About

Gjimnazi “Perikli Ikonomi” e ka filluar funksionimin e tij ne vitet 1984- 1985 duke perfshire nxenesit e vitit te pare te gjimnazit, nje pjese e nxenesve te vitit te dyte te transferuar nga gjimnazi “Janaq Kilica” si dhe nxenesit e Shkolles se Ndertimit. Nje vit me vone (1986) Shkolla e Ndertimit u shkeput dhe Gjimnazi i Ri vazhdoi aktivitetin e tij mesimor si nje institucion i pavarur. Kjo shkolle persa i perket stafit mesimor dhe numrit te nxenesve eshte e dyta pas shkolles se mesme “Janaq Kilica”. Gjate historise shumevjecare ne kete gjimnaz kane dale shume nxenes cilesore qe sot drejtojne dhe punojne ne shume institucione dhe seksione ekonomike, sociale, kulturore, dhe ne shume fusha te tjera ne Shqiperi, ndermjet tyre edhe poete. Ne punen e kesaj shkolle bie ne sy perveç anes mesimore edhe jeta kulturore e nxenesve. Kjo shkolle ka fituar shume tituj çmimesh ne gara te ndryshme si: olimpiada, kupa te llojeve te ndryshme sporti, festivale qe organizoheshin mes shkollave etj. Edhe sot punohet per reformimin e te gjitha hallkave te procesit mesimor-edukativ, duke i dhene rendesi edukimit dhe formimit te gjithanshem te nxenesve.

Tags : #HighSchool

Location :
L. 8 Shkurti, Rr.Thoma Kopaçe, 9301 Fieri

Opening Hours

  • Monday 09:00 - 17:00
  • Tuesday 08:00 - 17:00
  • Wednesday 09:00 - 14:00
  • Thursday 08:00 - 14:00
  • Friday 08:00 - 14:00
  • Saturday -
  • Sunday -