Shprea Rupar, Trainer & Hypnotherapist
Jam Shpresa,
Nuk më pëlqen të përdor tone tepër formale dhe kjo është arsyeja që ty që po lexon tani këtë po të drejtohem me TI.
Çfarë do të dish për mua?
Prej gati 15 vitesh mbaj nënshtetësinë sllovene, por me vete mbaj gjithmonë shpirtin shqiptar, sepse aty kam lindur, aty jam rritur, ai vend më dha kulturën bazë, ai vend më edukoi.
Stili i jetës dhe punës sime më jep mundësinë që të udhëtoj shpesh, kjo gjë më kufizon të marr përgjegjësinë për disa gjëra të tjera, pavarësisht dëshirës së madhe, si p.sh. një 🐎 (kalë) apo një 🐕 (qen).
Por ok, ty që po vazhdon të më lexosh, nuk të interesojnë këto gjëra 😀.
Ti do të dish se si unë mund të të ndihmoj. Ti do të dish nëse unë mundem të ndihmoj ty apo kompaninë tënde për të zgjidhur çdo problem apo sfidë që ke/keni?
Po?
SINQERISHT, TË ZGJIDH ÇDO SFIDË apo PROBLEM – JO, nuk mundem.
Por, mbi të gjitha, NUK MUND TË TË NDIHMOJ TË ZGJIDHËSH shpejt e shpejt PROBLEMIN TËND, ndoshta edhe disa vjeçar: Nuk ofroj ZGJIDHJE të SHPEJTA!
NUK MUND TË TË NDIHMOJ TË PËRMIRESOSH shpejt e shpejt SITUATËN FINANCIARE.
NUK MUND TË TË PREMTOJ klasiken që: "ÇDO GJË ËSHTË E MUNDUR!”
Pse nuk jap premtime të tilla?
Asgjë nga ajo çfarë kam arritur në jetën time, nuk e kam arritur brenda natës.
Arritjet, rezultatet, suksesi janë procese, procese që kërkojnë kohën e tyre, të jem reale, zhvillimi personal është një proces që nuk mbaron asnjëherë, pasi çdo ditë ne evoluojmë, pas çdo arritjeje ne kërkojmë të hapim një derë tjetër. Por, unë të garantoj që ti nuk do kesh nevojë të jesh gjithë jetën me mua, pasi trajnimet, programet që unë ofroj janë programe edukimi. Me këto programe, ne si Trajnerë të Licensuar nga Instituti i Programimit Neuro Linguistik si dhe nga vetë bashkëthemeluesi i saj dr. Richard Bandler, mësojmë njerëzit si të ndryshojnë mënyrën e të menduarit, dhe duke i aplikuar këto metoda në jetën e tyre të përditshme, ata, jo vetëm që ndryshojnë jetën e tyre, por mund të influencojnë edhe botën që i rrethon.
A je i/e gatshme për procesin e implementimit të njohurive, metodologjisë, strategjive dhe teknikave që unë, bashkë me mentorët e mi ofrojmë?
Kliko në faqen time www.shpresarupar.com, ku gjen gjithçka të përmbledhur shkurt, si dhe mund të shkarkosh dhuratën që kam përgatitur për ty.
Nëse ende nuk e gjen përgjigjen që kërkon, më shkruaj tek: shpresa@shpresarupar.com
Faleminderit që je me mua!
No reviews yet. Be the first to add a review.