About

Revista “Besa” është organ i Lidhjes së Shoqatave Shqiptare “Iliria” në Suedi

Tags : #ProfessionalService

Location :
Klöverstigen 10B, 78452 Borlänge

Description

Lexues të nderuar,

Revista “Besa” është organ i Lidhjes së Shoqatave Shqiptare “Iliria” në Suedi dhe ajo vjen në duart tuaja pas një pauze të gjatë. Shkaqet e pauzimit janë të shumta por kryesorja është varshmëria e revistës me mbarëvajtjen e asociacionit që ajo i takon.
Viti 2011 e ka gjetë LSHSH “Iliria” më të stabilizuar, më aktive, më pretenduese e edhe më kontribuuese. Një nga kontributet e saj është edhe revista “Besa”
.
Sot revista “Besa” vije në duart tuaja me një fizionomi të re, me një përmbajtje të re, me një staf gati krejtësisht të ripërtërirë, me një çasje të re, me vizion të qartë por edhe më dëshirën më të mirë e vullnet të çeliktë për ta bërë revistën një burim informacioni, një pasqyrë të rrjedhave e trendëve shqiptare, një dritare të hapur për krijues të etabluar por edhe për të rinj, një sensibilizues opinioni për nevojat, angazhimet a ngecjet gjithandej në Shqiptari por gjithsesi edhe në diasporë.

Revista “Besa” do jetë sofër e shtruar me bukë, krip e zemër për çdo krijues, gazetar , intelektual, politikan, ëndërrimtar a filozof që për bazë të lakimeve, thurjeve, tundimeve të tij/saj ka mbarëvajtjen e kombit shqiptar, interesin dhe ruajtjen e të qenit shqiptar, të individit dhe komunitetit shqiptar në diasporë edhe pse i shkëputur fizikisht nga trungu.

Dymijëvjeçarët e fundit kanë qenë të zymtë për ilirët, albanët, arbëritë e shqiptarët. Në fillim të mijëvjeçarit të parë pas lindjes së Krishtit ilirët u munden ushtarakisht nga romakët dhe kështu për më së 1000 vjet ra perdja e hekurt romane mbi territoret ilire, mbi kulturën, gjuhën e traditën ilire. Gjatë këtij mijëvjeçari shumë çka ndryshoi në qenien tonë; nga ilirë u bëmë albanë, arbër, gjuha jonë si dhe kultura e tradita morrën shumë çka nga ajo romane. Por arritëm ta ruajmë me fanatizëm gjenin e gjuhen tonë.
Pas këtij pushtimi e ndikimi romak vije një kohë ende më e zezë, më e rrezikshme për qenien tonë. Pushtimi e ndikimi sllav. Primitivizmi, barbaria e oreksi i tyre s’njihte kufij. Për një kohë të shkurtër këta arritën të ndryshojnë me themel toponamistiken e trojeve tona. Edhe sot ajo ndeshet kudo. Shkatërruan kishat tona qofshin ato katolike a ortodokse, përvetësuan gjithçka që mund të përvetësohej. Për fat të mirë kjo furtunë sllave nuk zgjati shumë, përafërsisht dy shekuj.

Por zymtia, muzgu nuk mbaron këtu. Zotrinjtë e radhës në anët tona bëhen Osmanllinjët. Një botë,fe, gjuhë e kulturë krejt ndryshe nga e jona. Rezistenca ishte mbinjerëzore, e gjatë, e ashpër, me shumë sakrifica, me shumë humbje.

Nga këto tre errësira të gjata gjeni ynë, gjuha jonë, feja, kultura, tradita pësuan shumë edhe pse rrezistenca ishte dhëmb me dhëmb e fyt a fyt. Falë kësaj rezistence dhe ta quajmë falë një rastësie sot jemi ata që kemi qenë para 2000 vjetve e ndoshta edhe para 200 000 vjetve. Rastësia konsiston në mundësinë e komunikimeve brenda etnisë gjatë gjithë këtyre errësirave sepse pushtuesit ishin të njejtë në gjithë hapësiren gjeografike e kulturore të etnisë sonë. Kjo ka ndihmuar shumë në përballimin e shkërmoqjes sonë si etni, si kulturë.

Në fillet e shekullit të kaluar pas atyre errësirave që na dërguan nganjëherë deri buzë theqafjës si etni, gjuhë, kulturë e komb u shfaqen rrezet e para shpresëdhënëse, jetëdhënëse. Bajlozi i zi osman u detyrua të tërhiqet pëfundimisht në strofullen e vet. Lindi Shqipëria! Gëzim i madh, shpresë e madhe! Nodhi dhe tragjedia, trungu ilir për hërë të parë u nda, u copëtua, u nëpërkëmbë, u fy si asnjëherë më parë. Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia e shpërfytytuan atë trung që me aqë sakrificë, mund e gjak u kishte bërë ballë gjithë atyre furtunave për 2000 vjet. Tash xhuxhët e skutave të Karpatve po shfrynin epshet e tyre primitive e shtazarake mbi racen më të vjetër, më fisnike, më të civilizuar të Europës. Kjo ndarje artificiale por me dimension fanatik u bë kërcnim i madh për qenien shqiptare. Solli tragjedi kombtare. Këputi çdo komunikim normal e të domosdoshëm brenda llojt. Pjesët e shkëputara i mbajti gjallë, i mbushi me energji për rezistencë pos përvojës së gjatë me pushtues të çdo lloj edhe shteti amë, Shqipëria.
Fundi i shekullit të kaluar i gjet shqiptarët në gjithë hapsirat e tyre në tymnajë. Kosova përpiqej dhëmb më dhëmb e fyt a fyt me xhuxhët e Karpateve, në Shqipëri i madh e i vogël i dha shkelmin e fundit ideologjisë xhuxhokarpatiste. Në Maqedoni, Mal të Zi shqiptarët po vlonin, ishin lodhur nga prangat.
Nga e gjithë kjo lindi shteti i dytë shqiptar, Kosova.

Shekulli i ri ka filluar mbarë me riparimin e asaj që shkatërroi fillimshekulli i kaluar. Që do të thotë integrimin e të gjitha trojeve etnike në një hapsirë kulturore shqiptare, në një shtet, një flamur, një gjuhë. Ashtu siq ka thënë Zoti.
Murat Koci
Borlänge, 28.03.2011