Më 06.07.2010 Bashkësia Fetare Islame përuroi themelimin e Organizatës Humanitare “ HILAL” me të vetmin qëllim që nëpërmjet saj të zhvillojë edhe aktivitetet humanitare në atë mënyrë dhe formë që ka bërë deri më tani.
OH “Hilal” ndau ndihma për jetimët e Shkupit
Shkup, 6 nëntor – Sot, në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Organizata Humanitare “Hilal” që vepron në kuadër të BFI në RM, ka shpërndarë një sasi të konsiderueshme të pakove me produkte ushqimore e higjienike për shumë jetimë që jetojnë në territorin e Myftinisë së Shkupit.
Seminar dyditor mbi rolin e organizatave humanitare në situata lufte
REAGIM
Organizata humanitare “HILAL” që funksionon në kuadër të BFI në RM, duke i shprehur përkrahje të parezervë në veprimtaritë fetare e patriotike Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, shpreh indinjatë të thellë kundër të paudhëve, kundër të pafeve, të pazotëve e të pa përcaktuarve kombëtarisht, të cilët, si hiena u sulen BFI-së në krye me Kryetarin e saj Reisul Ulema H.Sulejman ef.Rexhepi, duke menduar se ky Institucion është kafshatë lehtësisht e përtypshme. Këta hie...na si Muhamed Zekiri duhet të dinë një gjë: nëpër shekuj, shumë pushtete, shumë cara e ushtri kanë kaluar e janë harruar pa nam e nishan, kurse Bashkësia Fetare Islame ekziston edhe sot e kësaj dite. Kjo falë predikuesve fetarë, falë popullatës sonë të devotshme si dhe falë liderëve tanë shpirtëror, të cilët sot shembëllejnë në guximin, në intelektin, në devotshëmrinë, në aftësinë dhe në vendosshmërinë e H. Sulejman ef. Rexhepit i cili, si asnjë lider më parë, diti, din, dhe dot din mjeshtërisht të menaxhojë me BFI në RM. Atyre që ia kanë inat dhe mendojne se do ta gjunjëzojnë, i themi që, rreth tij ka shumë njerëz besnik të cilët janë të përgatitur të flijojnë gjithçka për Të dhe insitucionin e vetēm të shenjt ne vendin ton, Bashkesin Islame nën udhëheqjen e të pazëvendësueshmit ekselencës së tij Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi. Fuqishë e përkrahim dhe mbështesim qe edhe për shum vite të menaxhoj dhe udhëheq me këtë Institucion, sepse êshtë i vetmi qe ka mund dhe mundet me e refuzuar dhe stopuar çfarëdo përpjekje të institucioneve shtetërore për ta vënë nën kontroll BFI-në nepêrmjet strukturave dhe qarqeve te dyshymta të nëntokës. Sulejman Rexhepi nuk është vetë, pas tij është një ushtri e tërë e Allahut Fuqiplotë.
Mustafa Dauti, Kryetar i OH “Hilal”
See MoreOH Hilal ndau ndihma humanitare në Prilep
Prilep, 10 qershor – Karavani i ndihmave humanitare të OH Hilal që funksionon në kuadër të BFI në RM, sot ëshhtë ndalur në territorin e Myftinisë së Prilepit, ku kryetari i Organizatës, Mustafa Dauti, bashkë me Myftiun e Myftinisë së Prilepit, Shefket ef. Imeri, kanë shpërndarë rreth 4500 kg pako me artikuj ushqimor dhe higjienik.
OH Hilal ndau ndihma në Resnjë
Resnjë 9 qershor – Me qëllim që sa më shumë familje skamnorë të përfshihen në aksionet humanitare të OH Hilal të cilat i ka ndërmarrur përgjatë Muajit të mëshirës, kjo Organiatë sot ka ndarë pako për ata myslimanë skamnorë të evidentuar në listat e këshillave të xhamive të territorit të Resnjeës. Me këtë rast, kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti si dhe koordinatori i Myftinisë së Resnjës, Xhunejd ef. Jashar, kanë shpërndarë 3375 kg pako me produkte të ndryshme ushqimore dhe higjienike.
OH HILAL NDAU NDIHMA NË MANASTIR
Manastir, 9 qershor – Sot aksionin humanitar për nderë të muajit të mëshirës, OH Hilal e zhvilloi në territorin e Myftinisë së Manastirit.
OH Hilal ndau ndihma në Strugë
Strugë, 7 qershor – Karavani i ndihmave humanitare me rastin e Muajit të mëshirës, Ramazanit, ka qëndruar në territorin e Myftinisë së Strugës. Me këtë rast, Kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti, si dhe Myftiu i Myftinisë së Strugës, Salim ef. Sulejmani, ndanë mbi shtatë ton pako me ndihma në artikuj ushqimor e higjienik. Pakot u shpërndanë sipas listës së hartuar paraprakisht nga këshillat e xhamive e në të cilën ishin të përfshirë rastet më të rënda sociale në këtë territor.
OH HILAL ndau ndihma në Dibër
OH HILAL ndau ndihma në Tetovë
Tetovë, 17 maj – Sot, OH Hilal që funksionon në kuadër të BFI në RM, aktivitetin e vet humanitar e ka zhvilluar në territorin e Myftinisë së Tetovës. Në bazë të listës së përpiluar nga këshilli i xhamive të kësaj Myftinie me emrat e rasteve më të rënda sociale në këtë qytet dhe rrethinë, janë shpërndarë shtatë ton me produkte të ndryshme ushqimore dhe higjienike.
Karavani i ndihmave në Gostivar
OH HILAL nisi karavanin humanitar për nderë të Muajit të agjërimit
Fillimi i ndarjes së ndihmave nga O. H. H I L A L