Overview

Element i rëndësishëm i këtij grupi është vizioni. Largpamësia në njohjen e tregut bën sot që pas 20 vitesh të krijohet NZI2. Kjo fabrikë u realizua nga or

Tags

  • Specialty Grocery Store

Description

Historia e biznesit NZI daton që nga viti 1994, sot bëhen plot 20 vite cilësi dhe ndershmëri në produkte. Me hapjen e tregut te lirë tre ortakët e NZI-së Naimi, Zijaja dhe Izeti vendosën të provonin, vendosën të eksploronin tregun vendas. Pas një eksperience pune tre vjeçare në Greqi ata kthehen me dije dhe dëshirë për të punuar. Nisur me një shumë modeste prej 1000 dollarësh ata arritën ndër vite të rrisin një biznes me vlerë investimi prej 650mijë eurosh. Kjo vlerë e arritur është një tregues i pastër i seriozitetit dhe besnikërisë ndaj klientit.

Element i rëndësishëm i këtij grupi është vizioni. Largpamësia në njohjen e tregut bën sot që pas 20 vitesh të krijohet NZI2. Kjo fabrikë u realizua nga ortakët Zija dhe Izet në bashkëpunim me bankat e vendit. NZI2 është e specializuar në produktet e djathit të cilat janë jo vetëm të një cilësie të lartë në shije por edhe të një cilësie shumë të lartë në higjienë.

Fabrika e re e NZI2 e ndërtuar pranë Rajonit të Policisë, Shkodër, është një fabrikë e cila plotëson standardet e kërkuara jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij.

E përbërë nga mjete të teknologjisë së lartë ajo ruan gjithashtu standarde edhe me stafin e saj të kualifikuar. Puna e palodhshme por edhe afatgjatë në NZI2 e ka kthyer këtë fabrikë në një shembull për biznesin vendas. Qumështi i grumbulluar kalon më parë në laborator , më pas ai çohet në linjën e pasterizimit dhe kështu vazhdon përpunimi i tij. Kontrollet e bërë nga ministria e cilësojnë atë të plotësuar dhe të kualifikuar. Ndërsa recetat vendase të bashkuara me punën e teknologëve më të mirë vendas dhe të huaj sjellin në treg produkte me shije dhe cilësi të mrekullueshme. Por asgjë s'mbaron këtu.

NZI2 synon të bashkëpunojë në ndërtimin e infrastrukturës përkatëse për krijimin e pikave të grumbullimit të qumështit. Këto pika grumbullimi me teknologjinë përkatëse lehtësojnë punën e fshatarit, dhe gjithashtu çfarë është shumë e rëndësishme rrisin sigurinë e produktit të parë, qumështit.

NZI2 synon të mbulojë 100% të tregut shqiptar me përparësi rrjetet e marketeve. por gjithashtu një nga planet afatgjata është hapja drejt tregut të huaj.

Krenaria e kësaj linje është ruajtja e cilësisë. Çdo produkt i NZI2-shit përbëhet nga qumështi i freskët i kullotave shqiptare duke mos u përzier me asnjë ruajtës. Çka e bën produktin shumë të shëndetshëm. Sepse NZI2 mendon bio, prodhon bio.

NZI2 me produktet e saj mbulon tregun nga Shkodra në Tiranë. Tre pikat e saj eksluzive ndodhen në qytetin e Shkodrës.

Location

Rate & Write Reviews