Overview

Pietro Marubbi autori i fotografisë së parë Shqipëtare, themeloi më 1856 Foto-Studio "Marubbi", që sot mban emrin Fototeka Kombëtare "Marubi".

Tags

  • History Museum
  • Art Museum
  • Performing Arts

Description

Pak histori...

Foto-Studio “Marubi” është e para studio e fotografisë në Shqipëri e
themeluar në vitin 1856 nga italiani, Pietro Marubbi. Pas vdekjes së mjeshtrit
Marubbi, studion do ta trashëgonte djali i birësuar i familjes Kodheli nga
fshati i Zadrimës, Keli. Ai më pas do të thirrej nga njerëzit e qytetit si Keli
i Marubit dhe kështu ai do të quhej përgjithmonë Kel Marubi, në nder të
mjeshtrit të madh.
Duke trashëguar studion dhe mbiemrin e mjeshtrit, në vitin 1907 Kel Marubi
do ta shqiptarizonte emrin e studios duke e quajtur atë “Dritëshkroja
Marubbi”. Pas vdekjes së Kelit “Dritëshkroja Marubi” do të drejtohej nga i
biri i tij Gegë Marubi, i cili kishte mbaruar studimet për fotografi në shkollën
e parë të filmit dhe fotografisë të Vëllezërve Lumierë në Francë.
Fototeka Marubi do të krijohej si një sektor i Muzeut Historik të qytetit të
Shkodrës në vitin 1970.

Në vitin 2003 Fototeka “Marubi” do të shkëputej nga vartësia e Muzeut
Historik të qytetit dhe duke kaluar kështu nën vartësinë e Ministrisë së
Kulturës me statusin e institucionit kombëtar.

Sot Fototeka Kombëtare “Marubi” mbetet i vetmi institucioni përfaqësues
i artit të fotografisë në Shqipëri, me një histori 157 vjeçare dhe në të ruajnë fondet e tyre fotografike këto fotografë: Pietro Marubbi, Mati Kodheli, Kel Marubi, Gegë Marubi, Kolë Idromeno, Shan Pici, Kolë Maca, Dedë Jakova, Pjetër Rraboshta, Angjelin Nënshati.

Location

Rate & Write Reviews