• Delete
  • Edit

About

Xhamia e fshatit Çajlanë is a mosque, located at chajlane, 1063 Skopje, Republic of Macedonia

Kahdo që të shkosh ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë(Qabja), kjo është e vërtetë nga Zoti yt. Allahu përcjell gjithçka që veproni ju.

{ Bekare, 149 }

Tags : #ReligiousCenter

Location :
chajlane, 1063 Skopje, Republic of Macedonia

Added by Jopie, at 02 October 2018

Add missing information

Add email
Add phone
Add website
Add opening hours
Add photos
Add Social Media
Add Products and Services

10 Reviews

  • Anynomous
    22 October 2018

    Në islam, adhurimi nuk është i kufizuar në ritualet dhe praktikat e njohura. Në fakt, çdo kontribut social që është i dobishëm, në islam konsiderohet si adhurim, përderisa qëllimi dhe nijeti është i mirë dhe nuk ka të bëjë thjesht me përmirësimin e imazhit tek njerëzit. Çdo vepër e mirë, fshirja e lotëve të një personi në hall, lehtësimi i një brenge, mjekimi i një plage, ushqimi i një të urituri, përkrahja e një të persekutuari, inkurajimi i një zemërthyeri, shlyerja e borxhit të një të mbyturi në borxhe, ndihma për një fukara me një tufë fëmijë, orientimi i një të humburi, arsimimi i një të paarsimuari, strehimi i një të pastrehu, largimi i një të keqeje nga një krijesë, pastrimi i një rruge, ndihma që i ofron një nevojtari etj Të gjitha konsiderohen adhurime me të cilat afrohesh me Zotin, me kusht që nijeti të bëhet për Zotin.

    report this review
  • Anynomous
    21 October 2018

    Kur qëllimi yt është kënaqësia e Zotit, pak rëndësi ka hidhërimi i njerëzve!

    report this review
  • Anynomous
    19 October 2018

    Allahu i Madhëruar na bëftë prej besimtarëve të sinqertë në këtë botë. Allahu na e mundësoftë që të jemi prej të shpëtuarve në Ditën e Llogarisë dhe qofshim prej atyre që shkojnë te Allahu I Madhëruar me zemër të pastër siç thotë Allahu Fuqiplotë në Kur’anin e shenjtë: “Në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!” (Sure “Shuara”, ajetet 88 -89). Allahu na e ndriçoftë jetën me dritën e Kur’anit! Xhuma të pranuar In Shaa Allah!

    report this review
  • Anynomous
    18 October 2018

    Besimi në Allah nuk është vetëm rregulla dhe fjalë, por është më shumë sesa kaq. Ai në radhë të parë është ndjenjë, dashuri dhe ëmbëlsi. Nëse nuk e ndjen dashurinë për Zotin, për profetin e Tij dhe për fenë e Tij, ti nuk do ta vazhdosh dot gjatë këtë rrugë. Nëse nuk e ndjen ëmbëlsinë e kësaj rruge, ty të duket njëlloj si me fe si pa fe.

    report this review
  • Anynomous
    16 October 2018

    Eshte shume e rendesishme te kuptojme se jeta eshte nje shans i shkurter i cili nuk perseritet me. Mu per kete, ajo duhet shfrytezuar maksimalisht dhe investimi yne duhet te jete ne pune te mira per veten dhe njerezimin. Keshtu ia zgjasim jeten vetes edhe pasi te mos jemi me mbi kete toke.

    report this review
  • Anynomous
    15 October 2018

    "Namazi është shtylla e dytë e Islamit. Pas shehadetit se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, menjëherë vjen namazi, për ta vërtetuar besnikërinë e atij që thotë shehadetin. Namazi vërteton dëshminë tënde. Namazi është puna e parë, për të cilën llogaritet njeriu ditën e Kijametit. "

    Hoxhë Ferid Piku

    report this review
  • Anynomous
    13 October 2018

    Besimtari nuk humb asgjë nëse e adhuron Allahun, apo ruhet nga gjërat e ndaluara, përkundrazi në këtë mënyrë ai fiton udhëzimin dhe qëndrueshmërinë, mposhtë epshet dhe gjen qetësinë shpirtërore bashkë me kuptimin e jetës që jeton.

    report this review
  • Anynomous
    12 October 2018

    Shfrytëzoje ditën e Xhuma Shfrytëzoje ditën e Xhuma, sepse në qiell është një derë nga e cila nuk refuzohet ai që e troket, nuk humb shpresat ai që kërkon, dhe mos e ngrit kokën nga sexhdeja deri sa nuk ia thua Allahut të gjitha gjërat që i ke në zemër. Xhuma të pranuar!

    report this review
  • Anynomous
    11 October 2018

    Me të vërtetë, Islami është një fe mesatare dhe e baraspeshuar andaj edhe e bënë ekuilibrimin në mes të obligimeve ndaj Allahut xh.sh dhe ndaj njerëzve, ndaj familjes dhe ndaj shpirtit. E kjo është ajo që ka ardhur në hadithë ku thotë i Dërguari s.a.v.s: ’’ Me të vërtetë, ti ke ndaj Allahut xh.sh obligime, ndaj vetës tënde ke obligime, ndaj familjes tënde ke obligime andaj jepja çdo kujt të drejtën e tij ‘’.

    report this review
  • Anynomous
    09 October 2018

    Çfarë mësoi besimtari nga jeta?

    Ai mësoi që kjo jetë e shkurtër është e përzier dhe e ngatërruar, mes të mirës dhe së keqes, mes drejtësisë dhe dhunës, mes të vërtetës dhe të kotës, mes gëzimit dhe dhimbjes. Ai mësoi se kjo jetë nuk është qëllimi dhe preokupimi, e as përfundimi i tij.

    Ai mësoi se kjo jetë është thjeshtë rruga për një jetë tjetër më të mirë, për një jetë tjetër që mbetet dhe vazhdon, jo si kjo që ikën e mbaron.

    Ai mësoi se vetëm ajo jetë është bërë që njeriu të marrë atë që ka vepruar, e mirë a e keqe qoftë. Në këtë mënyrë, ai u rehatua nga pyetja që e mundonte vazhdimisht rreth jetës dhe vdekjes: ‘‘Cila është e fshehta që ato mbajnë? Ç’vjen pas tyre?‘‘

    Besimtari u ndie i qetë kur mësoi se është krijuar dhe bërë për jetën e pasosur dhe se vdekja ndodh vetëm që ai të kalojë nga një etapë në tjetrën, nga kjo jetë në të amshueshmen.

    report this review

Rate & Write Reviews