Aktorja rrezatuese kineze Tong Liya
Kopshte, tempujt, muze, rrugë historike, qyteza ujore dhe kanale të lashtë #Suzhou është i mbushur me pamje që të lënë pa frymë dhe përvoja të pabesueshme.
Tre këlyshë tigrash në #Suzhou #Kinë
Presidenti i Kinës Xi Jinping propozoi të hënën në Forumin e Bashkëpunimit Kinë-Afrikë se Kina do të bashkëpunojë ngushtë me Afrikën dhe do të zbatojë "tetë veprimtari" në 3 vitet e ardhshme edhe më tej. Ai shtoi se Kina dhe Afrika do të forcojnë bashkëpunimin në fushat e përmirësimit të industrisë, pajisjeve, lehtësimit tregtar, zhvillimit të gjelbër, ndërtimit të aftësisë, shëndetësisë, shkëmbimeve njerëzore paqes dhe sigurisë. Për të nxitur zbatimin e "tetë veprimtarive", qeveria kineze do të mbështesë Afrikën me një fond 60 miliardë dollarësh, nëpërmjet ndihmës qeveritare, institucioneve financiare, financimit të sipërmarrjeve, etj. Ndërkohë, Kina do të falë borxhet ndërqeveritare pa interes që nuk kthehen deri në fund të vitit 2018, ato të vendeve më pak të zhvilluara, vendeve të varfra me shumë borxhe dhe vendeve ishullore dhe jo ishullore në zhvillim që kanë lidhje diplomatike me Kinën.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, u shpreh të hënën në samitin e Pekinit të Forumit të Bashkëpunimit kino-afrikan se Kina do të themelojë institutin studimor kino-afrikan për të forcuar bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkëmbimet midis kulturave të dy vendeve.
Më 3 shtator, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping tha në samitin e Pekinit të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë (FOCAC) se Kina dhe Bashkimi Afrikan ranë dakord për nisjen e hartimit të Projektimit të Bashkëpunimit Infrastrukturor Kinë-Afrikë, të përkrahin ndërmarrjet kineze në pjesëmarrjen në ndërtimin e infrastrukturës afrikane nëpërmjet metodave të ndryshme si integrimi i investimeve, i ndërtimit dhe menaxhimit etj, të forcojnë bashkëpunimin në fushat e energjisë, të komunikacionit, të telekomunikacionit, të burimeve ujore, etj., dhe të zbatojnë një sërë projektesh të rëndësishme me palën afrikane.
Presidenti kinez Xi Jinping u zotua më 3 shtator në Forumin e Bashkëpunimit Kinë-Afrikë se Kina do të ngrejë 10 punishte "Luban" në Afrikë për trajnimin profesional të të rinjve afrikanë. Punishtja "Luban" është një projekt për trajnim profesional që Kina ofron jashtë vendit. Xi Jinping shtoi se Kina përkrah ngritjen e Qendrës së Bashkëpunimit të Krijimit të të Rejave Kinë-Afrikë që do të nxisë bashkëpunimin në fushën e novacionit mes të rinjve. Kina do të trajnojë 1000 talente për të zhvilluar grupin e parë dhe do t'i ofrojë Afrikës 50 mijë bursa qeveritare, 50 mijë kuota trajnimi si dhe do të ftojë 2000 të rinj afrikanë të vizitojnë Kinën për shkëmbime.
Kryetari i Shtetit i Kinës, Xi Jinping, mori pjesë të hënën në ceremoninë e hapjes të Konferencës së Sipërmarrësve Kinë-Afrikë dhe mbajti një fjalim tematik.
Në fjalimin e tij, Xi Jinping theksoi se Kina mbështet vendet afrikane të marrin pjesë në ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë" dhe se ajo është e gatshme të lidhet me Afrikën në mënyrë të gjithanshme, që të krijojë një rrugë të zhvillimit të nivelit të lartë në përputhje me kushtet aktuale të vendeve afrikane, me leverdi reciproke dhe për fitime të përbashkëta dhe të ndjekin bashkërisht rrugën drejt lumturisë për popujt e tyre.
Të hënën në Pekin u mbajt ceremonia e hapjes e Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, me pjesëmarrjen e presidentit të Kinës Xi Jinping dhe udhëheqësve nga 53 vende afrikane, sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, kryetarit të Komisionit të Bashkimit Afrikan Moussa Faki Mahamat si dhe përfaqësues të 27 organizatave ndërkombëtare.
Në fjalimin e rastit, kreu i shtetit i Kinës mbajti një fjalim tematik për krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta Kinë-Afrikë, duke deklaruar propozime dhe masa të reja për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.
Samiti i Pekinit 2018 i Forumit për Bashkëpunim Kinë-Afrikë u hap pasditen e së hënës në Pekin.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, theksoi në fjalimin e tij se Kina beson fuqimisht se paqja dhe zhvillimi janë temat dhe propozimi i epokës ku jetojmë. Në përballje me propozimin e kohës, Kina ka në konsideratë të japë kontribute të reja dhe më të mëdha për njerëzimin, si misionin e vet.
Të hënën, në Samitin e Pekinit të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, presidenti kinez Xi Jinping u shpreh se Kina dëshiron të ndërtojë së bashku me Afrikën një komunitet më të ngushtë fatesh me përgjegjësi e leverdi reciproke. Kina e Afrika do të zgjerojnë dialogun e shkëmbimet politike të niveleve të ndryshme duke u sjellë popujve kino-afrikanë rezultate e përfitime konkrete.
Bota në foto 27 gusht - 2 shtator
Kinezja Zhong Chuxi në premierën 'A Star Is Born' premiere
Në këtë premierë nuk ka munguar as Lady Gaga, e cila me një fustan i gjerë me pupla rozë, flokët bjonde platin dhe buzëqeshje: u shfaq shumë rrezatuese. Lady Gaga ka kaluar në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit të Venecias për shfaqjen zyrtare të filmit, në të cilin është protagoniste “A star is born”, që debuton jashtë konkurrencës në Lido.
Irani ka kritikuar mungesën e përpjekjeve të Europës për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore iraniane të vitit 2015.
Vëllimi i mallrave në rrugë hekurudhore të Kinës regjistroi rritje të shpejtë në 7 muajt e parë, sipas të dhënave zyrtare.
Vëllimi i mallrave arriti mbi 2 miliardë tonë gjatë kësaj periudhe, me një rritje vjetore prej 8%.
Në konferencën e shtypit të së shtunës në kuadër të Samitit të Pekinit të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë për vitin 2018, 3 ish-drejtorë të departamentit të Afrikës të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës i njohën gazetarët me politikën kineze ndaj Afrikës, marrëdhëniet kino-afrikane dhe gjendjen e përgjithshme të Forumit.
40 vjet në Kinë
Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua mbrëmjen e së dielës me homologun e tij afrikanojugor, Matamela Cyril Ramaphosa, i cili vizitoi Kinën për herë të parë pas marrjes së detyrës. Gjatë bisedimeve, dy udhëheqësit ranë dakord njëzëri për nxitjen në një nivel të ri të partneritetit gjithëpërfshirës strategjik midis Kinës dhe Afrikës së Jugut.
Dalad Banner, në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme #Kinë