Departamenti për tatime dhe taksa-Komuna e Kumanovës
NJË HYRJE...
Procesi i decentralizimit i cili filloi në vitin 2005 në Maqedoni, pas vete solli ndryshime pozitive në punën dhe funksionimin e Njësive të administrates lokale. Njëra ndër ato ndryshime, ndoshta edhe më kryesorja si par nga qëllimi poashtu edhe nga përmbajtja është mundësia e shfrytëzimit dhe administrimit të tatimeve dhe taksave lokale, drejtpërsëdrejtë të administrohen dhe të shfrytëzohen nga njësitë e administrates lokale gjegjësisht nga komunat. Kjo mundësi ...e administrimit të tatimeve dhe taksave lokale nga komunat gjithashtu paraqet edhe një mundësi që qytetarët gjegjësishtë tatimobliguesit të kyqen në mënyrë aktive në të gjithë këtë proces. Nëse bëjmë një analizë të dispozitave ligjore të cilat rregullojnë sferën e tatimeve dhe taksave lokale (komunale), si dhe Ligjin për finansimin e njësive të administrates lokale,do të vërejmë se me kuptimin e të ardhurave vetanake të komunave, nënkuptohet tatimet lokale, taksat lokale, donacionet si dhe tëardhura të parashikuara me ligj.
Çfarë rregullohet me Ligjin për tatimet mbi pronën ?
Me këtë ligj rregullohet mënyra si dhe llojet e tatimit mbi pronën, e ato janë:
1.Tatimi mbi pronën 2. Tatimi mbi trashigiminë dhe dhuratën si dhe 3. Tatimi mbi qarkullimin e patundshmërive
H.I
See MoreKjo faqe është krijuar jo për marketing, biznes apo komercialitet, por për informim të qytetarëve të Komunës së Kumanovës rreth tatimeve të pronës dhe taksave. Me shpres se do të japë efektin për të cilin është krijuar. Prandaj, kërkoj që sa më shumë të ftohen qytetarëte Komunës së Kumanovës të pëlqejnë këtë faqe dhe të shpërdahet për të vetmin qëllim INFORMIMIN e tyre rreth të drejtave dhe obligimeve të tyre. RRESPEKT
Gjithçka ka një fillim...Gjithçka ka një fillim...
INFORMIM
Në bazë të nenit 29 pika 1 të Ligjit të tatimit mbi pronën, si dhe nenit 3 të Ligjit mbi taksat komunale, Ju informojmë që tatimobliguesit obligohen që deri me 31 janar në vitin për të cilin bëhet përcaktimi i tatimit (2019) që të paraqesin fletparqitje tatimore në administratën komunale gjegjësisht në Sektorin për tatime dhe taksa-komuna e Kumanovës, Obliguesi tatimor i cili ka paraqitur fletparaqitje tatimore nuk ka për obligim për të njejtën pronë të paraqes fle...tparaqitje të re nëse nuk ka ndryshime në statusin e pronsis.
Fletparaqitje tatimore janë të obliguar të paraqesin personat fizik dhe juridik edhe atë për pronën:
1. Të cilën e kanë fituar apo kanë filluar ta shfrytëzojnë gjat vitit 2018, për të cilën nuk kanë paraqitur fletëparaqitje tatimore. 2.Pronën për të cilën ka pasur ndryshime në pronësinë 3. Pronën për të cilën ka pasur ndryshime në vlerën e saj (zgerim, rindërtim etj) 4.Të gjithë tatimobliguesit të cilët posedojnë pronë dhe për të cilën deri në vitin 2018 nuk kanë dorzuar fletparaqitje tatimore.
Fletparaqitjet tatimore dorzohen në Sektorin për tatime dhe taksa-Komuna e Kumanovës.
See More