Projekt i ri i Ministrisë për vetëqeverisje lokale "Përmirësimi e qeverisjes komunale" i cili po realizohet në bashkëpunim me UNDP-në
Një falënderim i megjithëzemërt për të gjithë ata qytetarë që me vite të tëra duruan, punuan dhe sakrifikuan për të arritur deri në këtë ditë. Pa të gjithë ju, asgjë nga këto që kemi arritur nuk do të kishte qenë e mundur. Një faqe e re e historisë sonë po hapet dhe kërkohet nga të gjithë ne që të jemi të përgaditur. URIME
Голема срдечна благодарност на сите граѓани коишто со години трпеливо работеа и се жртвуваа за да стигнеме до овој ден. Ништо од ова не ќе можеше да се постигне без сите вас. Нова страница на историјата се отвара и се очекува подготвеност од сите нас. ЧЕСТИТКИ
Sot prita në takim shefin e ri të Misionit të OSBE-së, ambasadorin Klemens Koja.
Денеска остварив средба со новиот шеф на Мисијата на ОБСЕ, амбасадорот Клеменс Која.
Në këtë takim, ambasadorit Koja i dëshirova punë të suksesshme në vendin tonë, si njohës i mirë i rrethanave në rajon, pas misionit të tij të mëparshëm në Beograd. Gjithashtu, theksova se kjo është periudhë shumë e rëndësishme politike për Republikën e Maqedonisë dhe shpreha optimizmin tim se qeveria do të jetë në gjendje të përmbyllë procesin demokratik të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ambasadori Koja shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të OSBE-së me Qeverinë dhe Ministrinë e vetëqeverisjes lokale. -OBSE ka përvojë pozitive të bashkëpunimit me Ministrinë e vetëqeverisjes lokale dhe mund të ndihmojnë në zbatimin e procesit të decentralizimit, në mënyrë të veçantë në mbështetje të koordinimit ndërinstitucional në zbatimin e Strategjisë për reformën e administratës publike në nivel lokal, në zbatimin e Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet në komuna si dhe në inkurajimin e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje, tha ambasadori Koja.
Qeveria do të ndihmojë Komunat për ti paguar borxhet.
Me rebalansin e buxhetit parashihet edhe mbështetje financiare për komunat në vlerë prej 3,9 milijardë denarë, të cilat do të shfrytëzohen për pagesën e borxheve të papaguara.
Ndarja e këtyre mjetëve do të realizohet me propozimin e një ligji i cili duhet të votohet në parlament dhe vendosjen e një mekanizmi për të parandaluar që në të ardhmen të hyjnë në borxhe të reja.
Mbështetja financiare e Komunave do të jetë e mundshme vetëm nëse do të votohen ndryshimet kushtetuese në parlament,në të kundërtën do të shkohet në zgjedhje dhe në buxhetin e vitit 2019 nuk është planifikuar hapësirë fiskale për mbështetje të komunave për pagesën e borxheve.
Со Ребалансот на Буџетот им се помага на општините да ги намалат долговите.
Предвидена е и финансиска поддршка на општините од 3,9 милијарди денари, кои ќе се искористат за плаќање на доспеани а неплатени долгови
Ке биде предложен закон со кој ќе им бидат поделени парите на општините со кој ќе се спречи натамошно трупање долгови. Со овој ребаланс предвидовме начин да им се помогне на општините, но само ако Собранието го отпочне процесот на уставни измени. Во спротивно ќе има избори и во Буџетот за 2019 година кој го сработивме не е предвиден фискален простор за помош на општините, односно не се предвидени средства за сервисирање на долговите.
Me pjesëmarrje të përfaqësuesve të institucioneve kompetente të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë,në qytetin e Dojranit u shënua Dita Evropiane e bashkëpunimit.
Në nivel lokal,bashkëpunimi midis dy vendeve tona gjithnjë ka ekzistuar. Përmes bashkëpunimit krijojmë perspektiva të qarta për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Republika e Maqedonisë nuk ka alternativë tjetër. Të gjitha subjektet politike në vend kanë përgjegjësi për të hapur rrugën, për të marrë përgjegjësinë dhe për t'u dhënë qytetarëve një të ardhme evropiane. E ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian. Qytetarët tanë, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, me realizimin e projekteve të përbashkëta me shtetet anëtare të BE-së, duke shfrytëzuar benefitet e regjimit pa viza, me realizimin e ekzistencës nga vendet e Bashkimit Evropian, tashmë hapërojnë kësaj rruge, kthim prapa s’ka. Minister, Suhejl FAZLIU!
Në konferencën "Ditët e zhvillimit rajonal dhe fondet e BE-së" që po mbahet në Shibenik të Kroacisë. Konferencën e hapi kryeministri i Kroacisë z.Andrej Plenkoviq, ndërsa të pranishëm në këtë konferencë ishin ministra dhe delegacione ministrore nga Republika Çeke, nga Bullgaria, Hungaria, Polonia, Rumania, Sllovenia, Sllovakia dhe Malta. Organizator i Konferencës është Ministria e zhvillimit rajonal dhe fonde të BE-së e Kroacisë. Konferenca duhet të shërbejë si platformë për shkëmbimin e informacioneve dhe praktikave të mira midis vendeve, autoriteteve kombëtare dhe lokale dhe shfrytëzuesve të tjerë të fondeve të Bashkimit Evropian.
Rajoni i Pollogut me projekt konkret per menaxhim me mbeturinat! Problemi me menaxhimin e deponive te egra,per vite me rradhe paraqet problem dhe shqetesim te arsyeshem te qytetareve te vendit per sa i perket cilesise se jeteses se tyre.Prandaj edhe Ne si Qeveri ne bashkepunim me komunat dhe partneret tane nderkombetar jemi te perkushtuar qe ne nje afat sa me te shkurter te mundshem,ketij problemi krucial ti japin form dhe zgjidhje te perhershme institucionale.
Sot,në Qeverin e Republikës së Maqedonisë,ministri i Vetëqeverisjes Lokale,z.Suhejl Fazliu dhe përfituesit e fondeve,firmosën marrëveshjet për bashkë-financimin e projekteve nga thirrja e parë në suaza të Programit për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Greqisë.
Денеска во Владата на Република Македонија, Министерот за локална самоуправа Сухејл Фазлиу и корисниците на средствата ги потпишаа договорите за кофинансирање на проектите од првиот јавен повик во рамки на Програмата за прекугранична соработка меѓу Република Македонија и Грција.
Në mesin e bartësve të këtyre projekteve gjenden edhe Institucione Shëndetësore Publike,Drejtoria e Doganave,Qendra për Menaxhim me Kriza,Komunat,Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planorë Juglindorë dhe Organizatat Civile.Përfitues indirekt të këtyre projekteve janë qytetarët e katër rajoneve planore në Republikën e Maqedonisë dhe të pesë rajoneve të Greqisë. Me gjithsej 15 milionë euro nga Bashkimi Evropian,40 projekte janë financuar nga thirrja e parë publike. Marrëveshjet për bashkëfinancim u firmosën nga ministri për Vetëqeverisje Lokale,z.Suhejl Fazliu. Të gjithë aplikantët që siguruan fonde për projektet,ndihmojnë veten dhe komunitetin lokal. Në të njëjtën kohë, realizohen çështje prioritare pa shpenzuar fonde nga buxhetet komunale.
Меѓу носителите на проектите се и јавни здравствени установи, Царинската управа, Центарот за управување со кризи, општини, Центарот за развој на југоисточниот плански регион, граѓански организации. Индиректни корисници се граѓаните од четири плански региони во Република Македонија и од пет региони од Грција.
Со 15 милиони евра од Европската Унија се финансираат 40 проекти од првиот јавен повик. Договорите за кофинансирање ги потпиша министерот за локална самоуправа Сухејл Фазлиу: Сите апликанти што обезбедија средства за финансирање на проектите, си помагаат на себе и на локалната заедница. Во исто време се реализираат приоритетни прашања, без да се трошат средства од општинските буџети.
Më paraqet nder të veçantë që sot bëra hapjen solemne të Konferencës rajonale e cila u mbajtë në Shkup në kuadër të projektit "PROGRAMI RAJONAL MBI DEMOKRACINË LOKALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR". Në hapjen e konferencës fjalim mbajti edhe zonja Liselot Isakson nga Komisioni Evropian- udhëheqëse e sektorit pranë Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, sektor për bashkëpunim rajonal dhe programim për Ballkanin Perëndimor.
Projekti ka për qëllim të forcojë demokracinë dhe procesin e integrimit në BE në vendet e Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet fuqizimit të shoqërisë civile duke mundësuar pjesëmarrjen e saj aktive në vendimmarrje si dhe nxitjen dhe krijimin e një mjedisi ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile. Shtetet përfituese të këtij projekti janë: 6 vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Republika e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia. Bëhet fjalë për një projekt shumë të suksesshëm i cili për herë të parë ka filluar të zbatohet në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa më pas në vitin 2017 Bashkimi Evropian i ndau 10 milionë euro në mënyrë që projekti të jetë rajonal në të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Nga viti 2019 fillon realizimi i Planit aksionar për reforma në administratë!
Këshilli për reforma në administratën publike sot e mbajti mbledhjen e tretë me qëllim për të koordinuar institucionet për reformat kyçe në këtë sferë në periudhën në vazhdim. Në mbledhje është diskutuar për implikimet buxhetore për vitin 2019 nga Plani aksionar i Strategjisë për reforma në administratën publike, si dhe për propozimin për vendosjen e sistemit të ri për shërbim të lartë udhëheqës. Janë shqyrtuar edhe propozime për përcjellje të emërtimeve dhe shkarkimeve, punësime dhe përjashtime si pajisje e cila do të kontribuojë për departizimin e administratës publike. Ministrat për shoqëri informatike, financa dhe punë dhe politikë sociale kanë theksuar se institucionet tanimë punojë vazhdimisht në analizën për përgatitjen e planit aksionar i cili do të fillojnë të realizohet nga viti i ardhshëm. Sipas ministrit të financave Dragan Tevdovski, kjo reformë është më se e nevojshme dhe do të kontribuojë për të vënë renditje financiare në funksionimin e institucioneve dhe organet në administratën shtetërore. Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu theksoi se reformat të cilat bëhen në nivel qendror, do të duhet të zbatohen edhe në nivel lokal.
“Happy 27th Independence Day” .Official Ceremony
Në cilësin e Ministrit,gjatë fillimit të fushatës për Referendumin e 30-të shtatorit!
Turizmi avanturistik Ohër-Pogradec Ministri i Vetëqeverisjes Lokale,z.Suhejl Fazliu,së bashku me Udhëheqësin e Sektorit për bashkëpunim pranë Delegacionit të KE-së në vend,z.Nikola Bertolini dhe Kryetarët e komunave Ohër-Pogradec,promovuan projektin "Liqeni i Ohrit destinacion i sigurt për turizmin avanturistik" Projekti në fjalë kapë shumën prej 415,000 euro,mjete këto të siguruar nga IPA fondet e BE-së dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Kemi bindjen se ky projekt do të shërbejë në zhvillimin e këtij lloji të turizmit në të dyja anët e kufirit.
Të dashur besimtarë myslimanë!
Festa e Kurban Bajramit na kujton ndjenjat e besimit, devotshmërisë dhe sakrificës ndaj të Plotfuqishmit Allah.
Uroj që kjo ditë të jetë ditë bashkimi, tolerance dhe mëshire për njëri tjetrin!
Nga zemra Ju uroj Festën e Kurban Bajramit!
Sinqerisht,
Suhejl Fazliu Ministër i Vetëqeverisjes Lokale