Promovimi do të mbahet në sallën e Bibliotekës “Azem Shkreli” në Pejë. Ky roman sipas vlerësuesve të kritikës letrare ka një trajtim të veçantë, shfaq një dimension të ri në letërsinë shqiptare, roman i cili lirohet nga çdo shabllon. Roman i cili erotikën e trajton drejtpërdrejtë dhe kjo për herë të ...parë po ndodh në letërsinë tonë. Roman i cili vrasjen e shpreh tepër mizore dhe çdo akt i tillë duket i natyrshëm. Roman i cili psikopatinë e shpreh shumë origjinal, dhe dashurinë e shpreh përmes dhembjeve, dhe dhimbja është pjesë kryesore e protagonistit. Do të lexohen disa fragmente nga libri në fjalë, pastaj organizohet edhe debat në lidhje me romanin në fjalë. Në fund fjala do t’i takoj edhe autorit të librit. Ju mirëpresim!

    See More

  • Anynomous
    20 July 2018

    Sot, në Bibliotekën "Azem Shkreli" në Pejë u promovua libri Pranverë në dimer, të autorit Demë Gashi (posmortum). Në promovimin e librit morën pjesë shkrimtarë, poet, familjarë dhe miq të autorit që ia rriten vlerën promovimit. Për vepren e promovuar folën recenzenti i librit Esat Loshaj dhe Redaktori i librit Nuradin Imeraj. Kurse, në emër të familjes një fjalë rasti me shumë emocione e kujtime, e me mall e krenari foli për gjyshen e vetë mbesa e Demë Gashit , Vlora Gaxherri.

  • Anynomous
    18 July 2018

    Biblioteka "Azem Shkreli" , bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarve të Pejës, ju fton të bashngjiteni ne promvimin e librit poetik "Pranverë në dimër" (Postmortum), të autorit Demë Gashi, me datën 20.07.2018 në ora 13:00 në Bibliotekën "Azem Shkreli". Ku autori ka lënë shumë shkrime në dorëshkrim sa ishte gjallë, dhe gjallë mbetet në artin letrar. Ardhja juaj na nderon!

  • Anynomous
    06 July 2018

    Biblioteka "Azem Shkreli" në Pejë është pasuruar me koleksione në bazë të nevojave të lexuesve me 324 tituj e 650 ekzemplar. Meqë, krijimtaria nuk ndalet dhe kërkesat e lexuesve janë në rritje për “tituj” të ri si dhe për rifreskim të disa librave ne kemi realizuar këtë projekt duke u falenderuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që sot lexuesit pejanë do të përfitojnë mësim të organizuar si dhe individët të moshave të ndryshme të këtij komuniteti (nxënës, studentë e kategoritë e tjera).

  • Anynomous
    27 June 2018

    Osman Shala autor i disa librave, i dhuroi Bibliotekës së qytetit të Pejës librin më të ri të tij "Zemra të thyera" në këtë mënyrë begatoi fondin e kësaj Biblioteke me botime me përmbajtje cilësore.

  • Anynomous
    13 June 2018

    Edhe pse në prag të fundvitit shkollor u realizua vizita jonë në shkollat e qytetit, atmosferë të ngrohtë dhe interesim të librit ne gjetëm edhe në shkollën fillore “Xhemajl Kada”. Një pyetje interesante na u bë nga një nxënëse , e cila na tha; Ku qëndron suksesi i Bibliotekës Azem Shkreli, ku dihet se ka një numër të konsiderueshëm të librave? Përgjigja pasoi: Suksesi jeni Ju lexues të dashur. Interesimi juaj e bënë bibliotekën tonë të pasur!

    ...

    Gjatë këtij aktiviteti u ndanë mirënjohje për drejtorë të shkollave për kontributin e dhënë në bashkëpunim me Bibliotekën Azem Shkreli.

    See More

  • Anynomous
    13 June 2018

    Në kuader te vizites se stafit të Bibliotekës Azem Shkreli sot vizituam edhe sh.f “8 Mars”, një pritje madhështore na u bë edhe nga këta fëmijë, të cilët na thanë që gjatë kësaj vere ata do të janë vizitorë të bibliotekës, sepse plan programi i tyre përmban shumë lektura shkollore të cilat biblioteka jonë i posedon.

  • Anynomous
    13 June 2018

    Në sh.f Vaso Pashë Shkodrani, me nxënës entuziast të leximit biseduam rreth titujve te ri të librit që shumë shpejt do t’i gjeni në Bibloteken “Azem Shkreli”. Këta thesar të dijes i dhuruan Bibliotekës librin e botuar nga ata “Rruga drejt dijes”, me ç’rast fëmijët i lexuan disa poezi.

  • Anynomous
    13 June 2018

    Sot vizituam sh.f Asdreni, takuam nxënës të mrekullueshem, pjesa dermuese e nxënësve veç ishin anëtarë të Bibliotekës “Azem Shkreli” Qëllimi vizites së sotme në shkollat e qytetit ishte njoftimi i nxënësve me tituj te ri të librave për vitin 2018 si dhe sensibilizimi mbi panairin e librit, i pesti me rradhë që po mbahet në komunën e Pejës.

  • Anynomous
    12 June 2018

    Panairin e 5- të Librit “Peja – 2018”i cili është hapur me mbeshtetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe me Institutin “Junus Emre” në Pejë, të organizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, me Bibliotekën ”Azem Shkreli”. Në këtë Panair të Librit "Peja 2018", po ia fillon komunikimi i autorëve me lexuesit e tyre dhe do të motivojnë shtimin e kulturës së leximit, e cila është tepër e nevojshme për një zhvillim modern të shoqërisë kosovare. Këtë vit në ...panair përveç shtëpive botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, do të ketë promovime të librave dhe aktivitete të ndryshme me shkollat për të forcuar komunikimin kulturor ndërshqiptar ndërmjet fuqisë së librit dhe fuqia e librit shton vetëdijën për udhën e përbashkët drejt interesave tona.

    Panairi do të mbyllet më 16 qershor në orën 18:00.

    Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga 9:00 – 22:00.

    See More

  • Anynomous
    08 June 2018

    Vizita e Shkollës Fillore "Skënderbeu" në Tropoviq ne Bibliotekën "Azem Shkreli". Leximi të hap dyert e fantazisë, të lirisë, të diturisë, të emocionit... Leximi nxit kureshtjen, ushqen mendjen, formon karakterin.... Leximi të pasuron... Thjesht: Leximi të bën mirë! Drejtoresha e Bibliotekes, lexoi një tregim fëmijëve parashkollor ne Bibliotekën e Pejës

  • Anynomous
    08 June 2018

    Për nder të Ditës së Çlirimit të Pejës Biblioteka “Azem Shkreli”, në kuadër të DKRS-së në Pejë, organizon Panairin e Librit me edicionin e 5 “Peja 2018”, nga data 12-16 qershor 2018 në Qendër të qytetit.

    Në kuadër të këtij panairit do të ken edhe aktivitete te tjera si promovimet e librave siq janë: • "Pesha e mendimit dhe e fjalës" të autorit Ali R. Berisha Datë: 14.06.2018 ... Vendi: Në Sallën e Kuvendit Ora: 13:00 Organizator: Biblioteka "Azem Shkreli" & SHKLP

    • "Portret pa kornizë" të autorit Ali M. Lajqi Datë: 14.06.2018 Vendi: Në Sallën e Kuvendit Ora: 13:30 Organizator: Biblioteka "Azem Shkreli"& SHKLP

    See More

  • Anynomous
    08 June 2018

    Panairi i 5-të i Librit "Peja 2018"