Overview

The perfect place to go on holiday. You can have your coffee or eat your lunch in nature with the beautiful view of Blue Eye.

Tags

  • Mountain
  • River

Description

Për të shkuar tek Syri i Kaltër duhet të kalosh një nga bukuritë e rralla të Thethit që është Kanioni i Grunasit, një nga perlat e kanioneve në të gjithë Shqipërinë. Nëse je duke zbritur nga Thethi, sapo kalon kanionin e Grunasit, zbret tek centrali i Ndërlysës dhe ecën drejt duke kaluar përbri fshatit Ndërlys derisa arrin tek Pusi i Zi i cili formohet nga Lumi i Zi që zbret nga Kaprreja. Nëse je me makinë, duhet të ndalosh dhe të parkosh aty, pasi nga Ndërlysa tek Syri i Kaltër nuk ka rrugë automobilistike. Pasi të kesh parkuar mjetin afër rrënojave të Shkollës, të shfaqet përpara pusi i Zi. Në këte vend duhet të nisesh me këmbë për të vizituar Syrin e Kaltër. Sapo kalon urën dhe merr rrugën për në Kaprre të del përpara një nga pamjet më të mrekullueshme e formuar nga gërryerja e shkëmbit nga lumi, ku janë krijuar diska vaska dhe ujvara, që janë pamjet më të bukura në Shqipëri.

Syri I kalter është rreth 100 m² dhe rreth 3 deri në 5 m i thellë. Lumi i Zi formohet i gjithi nga shkrirja e borës në Alpe. Tek Syri i Kaltër mund të shkojë çdo turist (i cfarëdolloj moshe) pasi rruga është në një luginë të shtruar dhe të thjeshtë.

Location

Rate & Write Reviews