Restaurant

Bar Restorant Er-Mali

Overview

Bar Restorant Menu Italiane

Tags

  • City

Description

I pozicionuar në qendër të Gramshit, tek shëtitorja, Er-Mali është një restorant i këndshëm i njohur për mikpritjen e ngrohtë dhe një kombinim të përkryer të kuzhinës tradicionale shqiptare dhe specialiteteve më të mira mesdhetare.
Bar Restorant Er-Mali, ka krijuar një marrëdhënie tepër të ngushtë me klientët e saj dhe partneritet të shkëlqyer me biznese të ndryshme.

Restoranti në vetvete, përmes një arredimi komod, të ngjall një ndjenjë kënaqësie dhe relaksi. Ndjenja e kënaqësisë shtohet edhe më shumë nga ambjenti familjar I krijuar gjate sherbimit.
Specialitet e Bar Restorant Er-Mali përfshijnë: Sallatat, Makaronat, Peshk, Perimet dhe Mishi ne zgare dhe në furrë dhe kombinimet e ndryshme.

Ne kemi përgatitur për ju një përzgjedhje te mirë verërash lokale dhe ndërkombëtare, me çmime të arsyeshme. Gjithashtu edhe pijet tradicionale vera dhe rakia, të kombinuara me specialitetet tona , do të jenë një eksperiencë e veçantë kulinarie për ju.

Nuk ka rëndësi nëse ju banoni ose punoni në zonën përreth bar restorantit, doni të festoni një rast të veçantë apo jeni një i pasionuar i gatimeve të veçanta, Er-Mali është vendi i duhur për ju.

Gatimet speciale, mikpritja e veçantë dhe ndjenja e pakrahasueshme e kënaqësisë kanë bërë që shumë nga klientët tanë ta konsiderojnë Bar Restorant Er-Mali si një shtëpi jashtë shtëpisë.

Location

Rate & Write Reviews