A i lani dhëmbët rregullisht? Mirëmbajtja e higjienës orale është mënyra më e mirë e luftës kundër kariesit dhe sëmundjeve të gojës :)
Mbajtja e higjienës së zgavrës së gojës mund të duket mjaft e thjeshtë. Pak pastrim me furçë, pak pastrime me perin e dhëmbëve dhe kështu me radhë. Derisa udhëzimet e thjeshta janë përafërsisht të thjeshta, në fakt ka shumë imtësira të cilat janë të rëndësishme për kujdesin e duhur të zgavrës së gojës.
Pastrimi shumë i ashpër me pe
Pastrimi me perin e dhëmbëve është i nevojshëm për të pastruar pjesët tek të cilat brusha nuk mund të arrijë. Megjithatë, asnjëherë nuk duhet ta i...rritoni mishin e dhëmbëve me pe. Në vend të kësaj, me pe pastroni butë, mos e afroni shumë perin tek mishi i dhëmbëve, sepse ai është jashtëzakonisht i ndjeshëm. Përdorimi shumë i ashpër i perit të dhëmbëve mund të dëmtojë mishin e dhëmbëve.
Pastrimi shumë i ashpër me furçë
Pastrimi i dhëmbëve me brushë është baza e higjienës orale, por nuk është e domosdoshme të përdoret e tërë forca fizike për të pastruar dhëmbët. Pastrimi i fortë me furçë i dhëmbëve mund të çojë deri te ndjeshmëria e dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve. Stomatologu juaj mund t’ju thotë nëse dhëmbët i pastroni në mënyrë më të drejtë apo shumë të ashpër.
See More