Të nderuar bashkëfshatarë, vëllezër dhe motra, me keqardhje ju lajmerojmë se sot ka ndërruar jetë Nexhmedin Isufi! Vorrimi i të ndjerit do të bëhet 1 ore pas namazit të ikindisë!
"Të All-llahut jemi dhe tek ai do të kthehemi"!
Sot u bë edhe instalimi i ujit në çerdhen e fshatit që do ti shërbejë nxënësve të klasave të para! Kjo iniciativë u financua nga Shoqata e Austrisë-Orizare!
Me respekt, Bashkësia Lokale e Orizares!
Nga sot, nxenesit e klases se pare te fshatit u pajisen me librat e gjuhës Angleze. Faleminderojme Bashkësinë e Mërgimtarëve të Orizares per sigurimin e ketyre librave.
Me respekt Bashkësia Lokale e Orizares!!
Përshendetje bashkëfshatar/e të nderuar/a
• Në mbledhjen e mbajtur më datë 20.10.2018 në Winterthur ku me ftes të kryesis mori pjes edhe Jeton Jahiu, i cili ka qenë përgjegjs bashk me h. Ali Ametin për ndërtimin e çerdhes , na informoi në lidhje me koston e së njejtës.
• Pas llogarive përfundimtare të firmave që kanë punuar në ndërtimin e çerdhes duhet paguar edhe 7200€ firmave të ndryshme nga fshati dhe jashtë fshatit.
...• Kjo kosto është përfundimtare sepse gjatë procesit të ndërtimin ka pas ndryshime në objekt, si përshembull : Muri me izolim në mes, rritja e objektit për afro 15 m/ katror Nivelizimi i objektit( vendi nuk ka qenë i rrafsh me 1.3 m. Diferenc), por ndertimi nuk ka ndaluar sepse euforia dhe DËSHIRA e flaktë e të rinjëve në fshatë i ka mposhtë të gjitha arsyet.
• Kështu që Këshilli i Kryesis vendosëm që të shpallim aksion për grumbullimin e të hollave.
•Aksioni do të jetë i hapur deri më 15.12.2018
•Të gjith ata që dëshirojn të ndihmojn me aq sa kanë mundsi ,mund ti bëjnë pagesat permes lidhjes bankare (e-banking), ose përmes postës (Einzahlungsschein),kurse në fshatë mund ti dërgojn te Jeton Jahiu.
• Ata të cilët nuk kanë Einzahlungsschein mund ta kërkojn nga antarët e Kryesis, dhe ne pastaj ia dërgojm me post.
Me rrespekt
BMO
See MoreKur'an nga Ismeti pas namazit te Jacise!
Me iniciativen e Bashkesise se Mergimtareve te Orizares (BMO) ne qendren e fshatit u vendosen pushimore qe i japin pamje te re, me te bukur fshatit!
" LIRIA E NJË POPULLI FITOHET VETËM DHE VETËM ME GJAK."
Me 25 gushte 1998, Sot 20 vite më pare ra Deshmore per te mos rene kurr Heroi I Kombit Ismet Jashari - Komandant Kumanova nga Fshati Orizare i Kumanoves Me 25 gusht 1998 ne Klecke, Kosove, ne një aksion te guximshëm duke luftuar balle per balle me Ushtrin, policine kriminelet serbe ra deshmor për te mbetur YLL I PASHUAR I LIRISE
...Ismet Jashari u lind me 16 prill 1967 ne Orizare.të Kumanovës, shkollën fillore e kreu ne vendlindje për ta vazhduar shkollimin e mesëm ne Kumanovë. Si gjimnazist nis te merret me aktivitet patriotik dhe shpejt bie ne sy te pushtetit te atëhershëm dhe përjashtohet nga bankat shkollore, por Ismet shkollimin do ta vazhdon ne gjimnazin "Skënderbeu" ne Presheve. Gjate kësaj kohe vazhdimisht përcillet nga organet e sigurimit shtetëror, për çka detyrohet qe ne gusht te vitit 1988 te emigron ne Zvicër, ku vazhdon veprimtarinë e tij patriotike me shume shoke te tjerë te idealit.
Ne kohen e regjimit komunist shume shqiptare ishin te përndjekur, te burgosur, te torturuar madje edhe te likuiduar. Shtypja e vazhdueshme mbi popullin shqiptare do te detyron popullatën ne Kosove e gjeti te organizohet ne lufte te armatosur kundër regjimit te satrapit Millosheviq.
Dalja ne skene e Ushtrimës Çlirimtare te Kosovës, do te beje qe shume djem e vajza te radhiten nenemblemën e kësaj ushtrie te lavdishme. Nder ta ishte edhe Ismet Jashari, djalë i ri dhe shume modest qe me veprën e tij do t'ia ngrite lavdinë familjes Jashari nga Orizararjae Kumanovës dhe UCK-se dhe do te behet krenaria e Kombit. Keshtu thonte Heoroi Ismet Jashari “ LIRIA E NJË POPULLI FITOHET VETËM DHE VETËM ME GJAK". Liria është me e shtrenjte se çdo gjë tjetër, dëshmoret janë te pavdekshëm, amaneti i tyre është shume i fuqishëm.
Fale gjakut qe derdhen Ismeti dhe mijëra dëshmore e martire te tjerë te kombit, Sot Kosova gëzon pavarësinë si shtet me i ri ne bote. ISMET JASHARI me 25 gusht 2009 shpallet HERO I KOSOVES.
ISMET JASHARI e deshti me shume lirinë se jetën, e deshti me shume atdheun se veten, ai beri shume për te gjithë ne. Ne gjithmonë do ta nderojmë atë. Mirenjohje dhe Perjetesi Heroit te Kombit Ismet Jasharit – Komandant Kumanoves
See MoreMe fat Bajrami, me shprese qe te kemi harmoni, dashuri, lumturi ne familjet tona! Me respekt Bashkesia Lokale e Orizares!
Të nderuar bashkëfshatarë të fshatit Orizare, ju njoftojmë se të premten, 27.07.2018, pas namazit të XHUMASË së bashku do të shkojmë tek Miniri për t'ia uruar shtëpinë e re!
Me respekt Bashkësia Lokale e Orizares!
Nga Orizarja, 28.06.2018 E premte, 14:30
Me fat festa e BAJRAMIT!
Përroi i fshatit sot pas reshjeve të shiut!
Përshendetje bashkëfshatarë
Ju bejme te ditur se shtepia e Minir Jasharit mbaroi. Anetaret e BMO-se per vetem 12 ditë arritën të gjithë së bashku ti grumbullone te Hollat për ndërtimin e shtëpis .
• Siç ju kemi njoftuar më heret se javen e tret te Ramazanit shtëpia do të jetë gati me ndihmen e zotit ashtu edhe na doli , përveq se jasht ende nuk eshtë e lyer , por javën e ardhshme do të bëhet edhe lyerja , si dhe në çastin kur ka mar pamjet kamera dhoma e gjumit nuk ka qenë ...e montuar , por tash është kryer edhe ajo punë.
• I falëmnderojm të gjithë kontribuesit në qfar do mënyre, përkrahësit si dhe inkurajuesit .
• Së bashku ia dolëm edhe kësaj pune të shkëlqyer .
•Shtëpia është kompletuar siç i takon një shtëpie standarde si dhe ia kemi hapur edhe Bunarin ,kemi bër kanalizimin dhe e kemi kyçur në rrjetin e rrymës .
• Kryesia së shpejti do ta mbaj një mbledhje dhe do te caktojm një datë gjatë pushimit të verës ku të gjithë do jenë të mirseardhur për inagurimin e shtëpis dhe të shohim secili nga ne shtëpin e ndërtuar së BASHKU.
•Minir Jashari me familjen e tij tash më ka hyr në shtëpin e RE ku Nuredin Asipi ka dorzuar çelsat e shtëpis.
E gezofshin dhe qofshin te lumtur ne shtepin e tyre.
E ne do vazhdojm në emër të Zotit të punojm.
Allahu i shpërbleft të gjithë pjesmarrsit ne kete aksion.
See MorePer shkak te reshurave te shiut, iftari behet brenda xhamise!
Atmosfera para iftarit!
Selam prej Orizare!
#BMO
Përgaditjet për iftarin në oborrin e xhamisë ia filluan!
Të nderuar bashkëfshatarë të Orizares, ju bëjmë me dije se ditën e diellë, 03.06.2018, BASHKËSIA E MËRGIMTARËVE TË ORIZARËS (BMO), organizon iftarë në oborrin e xhamisë për banorët e fshatit! Jeni të mirë se ardhur të gjithë! Zoti ua pranofte të gjithëve agjërimin në këtë muaj të bekuar!
Me respekt:Bashkësia Lokale e Orizares!