Leadership is a journey, not a destination!
Për më tepër se një dekadë, Amanda Moor ka pasur privilegjin të punojë në iniciativa globale për paqe, mentorim, dhe zhvillim të lidershipit. Nga organizimi i mbledhjeve ndërkombëtare, deri tek mbështetja e programeve për mentorim në punë me lidershipin kombëtar për të bashkuar ndikuesit dhe liderët global; Amanda operon me besimin se me shumë përkushim edhe një grup i vogël miqësh mund të bëj ndryshim edhe për çështje me impakt global. Ajo beson fuqishëm se kujdesi për botën... fillon nga rrethi i ngushtë miqësor, dhe që ndryshimi të përhapet duhet fillimisht të iniciohet nga brenda.
Nga viti 2011 deri në 2016, ajo është aktivisht e kyçur në ekipin e Strategjisë Renew (Gjallëroj). RENEW është një kompani për këshillime dhe ndikim në investime, që lehtëson investimet private biznesore në Afrikë. Amanda ka menaxhuar me prezencën online të Renew dhe gjatë kohës së saj, kompania kishte zhvillimin më të madh në Rrjetin Impact Angel Network të SHBA-ve për Afrikë.
Aktualisht, ajo po vazhdon të bashkëpunojë përkrah ndikuesve dhe liderëve botëror si një mentor dhe trajnues, duke tentuar të inspirojë një familje globale më paqësore dhe prosperuese.
See MoreNjë lider i mirë duhet të jetë i mirëfilltë në çdo fushë, prandaj është thelbësore paraqitja në publik dhe debati. Këtë javë dëgjuam leksionin mbi debatin dhe PR-in nga profesionisti i dalluar i ekranit shqiptar në Maqedoni, Nazim Rashidi .
Përveç aspektit teorik, pjesëmarrësit patën mundësinë që të praktikojnë "hilet" e mësuara me mjeshtri të rrallë përmes debatit të improvizuar, për të kaluar më pas në një debat të mirëfilltë.
Tē rinjtë e përgjegjshëm si këta këtu, janë shpresë dhe dëshmi se shoqëria jonë shkon drejt progresit.
Ekipet e punës të ndarë sipas projekteve në kuadër të Shkollës, vazhdojnë koordinimin me entuziazëm të pashoq.
#ProjektiStopBullizmit
Java e tretë e Shkollës për Lidership, të Folurit Publik dhe Debat, përfundoi me sukses!
Përgjat ditës së djeshme patëm kënaqësi të mësojmë nga leksioni i Nazim Rashidit; për të vijuar më pas me një nga emrat më eminent, më të dëshmuar dhe personi më i investuar i sektorit civil, Delina Fico. Nxitja e mendimit kritik është theksi i këtij leksioni, njëherit edhe një nga qëllimet e shkollës. Pjesëmarrësit u sfiduan në këtë kontekst dhe arritën të kuptojnë që qëndrimet e ndryshme nganjëherë jokonformiste janë gjithmonë në favor të progresit të përgjithshëm.
Përveç leksioneve, pjesmarrësit po punojnë intenzivisht në grupe për të realizuar aktivitetet e projekteve me të cilët ata udhëheqin!
Këtë të shtunë na bashkëngjitet për ligjëratën e ardhshme nga tema e lidershipit, një nga personazhet më me influencë në sferën e shoqërisë civile, Delina Fico.
Gjatë njëzet e dy viteve të fundit Delina Fico, ka punuar si menaxhere, eksperte, këshilltare dhe anëtare e bordit për shumë organizata, agjencione dhe kompani nacionale, lokale dhe internacionale. Institucione të cilat fokusohen në shoqërinë civile dhe zhvillim të komunitetit, barazi gjinore dhe përforcim të instituc...ioneve publike në Evropën Qëndrore dhe Lindore, Kaukaz, Azinë Qëndrore, dhe ShBA. Përfshirë këtu eksperiencat e punës në East West Management Institute, Inc., World Learning for International Development, Chemonics, UN Women, the Urgent Action Fund for Women's Human Rights, Network of East West Women, Fondacioni Soros në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe Open Society Institute në New York.
Në këtë kontekst të karrierës Delina u ka mundësuar trajnim dhe mentorim një numri të gjerë organizatash dhe individësh në sferën e përfaqësimit, planifikimit strategjik, zhvillimit organizativ, zhvillimit të bordit, rrjetëzim, aftësi lidershipi, mbledhje të fondeve, integrim gjinor dhe gjithë përfshirje të masës.
See MoreTë nderuar,
Ky pyetësor është pjesë e hulumtimit të projektit “Parandalimi i migrimit të të rinjve në rajonin e Pollogut”, i cili realizohet në kuadër të Shkollës për Lidership, të Folurit Publik dhe Debat.
Јu lutemi ndani pak nga koha juaj për të ju përgjigjur anketës tonë!
Faleminderit Iam-Water që kujdeset të mbajë të hidratuar pjesëmarrësit dhe ekipin e SHkollës për Lidership, të Folurit Publik dhe Debat, për çdo javë resht.
Iam Water më shumë se gjithkush e din se çfarë do të thotë Lidershipi dhe aq më shumë ai PA EGO. Faleminderit! 🙏🏻
Në kuadër të javës së dytë të Shkollës për Lidership, të Folurit Publik dhe Debat sot u trajtua tema e Lidershipit, stileve të lidershipit, tipareve të liderëve dhe hyrje në ciklin e menaxhimit me projekte.
Poashtu grupi ka trajtuar dy projekt-ide të cilat do të zbatohen nga vet ata dhe në këtë mënyrë do të ushtrohet lidershipi në vepër.
Nuk kemi dyshim se lidershipi ynë do e shfaq veten në dritën më të mirë përgjatë realizimit të kësaj sfide të radhës në rrugën drejt ngritjes së tyre personale dhe profesionale.
Një lider është ai që vendos interesin e përgjithshëm edhe përpara vetes!
Nga një prej të këtillëve ka fatin që të udhëhiqet edhe foleja e dijes, South East European University (SEEU).
Në trajnimit e Shkollës për Lidership, të Folurit Publik dhe Debat, fakti që kemi akses për të shfrytëzuar sallën në UEJL, na bën të ndihemi komod dhe na jep akoma më shumë ndjenjën e dinjitetit si liderë të rinj në shoqërinë tonë. Aq më shumë kur ky tempull i dijes paraqet një vend ku dalin ku...adro të mirëfillta profesionistësh.
Kur dija e arritur në sistemin formal të edukimit, plotësohet me dije dhe shkathtësi praktike, profili i profesionistit fiton tamam formësimin e kompletuar, për të çarë përpara me besim dhe vendosmëri.
Faleminderit Business Development Center - SEEU për korrektësinë e skajshme dhe mbështetjen e parezervë.
Mirënjohës ndaj jush!
See MoreShkolla për Lidership, të Folurit Publik dhe Debat, sot filloi rrugëtimin me gjeneratën e ardhëshme të liderëve të rinj.
Ligjërata e parë u realizua në hapësirat e South East European University (SEEU), të cilin institucion e falenderojmë për mbështetjen e parezervë për ne. Përpos mentorëve të këtij viti të Shkollës, Pranvera Kasami dhe Nazim Rashidi, pjesmarrësit patën mundësinë të ndëgjojnë leksione nga figura e dashur e ekranit shqiptar, Sonila Meco. Mësuam shumë nga përvoja ekstraordinere e ligjërueses si dhe u njoftuam me shembuj të ndryshëm të fjalimeve publike, praktika të mira dhe jo të mira, si dhe mësuam disa nga teknikat më të rëndësishme për një paraqitje të suksesshme publike.
Deri në ligjeratën e ardhëshme, do të presim të dëgjojmë lidershipin në vepër!
Kjo është mundësia e fundit për t'u pajisur me certifikatën e akredituar.
Sonte mbyllen aplikimet për Shkollën për Lidership, të Folurit Publik dhe Debat...
Çdo nismë e re dhe çdo hap i hedhur drejt përmirësimit të vetvetes dhe shoqërisë, është kontribut madhor që duhet vlerësuar dhe përkrahur nga të gjithë ne.
Shkolla për Lidership, të Folurit Publik dhe Debat, ishte një iniciativë së cilës ia besova gjithë këto javë trajnimi dhe nuk u pendova për asnjë çast.
Në Shkollën për Lidership, të Folurit Publik dhe Debat, jo vetëm që kisha mundësi të latoja mendimet më amorfe që notonin në psikën time, por arrita që t'i orientoja të një...jtat në paralelizmin e rrugëve që njerëz më të suksesshëm dhe më të ditur se ne, vendosën t'i hapërojnë me vetëbesim dhe qëndrueshmëri.
- Fatjona Abdullahi
See More...Ka më shumë se një arsye që më bëjnë të mendoj që Shkolla për Lidership, të Folurit Publik dhe Debat do ngelet padyshim një nga eksperincat më të bukura dhe të veçanta të jetës sime.
Një ndërthurje mjaft mirë e menduar dhe struktuar ishte që përmes kësaj shkolle ne tejkaluam frikën e të folurit në publik si dhe mësuam mënyrat më efektive të një debati konstruktiv, andaj për këto dhe shumë arsye të tjera gjithmonë do ndjehem jashtëzakonisht krenare dhe e privilegjuar që mu dha mundësia të jem pjesë e kësaj Shkolle...
- Miranda Ajdini
...Pritshmëritë janë mbi ato që kam pritur, prandaj edhe pjesmarrja ime në këtë Shkollë më ka bindur që nuk kam ditur ca gjëra që i kam mësuar...
- Xhenur Iseni
...Personalisht vlërësoj se ky program më mundësoi avansimin e aftësive të mia komunikative që njëkohësisht nënkupton edhe zhvillimin e aftësive debatuese publike.
Ajo që është specifike për këtë program jo –formal të edukimit është se mundëson që nëpërmjet pjesmarrjes aktive të zgjerohet edhe diapazoni i të menduarit dhe të vepruarit ndryshe.
Lidershipi është një set i aftësive që mësohet gjatë trajnimit, perceptimit, praktikës dhe së fundi eksperiencës...
...- Visar Palloshi
See More