Library

Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani"

10000 Pristina

About

Location :
10000 Pristina

Opening Hours

  • Monday 07:00 - 20:00
  • Tuesday 07:00 - 20:00
  • Wednesday 07:00 - 20:00
  • Thursday 07:00 - 20:00
  • Friday 07:00 - 20:00
  • Saturday 07:00 - 14:00
  • Sunday -

5 Reviews

  • Anynomous
    26 April 2017

    Para një dekade, në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Prishtinës, me Salajdin Salihun dhe Haki Mulliqin i vijonim ligjëratat e masterit në Departamentin e Dramaturgjisë. Që prej atëherë kanë kaluar dhjetë vjet e më nuk jam parë me të. Me Hakiun po, gati për çdo dy javë që nga ajo kohë. Megjithatë, nëpërmjet rrjetit shoqëror, “Facebook”-ut, me Salajdin Salihun e nisëm një bashkëpunim tjetër, këtë të sotmin, të tashmin: që ai të shkruajë dhe të përkthejë, kurse u...në t’ia botoj ato që i shkruan dhe t’ia prezantoj kudo që jepet mundësia. Dhe, për ta nisur mbarë këtë bashkëpunim, e nisëm me përmbledhjen e tij me poezi, “Poetët vijnë me vonesë”. Pra, jo vonë, jo natën, jo në orët e hershme të mëngjesit, por poetët vonohen derisa të vijnë sepse, përpos për të shkruar poezi, kanë për të bërë edhe punë të tjera, kanë edhe shqetësime të tjera, edhe të shkruajnë zhanre të tjera letrare. Do ta vazhdojmë dhe ta trashim miqësinë me botime të tjera, me libra të tij dhe të autorëve të huaj përkthyer me përkushtim nga Salajdini, i cili letërsinë e shkruan bukur sepse i njeh jashtëzakonisht mirë parimet teorike të zhanreve të saj.

    See More

    report this review
  • Anynomous
    22 April 2017

    Ka disa ditë që kam paralajmëruar se po vjen një zë i fortë dhe i ri në letërsinë shqipe. Një talente e re. Po ashtu, kam paralajmëruar se “Britmat e shpirtit” të Tamarës së saj janë britma të shumë grave të Kosovës, të cilat vazhdojnë të paragjykohen për të kaluarën dhe të tashmen, edhe të ndrydhen, shtrëngohen dhe rrahën nga disa burra të pamoralshëm, shkaku i asaj së kaluare. “Britmat e shpirtit” të Kaltrina Maloku, të romanit të saj që sot e futëm në shtyp e që nxirret ng...a shtypi të mërkurën, duhet t’i lexojë secila vajzë, secila grua dhe secili djalë dhe secili burrë që jeton jo vetëm në Kosovë, po në cilindo vend e në cilindo shtet. “Britmat e shpirtit” të Tamarës duhet të flasin në të gjitha gjuhët e botës sepse janë britma të përgjithshme dhe të pranishme kudo ku ka njerëzim, kudo ku ka ndjenjë, kudo ku ka rrëfim. Tamara sot, as më shumë e as më pak fat dhe fatkeqësi, ndodhet nëpër shumë shtëpi të familjeve në Kosovë. Edhe personazhet e tjerë përkrah saj, ashtu të brishtë, të mirë dhe të fortë, të cilët nuk ka kush t’i inkurajojë për t’i nxjerrë jashtë shpirtit britmat po si Tamara, por jo kaq ashpër dhe kështu sikurse kjo - herë qetë, herë zhurmshëm. Niseni majin duke njohur një temë të re në letërsinë tonë dhe duke njohur një karakter të femrës së fortë që, së pari, mbron identitetin dhe dinjitetin e vet, pastaj të çdo vajze dhe të çdo gruaje dhe të çdo fryme. Tamara, edhe pse është personazhe, është po si një shoqe e juaja e jetës reale, e cila ju tregon për karakterin e disa burrave dhe të disa grave derisa pini kafe ose çaj. Bashkëndieni me të! Lexojeni rrëfimin e saj. Dhe, mos qani!

    See More

    report this review
  • Anynomous
    22 April 2017

    Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit, në amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, dhuroi libra për disa nga fëmijët e Kosovës.

    report this review
  • Anynomous
    12 April 2017

    Pak fjalë për ditarin poetik të Lulëzim Etemajt

    “Fletë të albumit tim” titullohet libri më i ri i poetit, publicistit dhe opinionistit Lulëzim Etemaj i cili, nën përkujdesjen e Shtëpisë Botuese “Armagedoni”, ka dalë nga shtypi këtë javë. Ky libër është një përmbledhje e poezive me temë sociale, politike, filozofike, familjare e tema të tjera që, dashur-padashur, së paku që nja dy dekada, kanë qenë pjesë e diskutimit në shoqërinë tonë në Kosovë dhe në mërgatën tonë në Evropë ...dhe Amerikë. Edhe pse autori i këtij libri jeton në Zvicër, pjesën më të madhe të këtyre poezive i ka shkruar gjatë kohës sa ishte në Kosovë, pas vizitave të përvitshme në vendlindje, në Istog, por edhe në qytete të ndryshme të Kosovës. Titulli “Fletë të albumit tim”, edhe pse ta sjellë nëpër mend ditarin si formë e shkrimit letrar, është njëfarë lloj ditari poetik, njëfarë lloj albumi i mbushur jo me fotografi e faksimile, por me metafora, me krahasime, me epitete, me antiteza, me paradokse, me ironi e satirë e me figura të tjera të kuptimit, por jo edhe të bukurtingëllimit. Etemaj nuk ka shkruar poezi melodike dhe për t’u bërë këngë. Ka shkruar poezi kritike, me të cilat sikur dëshiron të na kujtojë të kaluarën dhe të tashmen, me vrojtim historik dhe realist. Malli për Kosovën nuk është i pranishëm në cilëndo poezi të tij, por është në ato ku temë është Kosova, të cilën poeti e vëzhgon me sy kritik, por i qaset me shpirt lirik dhe me sy e mendje kritike. “Fletë të albumit tim” ka këta shtatë cikle: “Lot të rrokullisur, Plaga në gjoks theri, Ninullat kurrë mos të shterojnë, Në Kosovë më gjelbëron ashti, Tani rrugën s’ta presin xhelatët, Fletë të albumit tim, Porta e kujtimit që rrinë gjithmonë hapur (nekrolog për tim atë)”. Në këta shtatë cikle janë përmbledhur 116 poezi, në të cilat Etemaj tregon talentin për shkrim të poezisë.

    Rreth botimit dhe shpërndarjes së librit “Fletë të albumit tim”

    Nën përkujdesjen e Shtëpisë Botuese “Armagedoni”, sot ka dalë nga shtypi libri me poezi i poetit Lulëzim Etemaj, me titull “Fletë të albumit tim”. Prandaj me këtë rast dhe në këtë ditë lindje të librit, autori falënderon për bashkëpunim të shkëlqyeshëm: redaktorin Sali Sali Bytyqi, recensentët Kosovare Krasniqi dhe Bedri Zyberaj, lektoren Kimete Kasumi, disenjatorin Endrit Aliu, drejtorin e Shtëpisë Botuese “Armagedoni”, Berat Armagedoni, edhe vëllanë e vet, Burim Etemaj, për kujdesin e treguar dhe për mbështetjen e vazhdueshme ideore rreth librit. Të interesuarit nga sot librin mund ta gjejnë në këto librari: te “Buzuku”, te “Artini”, te “Dukagjini”, te libraria “Dora” në Fushë-Kosovë dhe te shitësit e librave në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

    See More

    report this review
  • Anynomous
    11 April 2017

    Konkurs për punë nga MKRS-ja

    Në këtë vegëz mund ta gjeni konkursin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për 17 vende pune

    report this review

Rate & Write Reviews