Overview

https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Kori_polifonik_Prenk%C3%AB_Jakova

Tags

  • Non Governmental Organization Ngo
  • Religious Organization
  • Non Governmental Organization (ngo)

Description

Rreth veprimtarisë së Shoqatës Kulturore Artistike "Prenkë Jakova" - "Mirënjohja e qytetit" të Shkodrës

Disa aktivitete te rëndësishme po i paraqesim me poshte:

E krijuar në vitin 1997, shoqata përbëhet nga artistë amatore e profesionistë të përkushtuar ndaj muzikës.
Shoqata ka meritën të jetë ndër të parat pas viteve 90’ që arriti të organizojë e realizojë veprimtari artistike e muzikore me pretendime profesionale. Shoqata ka në përbëhet nga Kori Polifonik “Prenkë Jakova” (i pari kor shqiptar që i dedikohet në mënyrë të plotë polifonisë klasike përëndimore), Formacioni orkestral i dhomës dhe Grupi i solistëve.

Gjatë jetës së saj, ka arritur suksese të rëndësishme duke bashkëpunuar me shoqata e organizma artistike, si me Korin Polifonik "Josquino Salepico" të Molfetes (Itali) me të cilin ka prodhuar një CD me këngë popullore shqiptare e muzikë polifonike, të regjistruar nga Radio Vatikani, publikuar me titullin "Jubileu Koral 2000".

Në vazhdim vijnë disa turne në qytete të ndryshme të Italisë, si në Rajonin e Pulias, e në Romë (1998-1999) , në Venezia, Modena (2001), në Pistoia, Palazzo Vecchio - Firenze (2002) etj.
Pjesëmarrëse në Festivalin Nderkombetar Koral “Tirana 2000” dhe në Konkursin e VIII Internacional të Muzikës Korale "Orlando di Lasso" në Camerino - Marche ( 2001), ku u vlerësuar me çmimin e tretë në kategorinë më të lartë.
Në vitin 2001, së bashku me Akademinë Muzikore të Cetinës (Mali i Zi), formuan një formacion të ri shqiptaro-malazez, i quajtur "Lake Airs" me aktivitete në Shkodër, Bar, Tivat e Vir-Pazar të Malit të Zi.

Në 2002 merr pjesë në përkujtimin e pesë-vjetorit të vdekjes së Nanë Terezes në Gjakovë dhe ne 2003 vleresohet për nivel shumë te lartë në Festinalin XV TEHO në Maqedoni duke u nderuar me diplomë të veçantë.
Gjatë vitit 2004, ka zhvilluar aktivitet të suksesëshëm brënda dhe jashtë vëndit, ku veçohet turneu koncertal ne Kroaci dhe në disa qytete të Hungarisë, si Estergom, Oroshaza, Budapest etj.

Ne 2006 ështe pjesemarrese në Festivalin e Koreve të Dhomës në Kragujevac (Serbi), ku vlësohet mes koreve më të mira te këtij festivali.

Realizon premieren e “Petite Messe Solennelle” të Rossinit, në bashkëpunim me pianistin me famë boterore Michele Campanella dhe me soliste italiane, në Stamboll (Turqi) 2007.
Ne vazhdim, merr pjesë edicionin e dytë Festivalit Evropian të Koreve të Dhomës, Tiranë maj 2007, si dhe organizon me sukses Koncertin e Krishtlindjes dhe “Ditët e muzikës” në përvjetorin e 10-të të krijimit te Shoqatës, me ç’rast i akordohet titulli “Mirënjohja e qytetit” Shkodër.

Në muaji shtator – tetor 2008, shoqata bëhet bashkëorganizatore e projektit ndërkombëtar “Peace on Earth”, në bashkepunim me Figuralchor të Berlinir si dhe me korin St.Stephen of Decani nga Novi Sad, duke realizuar një cikël koncertor në Germani, Serbi dhe Shqiperi.

Shoqata, me miratimin e Bashkisë Shkodër, ka organizuar e manaxhuar me shumë sukses, veprimtarite me rastin e 50-vjetorit të Operas së parë shqiptare “Mrika” të kompozitorit Prenke Jakova, që u zhvilluan në Teatrin “Migjeni” nga data 1 deri 6 dhjetor 2008.
Realizon me shumë sukses në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës “Ditën e Luleve” ( maj 2009 e 2010) - aktivitet i cili promovon arritjet e përviteshme kulturore të qytetit dhe është festa kryesore popullore. Realizon “Koncertin e Krishtlindjes 2008” gjatë turneut koncertor në Itali, duke e shfaqur me sukses në Lodi, Milano, Varese, Mantova e Torino, (10 – 20 dhjetor 2008).

Merr pjesë në edicionin e tretë të Festivalit Evropian të Koreve të Dhomës, Tiranë 8-10 maj 2009.Interpreton Oratorin e J.Haydn “The Ceration” në bashkëpunim me korin gjerman “Collegium vocale” të Dortmund dhe korin francez “La Corale Andre Leculeur” me Orkestren e TVSH, nën drejtimin e Dirigjentit Mathias Topp, në sallën e Akademisë së Arteve – Tiranë dhe në Katedralen e Shën Shtjefnit – Shkodër, (18-19 tetor 2009).

Në kuadrin e veprimtarive të përvitëshme “Figura të shquara shkodrane, të artit shqiptar” organizon:
- Mbrëmjen artistike “Vlerat e kultures kombëtare në familjen Zadeja”, në baashkëpunim me MTKRS, Shoqatën ORF Tiranë, Akademinë e Arteve - Muzeu Shkodër, (korrik 2009);
- Koncert-homazh me rastin e akordimit të titulli “Qytetar nderi” i Shkodrës, për Ndoc Pistullin – Kisha Stigmatine (dhjetor 2009);
- Publikimin e librit “Jeta e nji artisti”, kushtuar muikantit Gjon Saraçi – Salla “Kardinal Mikel Koliqi”, (dhjetor 2009).
- Përkujtimi i figurës dhe veprës së Prof. Ramadan Sokoli – në bashkëpunim me MTKRS, Akademinë e Arteve Tiranë, TV1 Channel, - në hollin e GH Europa - Shkodër (korrik 2010).
Merr pjesë në edicionin e katërt të Festivalit Evropian të Koreve të Dhomës, Tiranë 17-19 tetor 2010.

Shoqata gjithashtu gjatë vitit 2010 organizoi:
Koncert me muzikë italiane, në mbyllje të javës së aktiviteteve “gjuha italiane në botë” në bashkëpunim me Konsullatën Italiane Shkodër - në Teatrin “Migjeni”, (22 tetor 2010 );
Koncert vokal-instrumental “55-vjet e shtet modren austriak”, në bashkëpunin me Shoqatën e miqësisë Shqipëri – Austri - në Teatrin “Migjeni”, (23 tetor 2010 );
Veprimatri muziko-letrare me muzikë nga At Martin Gjoka, në kuadrin e veprimtarive mbi “Figura të shquara shkodrane të artit shqiptar” edicioni i VI, me rastin e publikimit të vellimit mbi jeten e veprën e tij, në bashkëpunim me Provincën Françeskane Shqiptare - Kisha Françeskane – Shkodër, (12 dhjetor 2010 );
Mbrëmjen artistike ne kuadrin e “Figura të shquara shkodrane të artit shqiptar”: “Tonin Harapi dhe Ndre Mjeda - dy lirikët e shquar të Shkodrës”, me mbështetjen e Akademisë së Arteve Tiranë si pjesë e projektit “Qyteti i artit”, - në Kishën Stigmatine – Shkodër, (19 dhjetor 2010 ).
Gala’ e Fundvitit, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës – në Teatrin “Migjeni”, (28 dhjetor 2010 ).

Koncert Vokal-Instrumental, me pjesëmarrjen e korit, solistëve, Orkestrës së Bashkuar të shoqatës me instrumentistë nga Prizreni, Shkodra dhe Tirana - Teatri “Migjeni” (27 nëntor 2011) “Salloni i kulturës” Prizren (17 dhjetor 2011).
Koncert kushtuar emigrantëve shqiptarë, me pjesë marrë nga tradita italiane, shqiptare dhe arbëreshe (2 qershor 2012). Mozuleumi i Skënderbeut Lezhë.

Duke filluar nga viti 2012, shoqata organizon organizon “Festivalin e Muzikës Moderne” në Shkodër, me pjesëmarrjan e instrumentistëve, solistëve, e grupit modern të shoqatës, si dhe me muzikantë të shquar europianë të muzikës jazz, blues, gospel etj. - Edicioni i parë - në Teatrin “Migjeni” ( 29 – 30 qershor).
Merr pjesë në Koncertin tradicional të festës së Zojës së Shkodrës. (22 tetor 2012) Katedrale Shkodër.
Organizon Koncert në nderim të kompozitorit Rexho Mulliq. (14 nëntor 2012) Podgoricë.
Merr pjesë në Koncertin e 100 vjetorit të Pamvarsisë, realizuar nga Orkestra e RTV. (15 nëntor 2012), Salla e Akademisë së Arteve Tiranë. Realizon

“Meditim muzikor mbi mundimet e Krishtit”, në Javën e Shejtë (27 mars 2013). Salla “Kardinal Koliqi” Shkodër.
Realizon premierën absolute në Shqipëri të “Gloria” John Rutter, për koro e Formacion instrumentash frymorë (26 prill 2013), Kisha Stigmatine – Shkodër.
Organizon Edicionin e dytë të Festivalit të Muzikës Moderne në Shkodër (7, 8, 9, Qershor 2013).
Në ditën e lumturimit të Nënë Terezes, organizon Memorialin: “Gonxhe Bojaxhiu, Nana e përbotëshme” (19 tetor 2013), Teatri “Migjeni” Shkodër.
Merr pjesë në aktivitetin “Ditët e Mjedës”, në përkujtim të poetit të shquar kombëtar Ndre Mjeda (23 nëntor 2013), Kukël.

Realizon Koncertin vokal – instrumental në nderim të shoqërive kulturore që vepruan në Shkodër. Me pjesëmarrjen e korit, solistëve e instrumentistëve të shquar shqiptarë. (8 Qershor 2014). Kisha Stigmatine – Shkoder

Organizon Edicionin e tretë të Festivalit të Muzikës Moderne në Shkodër (13,14,15, Qershor 2014).

Kori Polifonik “Prenkë Jakova” merr pjesë në Koncert dhe këndon në përbëje të Korit Polifonik gjatë Meshes së Shejtë, celebruar nga Papa Françesko në Sheshin “Nënë Tereza” Tiranë. ( 21 shtator 2014).

Koncert Memorial: "Fryt i besimit, është dashuria…"
Shkodër,19 tetor 2014 – Dita e Lumturimit të Nënë Terezes
Realizohet e plotë vepra e fundit të kompozitorit Tonin Harapi të titulluar "Requiem", me pjesëmarrjen e Korit Polifonik "Prenkë Jakova", solistëve dhe Orkestrës Simfonike nën drejtimin e dirigjentit Eno Koço, "Artist i Merituar" dhe Gjon Shllaku.

Shoqata bëhet bashkëorganizatore e Koncertit të Parë Recital të sopranos Klodiana Brahimi, me pjesëmarrjen e Orkestrës së RTV Shqiptar drejtuar nga J.Barbullushi.
Shkodër, Dita e Luleve 6 maj 2015 – Teatri “Migjeni”.

Organizon Edicionin e katert të Festivalit të Muzikës Moderne në Shkodër (Qershor 2014).

Location

0 Reviews

No reviews yet. Be the first to add a review.

Rate & Write Reviews