Nje iftar i përbashkët
Një iftar i përbashkët me xhematin e xhamisë
Xhamija me kube dhe me keremide foto te vjetra
BALLABAN XHAMISË
Oj xhami ta puthi pragun asnjëherë s’të dola hakut sa qetësi në zemër më solle e për kthim asgjë s’kërkove.
Oj xhami ta puthi pragun un te ti vij i varfër e ti e bekuar kurrë bosh s’më ktheve më mbushe shpresë e në gjoks fllad pranvere.
O çilimi i xhamisë mi ruajte gjurmët e fëmijërisë ti ma ruajte më të mirin kujtim Ballaban xhami, o malli i shpirtit tim.
Te ti po vij mbas tri dekadave un i mjeri ma ruajte vendin aty te minderi mafili me drunj arre i rrethum aromën e këndshme me dashuri e run.
Ti shatërvani i vogël me tre çezma në mes t’oborrit prapa teje varri i haxhi Gafurit atij plakut fytyrë nurit, mjekër bardhit e gojë sheqerit hafizi i Kuranit, melhemi.
Heu, u takofsha me ty në bahçe të xhenetit!
Oj xhami ta puthi pragun asnjëherë nuk ta dhashë hakun sa shumë pre teje kam mungu kjo jetë e rrejshme tu na mundu.
Tash, në shatërvanin tënd abdesin e sabahut marr një lutje Allahut për haxhi Gafurin një lutje prej meje edhe për Mensurin se shumë kohë bashkë patëm kalu e sa punë të hajrit pre tij kam përfitu, Lus Allahun për ty o vëlla prej mëshirës kurrë mos me të nda!
O ezan sa ëmbël po jehon prej asaj minares të vjetër e me gurë e rrethume vallë a ngelet zemër myslimani që akoma nuk është e zgjume?
Hajalesalah, hajalesalah erdha, erdha, oj e stolisur me drit! hajalefalah, hajalefalah ja ku jam, ja! o pragu! o drita! o shtëpi e Perëndisë!
Oj xhami ta puthsha pragun n’safin e parë si ktyneherit me haxhi Dalipin, e me haxhi Naserin me mekamin e vjetër t’hafiz Zyberit me tertilen të imam Abdullahut këtij hoxhe halilullahut këtij efendisë, këshilltarit, lumit të dijes mbarsia e mëhallës edhe e shpijës.
Ah, si po më shëtitë nëpër trup zëri i vjetër i fëmijërisë, zëri i efendisë zërat e vjetër të Ballaban xhamisë.
Këto zëra në lot malli jan tu shkri te ti gëzohem prapë si fëmij e ditëve të mia iu kthye freskia pas tri dekadave te Ballaban xhamia.
Ja Rabi, që në dorën tënde jemi krejt më shpërble mua me xhenet, në mos e patsha meritu pallatin prej ari e argjendi le ta kem të paktën Ballaban xhaminë ashtu si është në dynja, ashtu si është tani pa argjend e flori,
Dua ta gjej ashtu te Ti o Zot në xhenetin pa mbarim e kurrë prej saj mos dalsha nurin tënd me sy e pafsha! Amin!
ROBI i dobët i ALLAHUT: Arsim Leskovica
NIMETULLAH ef. KURTISHI(1928-1989) Nimetullah ef. Kurtishi është i biri i Ataullah Ef. Kurtishit, rihapësit të Medresesë Medah në Shkup, lindi në Shkup më vitin 1928. Shkollën fillore e kreu në Shkup në gjuhën turke, ndërsa shkollën e mesme tregtare e kreu po ashtu në Shkup në gjuhën serbe. Mësimet fetare i mori nga i ati i tij. Mësoi në Medah prej vitit 1941 e deri në mbylljen e saj, respektivisht Nimetullahu mësoi te babai i tij deri në vitin 1946 kur dhe Ataullah ef. ndërr
Continue ReadingHfz Sadullah Ef. Selami(frymen e fundit e dha ne sexhde) U lind më vitin 1904 në fshatin Semenishtë të rrethit të Shkupit. Pa i mbushën dy vite familja e tij shpërngulen në Shkup. Në moshën tetëvjeçare mësoi Kuranin përmendsh te Hfz Nuhi Dërmjaku i cili atëherë ishte imam në xhaminë Haxhi Ballaban në Shkup. Mësimet fetare i vazhdoi në medresenë Medah dhe ishte në gjeneratën e parë e kësaj medreseje. Pas kryerjes së mësimeve ai punoi si imam në xhaminë Xhedid Isa Beg në Shkup,
Continue ReadingPejgamberi alejhi selam ka thënë: “Robi që pluhuros këmbët e tij në rrugën e All-llahut, nuk do të përfshihet me zjarr!” (Transmeton Buhariu) #PerHajrDitaEXhuma #HayirliCumalar
Edhe një foto e vjetër nga Xhamija e Ballabanit.
Mahalla jone dikur
Xhamija e Ballabanit
#PerHajrDitaEXHumaa #HayirliCumalar