Pirja e ujit në kohën e duhur rrit efektet e tij në organizëm:
💧 2 gota në mëngjes ➖ aktivizojnë organet e brendshme 💧 1 gotë 30 minuta përpara ushqimit ➖ ndihmon tretjen 💧 1 gotë përpara dushit ➖ ul tensionin e gjakut 💧 1 gotë përpara se të flini ➖ shmang hemorragjinë cerebrale dhe atakun kardiak
Jetoje jetën, dashuroje atë.
Shmangia e mëngjesit nuk ju dobëson. E dini pse?
Sipas një studimi, i cili mori në konsideratë 2 grupe njerëzish mbipeshë, njëri prej të cilëve konsumonte mëngjes, ndërsa tjetri jo, arriti në përfundimin se pas 6 javësh, pjesëtarët e të dyja grupeve nuk ishin dobësuar aspak.
Kjo ndodhte për faktin që grupi, i cili nuk e konsumonte mëngjesin, e kompensonte sasinë e kalorive në vaktet e tjera të ditës.
Megjithatë, studiuesit arritën në përfundimin se grupi që e hante mëngjesin ishte më aktiv dhe kontrollonte më mirë nivelin e sheqerit në gjak.
A e dini që të qeshësh i bën mirë zemrës dhe mund të rrisë qarkullimin e gjakut me 20 për qind? 😊
Miliona njerëz në botë vuajnë nga #MBIPESHA ose #OBEZITETI dhe vetëm një numër i vogël i tyre janë të ndërgjegjshëm për rreziqet.
Mbipesha ose obeziteti mund të shkaktojë:
🌱 #Diabet të tipit 2 🌱 #Hipertension 🌱 #Hemorragji #cerebrale 🌱 #Sëmundje #kardiovaskulare 🌱 Disa lloje #kanceresh 🌱 Probleme me gjumin 🌱 Sëmundje të #veshkave 🌱 Dhjamosje të #mëlçisë
Për të kontrolluar peshën tuaj, ju sugjerojmë të mbani parasysh Indeksin e Masës Trupore, i cili ju tregon nëse keni peshë normale, jeni mbipeshë apo obezë.
▪ Peshë normale: BMI 18.5-24.9 ▪ Mbipeshë: BMI 25-29.9 ▪ Obezë: BMI 30 ose më shumë
Për ta kuptuar se në cilën kategori bëni pjesë, ndiqni linkun https://bit.ly/2Lrtjdd ku mund të llogarisni BMI-në tuaj.
📢 Mos harroni!! Humbja e vetëm 5% e peshës së trupit ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.
Kombinimi i dietës ushqimore me ushtrimet fizike dhe suplemente natyrale që ndihmojnë në largimin e ndjesisë së urisë do t'ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme.
Credits: blog.watershed.net
A ju kujton gjë fjala GRIP? Mund të jetë FAKT e jo MIT që ai mund të ndodhet këtej vërdallë ;)
4 mite rreth vaksinës së gripit:
📍 Miti 1: Gripi nuk është sëmundje e rëndë, kështu që nuk kam nevojë të vaksinohem
Pothuaj 650 000 njerëz në vit humbin jetën nga gripi nga problemet me frymëmarrjen. Disa nga komplikimet e gripit përfshijnë sinuset dhe infeksionet e veshit, pneumoni dhe inflamime të trurit.
📍 Miti 2: Vaksina e gripit të ngjitë gripin.
Është fakt se vaksina e gripit përmban viruse inaktive (jo të gjalla) të viruseve që mendohet se do të qarkullojnë gjatë sezonit.
📍 Miti 3: Vaksina e gripit mund të shkaktojë efekte të rënda anësore
Vaksina e gripit është testuar që është e sigurt. Efektet anësore të rënda janë jashtëzakonisht të rralla.
📍 Miti 4: Vaksina nuk të bën efekt, unë u sëmura përsëri me grip!
Në 10 vitet e fundit,vaksina ka dhënë mbrojtje të mirë ndaj gripit dhe ajo është mënyra më e mirë për ta luftuar atë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të ndaluar virusin që prek njerëzit me sistem imunitar të dobët.
SHËNDETI jo gjithmonë është i lidhur me MJEKËSINË. Më së shumti, ai është i lidhur me qetësinë e mendjes, qetësinë e zemrës dhe të shpirtit. Shëndeti rrjedh nga DASHURIA dhe BUZËQESHJA.
Hipertensioni është quajtur vrasësi i heshtur. Po si ta parandalojmë atë?
1 në 3 të rritur në ShBA vuajnë nga presioni i lartë i gjakut ose i quajtur ndryshe #hipertensioni.
Presioni i lartë i gjakut mund të mos shfaqet me shenja, por mund të shkaktojë probleme kërcënuese për jetën si hemorragji cerebrale, apo sëmundje kardiovaskulare.
♦️Çfarë është presioni i gjakut?
Presioni i gjakut është forca me të cilën gjaku shtyn muret e arterieve tona. Sa herë që zemra rreh, ajo pompon gjak në arterie. Presioni i gjakut është më i lartë kur zemra rreh duke pompuar gjak. Ky presion quhet sistolik. Ndërsa kur zemra është në qetësi midis rrahjeve presioni bie. Ky presion quhet diastolik. Presion normal i gjakut do të thotë: Presioni juaj sistolik është > 120 Presioni juaj diastolik është > 80
♦️ Cilët janë faktorët që ndikojnë? ☑️ Mosha - Presioni rritet me moshën ☑️ Pesha - Njerëzit mbipeshë janë më të rrezikuar ☑️ Gjinia - Meshkujt janë më të rrezikuar sesa gratë përpara moshës 55 vjeç, ndërsa gratë pas moshës 55 vjeç preken më lehtë ☑️ Stili i jetesës - Marrja e tepërt e kripës, alkooli, duhanpirja, mungesa e aktevitetit fizik
♦️Si ta parandalojmë? ☑️ Ushqehuni mirë me fruta, perime dhe ushqime me përmbajtje të ulët yndyrnash. ☑️Ushtrohuni rregullisht ☑️Mbani një peshë normale ☑️Kufizoni alkoolin ☑️Reduktoni stresin ☑️Përdorni suplemente natyrale që ndikojnë në uljen e kolesterolit
Algem Natura Albania ju këshillon të përdorimin e produktit natyral Algem Cholesterol pa efekte anësore. Përdorimi: 1 kapsulë në ditë
A e dini se përdorimi i shisheve plastike mund të lëshojë kimikate në ujë? Zëvendësimi i tyre me shishe të ripërdorshme do të ishte e dobishme për ne dhe planetin tonë.
Shpëto veten dhe planetin!
A i keni nxjerrë palltot nga dollapi? Mos u habisni me pyetjen. Nuk ka lidhje me modën, por me shëndetin. Pasi temperaturat e ulëta janë dobiprurëse për shëndetin tonë.
Temperaturat e ulëta ndikojnë në largimin e alergjive dhe inflamacioneve. Gjithashtu, hulumtimet kanë treguar se temperaturat e ulëta ju ndihmojnë të mendoni më qartë dhe të kryeni më mirë angazhimet e ditës. I ftohti mund të ndihmojë gjithashtu edhe në uljen e rrezikut të sëmundjeve të tilla si Zika, pasi virusi i Nilit Perëndimor nuk jeton gjatë sezonit të dimrit.
Ja pse të dhurosh çokollatë është një dhuratë e vyer. . . . . .
🍫 Çokollata është e mirë për lëkurën. Një studim gjerman zbuloi se gratë që konsumonin çokollatë çdo ditë për një periudhë prej tre muajsh kishin lëkurë më të butë dhe të shndritshme si rezultat i përmirësimit të qarkullimit të gjakut.
🍫 Çokollata ndikon pozitivisht ndaj sëmundjeve të zemrës. Studiuesit kanë zbuluar se konsumimi i çokollatës së zezë ul hipertensionin, ul nivelin e kolesterolit dhe ndikon kundër mpiksjes së gjakut.
🍫 Çokollata i bën njerëzit më të lumtur. Madje studimet kanë treguar se konsumimi i çokollatës përmirëson përvojat seksuale te femrat.
#Çokollata është një #afrodiziake e vërtetë.
Mesatarisht 1 në 4 persona që ju njihni kanë përjetuar së paku një herë në jetën e tyre #ankth. A jeni njëri prej tyre?
1.5 min lexim
Më poshtë po ju tregojmë disa fakte që ndoshta nuk i keni ditur për ankthin.
✔ Ankthi ka bazë gjenetike. Kjo do të thotë se nëse njëri nga prindërit tuaj vuan nga ankthi, edhe ju me shumë mundësi mund të prekeni prej tij.
✔ Ankthi shkakton dhembje fizike, të tilla si dhembje koke, të vjella, dhimbje muskujsh, rrahje të shpeshta zemre, tharje të gojës etj.
✔ Ankthi reduktohet nga ushtrimet fizike, pasi ushtrimet ndihmojnë balancimin neurokimik.
✔ Njerëzve që vuajnë nga ankthi u ndryshon më shpejt shprehja e fytyrës sesa të tjerëve. Pra ata mund të identifikohen më lehtë nëse nuk u pëlqen diçka.
✔ Anthksiozët kanë nevojë për një hapësirë personale me të madhe sesa të tjerët. Që do të thotë se hapësira 20-40 cm larg fytyrës nuk është e mjaftueshme për ta.
✔ Personat që vuajnë nga ankthi janë miqtë më të mirë. Në këtë përfundim kanë dalë edhe miqtë e tyre, të cilët shprehen se ata janë persona tejet të ndjeshëm dhe arrijnë t'ju kuptojnë edhe pa folur.
Ti nuk je vetëm!
Mirëmëngjes! Një #kafe të fortë, të lutem!
Ja ku qenka mbështetur Sir James MacKintosh kur thoshte se pas inteligjencës së një burri fshihet një sasi e madhe kafeje ;)
Studimet kanë treguar se kafeja ju bën më inteligjent, pasi përmban një stimulues psikoaktiv i cili kur vepron në trup, ka aftësinë të përmirësojë energjinë, gjendjen shpirtërore, funksionin konjitiv dhe ju bën të zgjuar për një periudhë kohe.
Credits: Yorkshiretea
Mos e provoni këtë sasi në shtëpi
Mos ndoshta ka ardhur koha t'u minimizoni kohën përpara #ekraneve fëmijëve tuaj?
Ja pasojat e rënda mbi shëndetin: 1 min lexim . . . . .
Probleme me #OBEZITETIN: Qëndrimi për një kohë të gjatë në aktivitete sedentare, si qëndrimi përpara TV ose në videolojëra është faktor rreziku për të qenë mbipeshë.
Probleme me #GJUMIN: Edhe pse shumë prindër e mbajnë TV ndezur para se të flenë, duhet të kenë kujdes se drita e emetuar nga ekranet ndikon në ciklin e gjumit dhe shkakton në pagjumësi.
Probleme me #SJELLJEN: Fëmijët e ciklit fillor që shikojnë TV ose qëndrojnë përpara kompjuterit më shumë se dy orë në ditë, kanë të ngjarë të kenë probleme emocionale, sociale dhe me përqendrimin.
Probleme me #SHKOLLËN: Fëmijët e moshës shkollore që kanë televizorë në dhomat e tyre të gjumit, dalin më keq në testet akademike.
Probleme me #DHUNËN: Ekspozimi në shfaqje të dhunshme në TV, filma, apo telefon ndikon në imitimin e këtyre skenave për të zgjidhur problemet që hasin në jetë.
Çfarë mund të bëjmë?
♦ Të mos përdoret asnjë pajisje dixhitale gjatë vakteve. ♦ Të mos përdoret smartfoni në makinë. ♦ Të mos lejohen ekranet në dhomat e gjumit. ♦ Të mos përdoren telefonat gjatë kohës argëtuese me familjes.
Algemnatura kujdes për shëndetin!
Nëse artikulli ju duket interesant, na mbështesni me një pëlqim :)
Çfarë është fenomeni i agimit, që përballen njerëzit me #diabet?
Fenomeni i agimit, është një term i përdorur për të përshkruar rritjen jonormale të sheqerit në gjak (glukozës) - zakonisht rreth orës të 2-8 të mëngjesit - te njerëzit me diabet.
Studiuesit mendojnë se rritja e sheqerit në mëngjes mund të shkaktohet nga insulina e pamjaftueshme e natës paraardhëse, doza e pamjaftueshme e barnave anti-diabetike ose konsumimi i karbohidrateve gjatë periudhës së gjumit.
Nëse keni nivele të larta të sheqerit në gjak, kontrolloni për disa net me radhë rreth orës 2 ose 3 të mëngjesit nivelet e sheqerit, gjë që do t'ju ndihmojë ju dhe mjekun tuaj të përcaktojë nëse vuani nga fenomeni i agimit apo ekziston ndonjë tjetër arsye.
📌 Çfarë mund të bëni?
Mjeku mund do t'ju rekomandojë një sërë opsionesh për të parandaluar nivelin e lartë të sheqerit në gjak, të tilla si:
♦ Të kufizoni karbohidratet gjatë periudhës së darkës. ♦ Të rregulloni dozën e barnave ose insulinës. ♦ Të ndryshoni mjekimin. ♦ Të ndryshoni kohën e marrjes së mjekimit.
#algemnatura #springfarma #diabet #fenomeniiagimit #glycemcontrol
14 fakte interesante që nuk i kishit ditur për #gjumin.
Shkruaj në koment, faktin që ju duket më interesant :)
➊ 12% e njerëzve i shohin ëndrrat bardhezi.
➋ Macja i kalon 2/3 e jetës në gjumë.
➌ Donald Trump pretendon se fle 6 orë në ditë.
➍ Njerëzit i kalojnë 1/3 e jetës së tyre duke fjetur.
➎ Rekordi për periudhën më të gjatë të pagjumësisë është 11 ditë.
➏ Dysania është vështirësia për të dalë nga shtrati në mëngjes.
➐ Mendohet se 15% të popullsisë ecin në gjumë.
➑ 1 në 4 çifte të martuara flenë në shtretër të ndarë.
➒ Mungesa e gjumit mund t'ju vrasë më shpejt sesa mungesa e ushqimit.
➓ Brenda 5 minutave pasi zgjoheni, 50% e ëndrrave tuaja harrohen.
➊➊. Njerëzit janë gjitarët e vetëm që e vonojnë me dëshirë gjumin.
➊➋ Të pasurit bëjnë gjumë më të mirë.
➊➌ 3/4 e atyre që vuajnë nga depresioni vuajnë nga mungesa e gjumit.
➊➍ Studiuesit kanë zbuluar se të flesh me çorape rrit aftësinë për të arritur orgazmën. 😱
A keni dëgjuar ndonjëherë për SUPER HEROIN, mjaltin Manuka?
Për të larguar e trajtuar simptomat e #gripit dhe #ftohjes së #zakonshme ju vjen në ndihmë një lloj mjalti i gradës mjekësore nga Zelanda e Re.
Është zbuluar se mjalti Manuka përmban veti shëruese, të cilat nuk gjenden në llojet e tjera të mjaltit.
Vetitë e njohura antibakteriale të mjaltit Manuka po përdoren në spitale për të luftuar bakteret rezistente ndaj antibiotikëve që shkaktojnë gjendje kërcënuese për jetën, siç janë MRSA dhe VRE.
Përveç vetive të tij mbresëlënëse antibakteriale, studimet kanë zbuluar edhe vetitë antivirale të mjaltit Manuka, të cilat e bëjnë atë të efektshëm në trajtimin e simptomave të ftohjes dhe gripit.
Është zbuluar gjithashtu se mjalti Manuka përmban më shumë vitamina, minerale, aminoacide dhe antioksidantë sesa llojet e tjera të mjaltit. Shumica e njerëzve që konsumojnë mjaltin Manuka në mënyrë të rregullt, konstatojnë se nuk sëmuren kurrë dhe gjithashtu kanë më shumë energji.
Por a e dini se një pjesë e mirë e produkteve natyrale të Algem Naturës përmbajnë këtë lloj mjalti?
#Manuka #Flu #Relief në formë të lëngshme me përmbajtje të #mjaltit #Manuka dhe ekstrakte bimësh ndihmojnë traktin respirator në rastet e ftohjes e gripit.
Mirëmëngjes!
Mënyra më e mirë për të ruajtuar SHËNDETIN, është të MOS HASH atë që dëshiron të hash, të MOS PISH atë që dëshiron të pish, dhe të MOS BËSH atë që dëshiron të bësh.
- Mark Twain
Muaj të mbarë!
Frika nga tërmetet mund të shkaktojë ankth, sulme paniku deri në frikë të paarsyeshme. #Sizmiofobia është frika nga #tërmetet. Frika zakonisht nxitet përmes përvojave traumatike, nëse një i afërm mund të jetë prekur nga tërmetet, ose duke parë pamje shkatërruese në lajme.
Të prekurit nga kjo fobi mund të mos dëshirojnë të jetojnë në ndërtesa, edhe nëse ajo nuk ndodhet në zonën e prekur nga tërmeti.
#Pusho #ushqehu #relaksohu #merr #fryme #thelle