• Delete
  • Edit

About

Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike - KriThink is located at Apostol Guslarot 40, 1000 Skopje, Republic of Macedonia. They can be contacted via phone at +38923109325, visit their website crithink.mk for more detailed information.

Krithink promovon shkathtësi elementare mediatike, stimulon kulturën e mendimit kritik, pluralizmin e mendimeve dhe vlerat demokratike.

Tags : #EducationWebsite

Location :
Apostol Guslarot 40, 1000 Skopje, Republic of Macedonia

Mailing List

Enter your email to get updates and special deals from Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike - KriThink

Add missing information

Add email
Add opening hours
Add photos
Add Social Media
Add Products and Services

14 Reviews

  • Anynomous
    21 November 2018

    Në një tekst të gazetarit, burimi i gazetarit është njëri nga faktorët më të rëndësishëm për saktësinë e informacionit, rëndësinë dhe vërtetësinë e pretendimeve që bëhen në tekst. Burimet mund të jenë zyrtare dhe jozyrtare, dhe këto të fundit nuk është e thënë t’i zbulohen publikut, edhe pse ato janë të njohura nga gazetari dhe redaksia. Më shpesh, redaksitë dhe gazetarët profesionistë kanë dëshmi me të cilat mbështeten pretendimet e bëra nga burimet jozyrtare.

    Shkruan: #SilvanaZhezhova

    #ManipulimeMediale #KriThink #MendimKritik #ShkrimEdukativ #LEXO

    report this review
  • Anynomous
    21 November 2018

    Ç’është komenti? Kohët e fundit, në disa ueb-faqe në Maqedoni mund të hasen artikuj që plasohen si lajm, e në fakt janë komente, të cilat zakonisht nuk kanë autor. Kufiri ndërmjet lajmit dhe komentit gjithnjë e më shumë po humbet, sidomos kur bëhet fjalë për artikujt që publikohen në disa portale, të cilat, për ta mbrojtur një parti politike apo një person, në vend të lajmit, lexuesve të tyre u ofrojnë koment, gjegjësisht këndvështrim të vetin të situatës. Shkruan: #АnaAnastasovska #KriThink #MendimKritik #ManipulimeMediale #shkrimedukativ #Lexo⤵️

    report this review
  • Anynomous
    19 November 2018

    Në një ambient të elektrizuar politik, në të cilin zhvillohet implementimi i Marrëveshjes së Prespës me përgatitjet për ndryshime kushtetuese, në një pjesë të mediave doli lajmi se ministresha e drejtësisë, Renata Deskovska, ka paralajmëruar largim të ASNOM-it nga Preambulaa e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, ndërsa njëri nga ato artikuj i nënshtrohet këtij recensioni.

    Recenzuese: @Јugosllava Dukovska

    #ManipulimeMediale #MendimKritik #KriThink #Recension #LEXO⤵️

    report this review
  • Anynomous
    16 November 2018

    RECENSION: Lexuesit të besojnë vetëm kur gazetari ka përdorur fakte dhe jo supozime Thirrja në probabilitet dhe analogjia e rrejshme janë dy mekanizma për të manipuluar me opinion. Të dy mekanizmat e karakterizojnë produktin gazetaresk që sot po e recensojmë. Thirrja në probabilitet bëhet me tendencë që të besohet se diçka që mund të ndodhë është argument se e njëjta patjetër duhet të ndodhë. Ndërkaq, analogjia e rrejshme ka të bëjë me prirjen për të bërë analogji mes dy gjërave që nuk lidhen dhe pastaj analogjia të përdoret për të ngritur supozime. Recensues: Xhenis Sulimani #KriThink #MendimKritik #ManipulimeMediale #Recension #VerifikimiFakteve #Lexo↘️

    report this review
  • Anynomous
    16 November 2018

    RECENSION: Lexues, kujdes nga analizat fiktive të mendimit publik! Në tekstin që po recensojmë, ka bollëk shkeljesh dhe daljesh nga standardet themelore të gazetarisë. Gazetari nuk duhet të bëhet analist, matës i shikueshmërisë, e matës i ndjenjave të qytetarëve e të tjerë. Ai është mbledhës i fakteve dhe argumenteve, dhe korrigjues i shoqërisë, por jo edhe avokat i politikanëve siç është bërë në këtë tekst që është PR klasik. Lajmi është i mirë derisa e klikon, pasi titulli të jep ndjesinë se do të lexosh një anketë serioze me numra të besueshëm, ndërsa në fakt lexon analizë të dikujt që thirret në disa “analistë”. Recensuese: Ferikan Iljazi Arifi #KriThink #MendimKritik #ManipulimeMediale #Recension #VerifikimiFakteve #Lexo↘️

    report this review
  • Anynomous
    16 November 2018

    RECENSION: Manipulim i vrazhdë me tuitin e eurokomesarit Me këtë tekst bëhet një manipulim i vrazhdë dhe interpretim i rrejshëm i tuitit të eurokomesarit për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Јohanes Han. Tuiti i Hanit për takimin në margjinat e samitit të EPP, me një pjesë të funksionarëve të mëparshëm të VMRO-DPMNE-së, të cilët u përjashtuan nga partia nuk është i qartë sa duhet. Mirëpo, kjo nuk i jep të drejtë autorit të.... Recensuese: Simona Atanasova #KriThink #MendimKritik #ManipulimeMediale #Recension #VerifikimiFakteve #Lexo↘️

    report this review
  • Anynomous
    16 November 2018

    RECENSION: Lexues, kujdes nga analizat fiktive të mendimit publik! Në tekstin që po recensojmë, ka bollëk shkeljesh dhe daljesh nga standardet themelore të gazetarisë. Gazetari nuk duhet të bëhet analist, matës i shikueshmërisë, e matës i ndjenjave të qytetarëve e të tjerë. Ai është mbledhës i fakteve dhe argumenteve, dhe korrigjues i shoqërisë, por jo edhe avokat i politikanëve siç është bërë në këtë tekst që është PR klasik. Lajmi është i mirë derisa e klikon, pasi titulli të jep ndjesinë se do të lexosh një anketë serioze me numra të besueshëm, ndërsa në fakt lexon analizë të dikujt që thirret në disa “analistë”. Recensuese: Ferikan Iljazi Arifi #KriThink #MendimKritik #ManipulimeMediale #Recension #VerifikimiFakteve #Lexo↘️

    report this review
  • Anynomous
    09 November 2018

    RECENSION: Lexuesi duhet të dijë se komentet nuk kanë vend në lajme Është e patjetërsueshme për gazetarin që të “zhveshë” veten nga emocionet, vlerësimet personale, komentet dhe pikëpamjet e tij, përpara se të shkruajë një lajm. Ka raste kur komentet shfrytëzohen për të plotësuar një informacion, ndoshta për t’i dhënë më shumë ngjyrim lajmit, por është formë e gabuar e raportimit, si që e kemi rastin në fjalë. Recensuese: FatLumee Dervishi #KriThink #MendimKritik #ManipulimeMediale #Recension #VerifikimiFakteve #Lexo↘️

    report this review
  • Anynomous
    09 November 2018

    Në mediat e Maqedonisë, sidomos në edicionet onlajn, shumë shpesh mund të lexohen informata që shpifin persona të caktuar, funksionarë publikë apo persona të tjerë nga sfera publike, pa mbajtur llogari për vërtetësinë e informatave që publikohen. Ka gazetarë që duke u fshehur pas fjalës “spekulime”, i lejojnë vetes të publikojnë gjithçka dhe për këtë arsye nuk përpiqen t’i verifikojnë ato. Por nuk janë të vetëdijshëm se spekulimet e tilla mund t’u sjellin padi për shpifje... Shkruan: #АnaAnastasovska #KriThink #MendimKritik #ManipulimeMediale #shkrimedukativ #Lexo⤵️

    report this review
  • Anynomous
    08 November 2018

    RECENSION: Ecja në këmbë e prokurores së Prokurorisë Speciale Fatime Fetai, në asnjë mënyrë nuk është lajm me interes publik

    Padyshim, disa informata që mediat i shndërrojnë në lajm aspak nuk kanë interes publik, janë të kota dhe aq më shumë do t’i interesonte publikut. I tillë është shembulli për shndërrimin në lajm, ecjen në këmbë të prokurores së Prokurorisë Speciale Fatime Fetai. Ky tekst, madje dhe fyen intelegjencën e lexuesit se qenka diçka për tu shkruar nëse dikush kryen një funksion njerëzor, të ecurit! Recensuese: Ferikan Iljazi Arifi #KriThink #MendimKritik #ManipulimeMediale #Recension #VerifikimiFakteve #Lexo↘️

    report this review
  • Anynomous
    08 November 2018

    RECENSION: Qytetari: Çairi vazhdon të mbetet si Kandahari, edhe pse kaluan 1 vjet nga ‘’Kontrata’’ e Visar Ganiut Teksti që po e recensojmë është shembull se si nuk duhet të duket një produkt gazetaresk, sidomos kur u adresohet politikanëve. Teksti në fjalë nuk ka argumente. Recensues: Xhenis Sulimani #KriThink #MendimKritik #ManipulimeMediale #Recension #VerifikimiFakteve #Lexo↘️

    report this review
  • Anynomous
    08 November 2018

    Teoria e gazetarisë ka krijuar rregulla të shumta për shkruarjen e teksteve gazetareske. Njëra nga këto rregulla është që për çdo deklaratë, citim nga ndonjë dokument të theksohet burimi. Me këtë sigurohet konteskt dhe mbështetje për pohimet që janë bërë në tekst.... Shkruan: Rada Isovska Manevska #KriThink #MendimKritik #ManipulimeMediale #shkrimedukativ #Lexo⤵️

    report this review
  • Anynomous
    08 November 2018

    Teksti që e recensojmë, “qan” për padi për shpifje. Në të janë bërë akuza të rënda për kryetarin e Shkupit, Petre Shilegovin, ndërsa informatat as nuk janë verifikuar, as nuk janë konfirmuar. Në artikull nuk janë theksuar burimet, por gjithçka është.... Recenzuese: Ana Atanasoska Петре Шилегов #VladimirTodoroviq #KriThink #MendimKritik #ManipulimeMediale #shkrimedukativ #Recension #Lexo⤵️

    report this review
  • Anynomous
    07 November 2018

    “Çdo ditë e më shumë është duke u shtuar numri i mediave te ne, ndërkaq çdo ditë e më shumë ulet numri i gazetarëve në kuptimin e plotë të fjalës, ky joseriozitet dhe mos-rregullim i mediave do të ndikojë që të përhapen edhe më shumë dezinformatat në shoqëri” Filip Stojanovski Jasna Bacovska Филип Ѓоршовски #KriThink #MendimKritik #ManipulimeMediale #shkrimedukativ #Recension #Lexo⤵️

    report this review

Rate & Write Reviews